Faleminderit
Bajram Çeliku: Selim Ibraim Braja (1807-1916)
E marte, 30.01.2024, 08:55 PM
GJURMË TË KAÇAKËVE KËRÇOVËS
SELIM
IBRAIM BRAJA (1807-1916)
NGA
BAJRAM ÇELIKU – BALI
Selim
Ibraim Braja, lindi në fshatin Kollarë të Kërçovës, në vitin 1807, në një
familje të njohur e trime të quajtur ,,Braje”. Kjo familje është një familje e
madhe, të cilën e hasim në fshatin Zajas dhe një pjesë tjetër e sajë e vendosur
edhe në fshatin Kollarë. Fshat, i vendlindjes të kaçakut të njohur Selim Braja,
për të cilin do të shkrujamë në këtë shkrim historik. Thuhet, se: familja
“Braje”, është një familje e vjetër, e cila me pushkë në dorë, luftoi turkun
për disa shekuj, e më vonë edhe pushtuesit serb e bullgarë, duke mbrojtur me
dinjitet Trojet Etnike Shqiptare, sa herë që ishte nevoja. Trimëritë e këtyre
burrave sypatrembur, që shkruan histori, u kënduan edhe nga rapsodë të
ndryshëm, nëpër oda të burrave e konakë të dasmave. Një nga këto këngë është
edhe kënga e Mefmet Begut (Brajës), ku tregohet për rezistencën e kësaj familje
kundër pushtetit turk në kohën e Sulltan Azizit. Në vazhdim po prezentojmë
tekstin e kësaj kënge:
KËNGA E MEFMET BEGUT (BRAJËS)
O, Mefmet Beg, o bre
Mefmet Beg,
O, të kërkonte ty more,
çajë dovlet,
O, të kërkonte ty more,
çajë dovlet,
Ta ka çou, or një Xhelal
Bege -o,
O Xhelal Begun -o, ta
kanë çou,
O, Rumelinë -o, me ja
tërmou,
O, Rumelinë -o, me ja
tërmou,
O, Sulltan Azizit -o, me
ja çou!
Sulltan Azizi, nji mret
i rejë,
O, nuk zihet Meçja -o
bre, me kobi…
O, nuk zihet Meçja -o
bre, me kobi,
O, ja çindroni –o, ju
bre Zajazli,
O, Selim Braja -o, i
hollë e i gjatë,
O, ka përmrapa bre, një
vilatë,
O, një vilatë -o, një
Meçe tjetër,
O, se nuk zihet, ai Meçe
Bege!
O, Mefmet Beg, o bre
Mefmet Beg,
Të treja kullat bre, t’i
kanë djeg,
O, thoshte Meçja bre,
unë rrofsha vetë!
O, të treja kullat -o,
do ti bojë opetë!
O, të treja kullat more,
do ti bojmë vetë,
O, se nuk ka ç’na bon
neve, more aj Baba Dovlet?...
Pra,
si që kuptojmë nga vetë kënga popullore, familja e Braje, nuk i frigohej as
Baba Dovletit të Stambollit, e jo të tjerëve. Njëri nga këto trima, rrëfente
gjyshi im, ishte edhe Selim Braja, një burrë trim e trup hollë e shtatë lartë.
Ky trim sypatrembur më rrëfente gjyshi, në vitin 1844, së bashku me shumë trima
tjerë nga Zajasi, i bashkohet Emin Çelikut, apo Emin Xhambazit - Kërçovës, si
që e njeh historia, në luftë kundër Reformave të Tanzimatit, të sjellura në
kohën e Sulltan Mexhitit, një mjekërr zi, sipas së cilës shqiptarët ishin të
detyruar, që të japin nga një, bir shtëpie në ushtrinë turke, në luftëra jashtë
kufinjëve Etnik shqiptarë, të cilët kishin mbushur moshën 18 vjeçare.
Kundër
kësajë Reforme rrëfente gjyshi u ngritën të gjithë shqiptarët kudo që jetonin
ato. Edhe, shqiptarët e Kërçovës në krye me Emin Çelikun, apo Emin Xhambazin -
Kërçovën si që e njeh historia dhe Selim Brajën, në shenjë revolte sulmuan
Kazermën e Kërçovës e cila ishte në duar të ushtrisë turke, e për një kohë të shkurtër
ajo ra në dorë të kryengritësve shqiptarë. Dy ushtarë turk lihen të lirë që të
shkojnë te Pashai i Manastirit, e t’i rrëfejnë atij se Kazerma e Kërçovës ka ra
në dorë të kryengritësve shqiptarë. Ky lajm i hidhur pasi i jepet pashait të
Manastirit, e ai ia përcjellë Sulltan Mexhitit, ky i fundit urdhëron Hajredin
Pashën, që me 5000, ushtarë të niset në drejtim të Kërçovës, e të vendosë
rendin si më parë. Me të dëgjuar shqiptarët e Kërçovës, se: Hajredin Pasha
është nisur drejtë Kërçovës, nën komandën e Emin Çelikut dhe Selim Brajës, me
500, trima i vënë pashës pusi në fshatin Sop, në jug-lindje të Kërçovës.
Ky
fshat sot nuk egziston më, sepse në vitin 1913, u dogj e u masakrua nga bandat
rrebele serbe, duke u rrafshua me tokën, e të rrallë mbetën ato që shpëtuan
kokën, duke u vendosur në Staroec ose Kërçovë. Emin Çeliku dhe Selim Braja,
rrëfente gjyshi, jo vetëm që kanë qenë trima, por kanë qenë edhe burra të
mençur. Pas marrjes së Kazermës turke, armët dhe municionin nga kazerma i
ç’vendosin në një vend tjetër me qëllim kur të kenë nevojë përsëri ta përdorin.
Në fshatin Sop, zhvillohet një luftë e rreptë, ku forcat shqiptare edhe pse në
numër shumë më të vogël, përgjysmojnë ushtrinë e Hajredin Pashës, por trimave
tanë u mbarojnë fishekët, dhe detyrohen që të tërhiqen nëpër male, e disa
shkojnë në Kërçovë, që të furnizohen me fishekë. Gjatë tërheqjes disa nga
trimat shqiptarë bijnë robër në dorë të turqëve. Pashai, duke menduar se i
mundi shqiptarët, me robëritë e zënë niset në drejtim të Manastirit dhe ndalet
për pushim në afërsi të Sopotnicës. Emin Çeliku dhe Selim Braja, pasi
furnizohen me fishekë, i vihen pas Hajredin Pashës, dhe në Sopotnicë e sulmojnë
me një sulm të furishëm, duke i shkaktuar pashës humbje të rëndë, e duke
shpëtuar ushtarët shqiptarë të zënë robër, e duke u këthyer shëndoshë e mirë te
familjet e tyre në Kërçovë.
Nuk
kalon shumë kohë, po në pranverën e vitit 1844, Dervish Cara nga Tetova, i çon
fjalë Emin Çelikut dhe Selim Brajës, që t’i bashkojnë forcat e të fillojnë me
çlirimin e trojeve shqiptare nga thundrrat e pushtetit turk, duke filluar nga
Shkupi, të cilin e çlirojnë pa patur problem, e për të vazhduar për Veles,
Prilep, Manastir e vise tjera të banuara me shqiptarë. Forca të mëdha turke në
krye me Hajredin Pashën dhe Mefmet Pashë Llatasin, një kroat i islamizuar, të
paisur edhe me topa, nisen kundër forcave shqiptare, duke u vendosur njëra
përballë tjetrës në Katllanovë dhe Grykën e Taorit, ku vepronte Emin Çeliku dhe
Selim Braja.
Trimat
e Kçrçovës si që shkruan edhe Aleksandar Matkoski gjatë tre netëve përderisa
ishin vendosur në afërsi të fshatit Taor, pa zbardhur dita sulmonin rreptë
shatorët e ushtarëve turq, duke u shkaktuar dame të konsiderueshme në njerëz, e
duke u tërhequr përsëri në pozicionet e më parshme pa humbje. Por, ndërhyjnë
edhe konzujtë e huaj për të ndaluar luftën, e krerët shqiptarë thirren në bisedime
ku zihen në pabesi nga turqit të cilët i zënë robër Dervish Carën dhe Emin
Çelikun. Dervish Carën pasi e zënë rob e dërgojnë në Stamboll në hapsëne ku
edhe vdes, e Emin Çeliku pasi e rrethojnë turqit vendos që të mos dorzohet i
gjallë, sepse e dinte se koka e tij ishte e kërkuar, që gjallë a vdekur t’i
dorëzohej Sulltanit. Në një luftë jo të barabartë i rrethuar nga të katër anët
trimi i Cërvicës, lufton si një dragua posi Skenderbeu, duke vrarë turqit për
rreth tij. Krismat e pushkëve i ndëgjon Selim Braja me shokë dhe jep
kushtrimin: ,,Me dorë burra - me dorë se na e vranë ,,Komandantin”! Dhe, me një
sulm rrëfeje si të shqiponjës që mbron folenë, sulen mbi forcat turke duke ua
shti frigën deri në koskë, e shpëtojnë komandantin e tyre, i cili gjatë asajë
përleshje kishte marrë disa plagë, të cilat i shëroi më vonë në Kosovë, e duke vazhduar luftën deri në
Cetinje të Malit të Zi.
Në
vjeshtën e vitit 1844, Emin Çeliku (Emin Xhambazi), dhe Selim Braja duke u
këthyer nga Cetinja dhe Kosova, ndihmojnë edhe Dibranët në luftë kundër
Hajredin Pashës, duke i dhënë atij grushtin më të fortë, që nuk e kishte pritur
kurrë Turqia nga shqiptarët e bashkuar. Më vonë trimat kërçovarë pasi vijnë në
trojet e tyre shpërndahen në grupe, ku Emin Çeliku ndalet në ,,Malet e Dibrës”,
posaqërisht në fshatin Rimnicë, të Rekës së epërme ku vepron së bashku me
Kaçakun, Halil Kosumi, apo i njohur si Halil Reka. Ndërsa, Selim Braja ndihmon
Baftir Shitovën, duke varur në litarë Gjorgje Sugare Vojvodën te Shadërvani në
Prilep, vojvodë i cili kishte kryer shumë terrorre mbi fshatrat e banuara me
popullsi shqiptare, kinse janë turke. Erdhën edhe ditë të vështira për Selim
Brajën, trimi i Kollarës mbushi mbi 100, vjet, ishte ky viti 1913, hyri Serbia,
e vriste burra, gra, pleq e fëmijë. E, trimi nuk mundej më të marri malin, e të
luftonte serbin. Dy djemtë e tij duke mos duruar flamurin serb në fshatin e
afërm Milincë, kullës së vojvodës Gavre, i vënë zjarrin, e prej shtëpisë kishin
nxjerrë dy nipërit e Gavres dhe bagëtinë. Kulla, u dogj me gjithë flamur.
Djemtë e Selim Brajës marrin malin, e trimi sypatrembur Selim Braja mbetet në
shtëpi me armët në dorë për Ditën e Nesërme.
Për
të fshehur vjehrrin, nuset e kishin mbuluar me disa batanie te ,,Hamamxhiku”
(banjo), vend ku bëhej banjë brenda shtëpisë, duke e pasë në dijeni se kasapi
Gavre, do të vinte për t’u hakmarrë ndaj familjes Braje. Nuk shkon shumë kohë e
Gavrja ia beh në shtëpinë e tyre, dhe pyet gratë se ku i keni burrat e
shtëpisë? E, gratë i tregojnë, se ato: kanë marrë malet. Po, Xha Selimi, ku
është ai? Po, edhe ai si duket ka marrë malin, i përgjigjen ato. Jo bërtet
Gavrja, kjo është e pamundur ia këthen ai, është plak mbi 100, vjetë e nuk
mundet më të ngjitet më maleve!
Papritur
e duke mos duruar plaku mbi 100 vjeqarë, hudh bataniet nga trupi dhe si një
dragua i bërtet Gavres: Ja, ku jamë, më vra se nuk të kamë frigë! Atëherë,
Gavrja i befasuar nga ajo që pa me sytë e tij, i këthehet Selim Brajës, Unë nuk
kam guximin me të vra ty, se: më thajnë duarët me gjithë krahë. Sepse, ti ke
rritur dy djem azgana të cilët i vunë zjarrin shtëpisë sime, duke djegur edhe
flamujtë e serbit, por më lanë gjallë dy nipërit e mijë, më lanë gjallë edhe
bagëtinë që ndodhej në Ahër (burg të kafshëve). Jo, nuk mund të të bëj ty dëme,
dhe e lëshon shtëpinë e Selim Brajës…
(E përcolli për publikim: Kalosh Çeliku, shkrimtar).