E hene, 04.03.2024, 01:52 AM (GMT)

Faleminderit

Bajram Çeliku: Kamerr Imer Bllaca (1869-1944)

E diele, 11.02.2024, 07:56 PM


GJURMË TË KAÇAKËVE KËRÇOVËS

KAMERR IMER BLLACA (1869-1944)

NGA BAJRAM ÇELIKU – BALI

Kamerr Imer Bllaca lindi në fshatin Jagoll të Kërçovës, fshat i cili gjendet në pjesën veriore të Kërçovës, dhe rrjedh nga një familje bujare dhe e dëgjuar për trimëri dhe patriotizëm. Kjo familje gjatë periudhave të ndryshme dha shumë trima, të cilët me armë në dorë luftuan, turkun, serbin, bullgarin e së fundëmi edhe hordhitë serbo - malazeze gjatë luftës së dytë botrore. Babai i tij Mexhit Bllaca, gjatë perandorisë osmane, disa herë me radhë kishte kap pushkën për të luftuar, padrejtësitë që i bëheshin popullit shqiptarë nga rexhimi turk. Se, ai na ishte një burrë i vërtetë e trim dahi, na dëshmojnë edhe këngët e thurura nga rapsodë të ndryshëm, këngë të cilat këndoheshin edhe nëpër konakë të burrave nëpër dasma. Një Ndër këto këngë të thurura për këtë trim sypatrembur nga fshati Jagoll, babain e  Kamerr Bllacës, është kënga të cilën do ta prezentojmë në tekstin e mëposhtëm me titull:

,,KËNGA E MEXHIT BLLACËS

Shkonte Mexhit Bllaca udhës –o tuj këndou,

Fjalë Kajmekomi – Mexhit -o, të ka çou,

More në konak -o, Mexhit -o të ka kërkou,

Me Qafalitë -o,Mexhit -o, me të pajtou.

Nuk pajtoj me hasmit -o, Kajmekom i rejë,

A, nuk më jep yzëm -o, me shkou në shtëpejë?

More yzëm ke Mexhit bre -o, destorë je,

Po munë ke ura –Mexhit -o, pusejë ke.

Munë ke ura në Llagë -o nër Popojanë,

Krisi manxerrja - besa more, bomë e bomë.

Çajë Sali Qafa -o, një burrë i zijë,

Sa mirë ka dijtë –o, me vou çatë pusejë,

Sa mirë pusejnë, trejmit more ja keni vou,

O në besë trimin -o, ma keni paltou.

More Ali Bllaca more vetë - e kishte pa me sy,

Se pushkë e pare -o,Mexhitit i ra në kry...

Pra, si që vërejmë në këngën e lartë përmendur, Qafalitë në fillim janë betuar se do të shtrinë dorën e pajtimit, me Mexhit Bllacën, por nuk ndejtën në fjalë, sepse i frigoheshin atij që të i dalin ballë për ballë, e ky rast u shërbeu mirë për ta eliminuar atë, t’ia marrin jetën nga pusia. Rrugën e tij burrërore e vazhdoi më vonë djali i tij Kaçaku i njohur i kësajë ane Kamerr Bllaca, një burrë azgan e trim dahi, të cilit nuk i trembej syri kurrë as nga turku, as nga serbi e bullgari, e as nga partizanët serbo-malazez të Titos...

Luftoi nëpër male të larta aty për rreth, duke i treguar turkut se familja Bllace, do të mbrojë trojet tona Etnike të banuara me shqiptarë, kurdo që të jetë nevoja. Askeri turk e kërkonte kudo, por Kaçaku i maleve nuk zihej dot, herë pas here duke sulmuar turkun, e duke ia shti frikën në bark, si që thuhet në popull. Trimi i Jagollit kërkohej kudo, e një ditë ai robërohet nga turqit dhe dërgohet në burgun e Manastirit, për të vuajtur dënimin. Një ditë prej ditësh djali i tij trimi mbi trima Imer Bllaca, vendos që të nxjerrë nga burgu i Manastirit babain e tij Kamerr Bllacën. Sëbashku me do trima nga Jagoll katuni niset në drejtim të burgut të Manastirit, i veshur si zapti turku dhe futet mbrenda në burg, dhe nxjerrë nga burgu babain e tij Kamerr Bllacën, duke e dërguar në shtëpi shëndoshë e mirë. Duke ditur mirë se, turku do të reagonte ashpër, së bashku me babain e tij dalin në mal, duke ushtruar jetën e kaçakut nëpër male të larta. Kjo ngjarje e rrëmbimit të Kamerr Bllacës nga burgu i Manastirit, nuk u la anash as nga rapsodi popullor, ku në një strofë të një kënge të titulluar ,,Trimat kërçovarë”, thuhet:

-Eu, bashkë me trimat dhe shokët e tij,

Imer Bllaca, në Manastir ka hy,

Nxorri nga burgu, babën e tij,

Me flamurin ,,Kuq e zi”.

Dhe, vazhdoi luftën për Liri...

Ndjekja e trimit nga Jagolli, më rrëfente gjyshi kishte vazhduar edhe në kohë të serbit, por kapja e tij ishte një mision i rëndë për çdo pushtues të huaj. Njëherë, më rrëfente gjyshi im i cili Kamerr Bllacën e ka pasur kushuri nga ana e gjyshit të tij kaçakut të njohur nga Cërvica emrin e të cilit e kishte trashëguar edhe vetë ai, Emin Çeliku, apo Emin Xhambaz – Kërçova, si që e njeh historia. Kasapi i Brodit, Mikajl Brodi, si që e ka pagëzuar populli, dërgon popin e fshatit, që të sillte Kamerr Bllacën në shtëpinë e tijë, me preteks që ta robëronte. Kamerr Bllaca shkon te shtëpia e popit, duke mos dyshuar në dredhinë e kurdisur nga Mikajl Brodi. Kur hyjnë mbrenda aty ishin mbledhur shumë komita, e në mes të tyre edhe Mikajli i Brodit. Kamerr Bllaca e heton kurthin e planifikuar për të, por nuk frigohet, e mendon sesi të shpëtojë nga kurthi. Papritur kasapi i Brodit kërkon nga ai që të këndojë një këngë, sepse atij i kishin thënë se Kamerr Bllaca këndon shumë bukur, dhe për momentin radhitej ndër këngëtarët më të mirë në rrethinën e Kërçovës. Trimi i Bllacës ruan qetësinë, dhe pranon që të këndojë një këngë. E falë eksperiencës si këngëtarë i mirë, thurë aty për aty tekstin e këngës në gjuhën maqedonase, dhe ia fillon këngës thurur vojvodës së Brodit, ku thuhet, se: kinse nëna e tijë e ka dërguar me dy shtëmba te kroi i fshatit të mbushi ujë e të ia sjelli nënës në shtëpi, dhe se shtëmbat e ujit na paskan qenë të qëndisura lara-lara. Vojvodësi bëhet shumë qejfi për këte këngë të bukur, dhe i jep leje Kamerr Bllacës që të këthehet shëndoshë e mirë në shtëpi, sepse për ndryshe kishte menduar që atë ditë të vriste trimin e shumë kërkuar, kaçakun e maleve, i cili ishte tmerr panik për çdo pushtues. Kështu pra, trimi sypatrembur nga Jagolli, vazhdoi rrugën e tij si kaçak e duke jetuar edhe shumë vite të tjera nëpër malet e Kërçovës për rreth, duke iu bashkuar herë çetës së Sadin Selmanit nga Zajazi, herë çetës të vëllezërve Kalosh e Lazam Dënit, herë me Osman Gjinin apo Arif Braçanin. Thuhet se vdiq në moshën 72 vjeqe, nga dita e vete si që thuhet në popull, e vepra e tij nuk u harrua kurrë nga popullata e Kërçovës, sepse ai e meritoi atë. E, na më në fund mund të themi: , I, qoftë toka e lehtë, atje ku prehet ai mes maleve!...

(E përcolli për publikim: Kalosh Çeliku, shkrimtar).



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora