| E hene, 22.04.2024, 07:55 PM |
Kur malli për atdhe bëhet shpirt i artit të shkrimtares mërgimtare
Nga
Hasan Hasanramaj
Shkrimtarja,
intelektualja dhe aktivistja mërgimtare Miradije Gashi, është shpirti në diasporë dh trojet e tjera
shqiptare, është një dritë e cila në
errësirën e kaosit, përpiqet që t’i shndrisë gjërat jetësore deri në atë masë,
duke na lënë që t’i përjetojmë secili në mënyrën e vet, në përpjekjet për të
gjete të përbashkëtën dhe të veçantën e realitetit jetësor - një realitet qe
arrin të krijojë ajo, gjithnjë e frymëzuar nga realiteti jetësor, që e ka
përjetuar ose e ka soditur, herë si dëshirë, herë si fat, pse jo edhe si
imponim, në kohën që ka pas fatin të jetojë. I gjithë ky preokupim, i
determinuar nga faktorë të ndryshëm, që janë jashtë poetes njeri, ka bërë që ky
preokupim dhe synim i saj mbetet,
shpresë, që të merr përdore e të shëtitë fushave të optimizmit, duke të mos
lënë ta kujtosh mashtrimin që mund të falë dhe të bënë të lumtur herë të
rrëqethëse, kur e krahason atë që ke ëndërruar me atë që e ndeshë menjëherë pas
ëndrrës. E vërteta e kësaj poete e cila
jeton në mërgim e cila me sinqeritetin me intrigën, bujaria me koprracinë,
solidariteti me braktisjen deri në harrim, dashuria me armiqësinë. Kjo poete e vyeshëm është e vetëdijshme se vetëm duke u sfiduar
me jetën, ndërtohet jeta, vetëm duke u përballë me valët e jetës, u shpëton
vërshimeve dhe stuhive të saj, ndaj kudo që ndodhet për çka ndihet krenare, kur
në vendlindje festohen fitoret. Në të dyja rastet është bijë e atdheut, që me
dije dhe djersë mundohet t’ia mbyllë plagët, që të ndihet më e qetë dhe të dalë
më fitimtare. Ndaj, edhe në migrim, ka
përjetuar rëndë dramën e të huajt, ajo nuk i nënshtrohet luksit të huaj, por
është shqiponjë që gjithnjë fluturon lartë e më lartë, vetëm e vetëm për të
arritur në qiellin e vetë, vetëm aty ku ndihet vërtetë shqiponjë.
Bija e atdheut, që me
dije dhe djersë mbylli plagët për çka ndihet më e qetë e fitimtare
Edukatorja,
aktivistja dhe shkrimtarja Miradija Gashi lindur në komunën e Drenasit në kohen
e paraluftës kur fryfshin furtuna e
pushtimit ajo bashkë me shumë koleg u vuan në shenjtër të sundimtareve
serbë, duke u larguan nga veprimtaria edukativo-arsimore. Kjo punëtore dhe
aktiviste e vyeshme ishte anëtare e kryesisë së Lidhjes së arsimtareve dhe
Forumit të Intelektualeve të Kosovës. Këtë aktiviste forcat policore serbe disa
herë u mor në pyetje dhe si e tillë u burgos dhe u keq trajtua rëndë për çka
gjatë vitit 1994 u detyrua të emigroi dhe të vazhdoi veprimtari arsimore dhe
letrare në Shtutgard të Gjermani ku krahas veprimtarisë arsimore u dallua edhe në fushën e veprimtarisë letrare.
Koj
shkrimtare e vyeshme në vitet e kaluara
e bëni përurimi i veprës letrare
me titullin “Jam gur i atdheut”. Ku publikoi dhe trupëzoi tema, ide, personazhe
dhe fragmente jete me gjuhën e zgjedhur të artit letrar, duke krijuar renesanca
ndjenjash dhe mendime. Që nga titulli i librit “Jam gur i vendit tim” poetja
nuk i nënshtrohet një veprimi mekanik dhe as të dhunshëm, nuk i nënshtrohet as
modës dhe intencës, nuk i nënshtrohet as ngurtësisë dhe këmbëngulësisë.
Në
radhë të parë, përtej strukturës tematike, poetja motivoje kronologjinë e ndarjes të këtyre poezive në
katër tërësi të cilat vinë si strukturë e brendshme e poezive. Në këtë libër të
botuar ka edhe poezi që e kanë të njëjtin titull ku autorja e librit i ka
renditur vetëm me numër njërën pas tjetrës, gjë që lënë me kuptohet se ato mund të jenë shkruar në kohën e situatave
të ndryshme. Në pozitë e saja Miradije Gashi e transmeton gjendjen
psike-sociale, emotive, dhe artistike që
korrespondonte. Poezitë e kësaj poete të vyeshme në plan të ndërtimit kanë
pikërisht fjalën, mjetin bazë të ndërtimit të lirikës, sikundër edhe personalitete
të cilat kanë hise në ndërtimin e jetës e sidomos të lirisë si koncept
universal, po aq sa edhe kombëtar. Në këtë pjesoren e gjejmë edhe skalitjeje të figurave historike, artistik e
heroike, të Sali Çekajt, Naim Frashrit dhe vëllezërve Gërvalla.
Bashkë banueset e kësaj
poete të vyeshme janë ëndrrat, kujtimet, mallëngjimet- kastë e së cilës i
përket edhe vet autorja
Në
tërësi libri i Miradijes i na kujton
lirikat e njëmendta të saja të cilat
janë një krijim subjektiv që edhe kur përballet me trupin e saj është
një substancë fiktive. Bashkë banueset e kësaj biocenoze poetike janë ëndrrat,
kujtimet, mallëngjimet, kastë shoqërore së cilës i përkasin vet autores Miradije Gashi. Në pjesën e fundit,
Buzëqeshjet mbillen në zemër të cilave pavarësisht nuk i mungon as antonimi
ironik, përballjet antinomie e mirë- e keqe, engjëll- djalli e të tjera,
autorja me besnikërinë më të madhe në veprat e saja me konsekuencën e
fisnikërisë e artit duke u mbështetur në konceptin estetik te formës, lashtësia
e reflekton edhe nuanca të përmbajtës, thelbit dhe esenca. Së këndejmi ajo
buzëqeshjen e çiltër e sheh si një lule me rrënjë në zemër.
Për poeten Miradije
Gashit mund të thuhet shumëçka, për gjuhën dhe stilin e saj, për kulturën,
artit letra, për jetën- përvojën
Andaj
vargjet e përmbledhjes “ Jam gur i Atdheut”një tufë poezish, që erdhi në duart
lexuesit në diasporë dhe Kosovë e vende të tjera si dhuratë e një angazhimi të
vazhdueshëm e cila flet me gjuhën e kuptueshme të poetes për preokupimet e
saja, për interesimin në qasjen e temave me synim vrojtues më shumë se
poetike. Ndjeshmëria, si temë dhe si motiv, tek poezia e Miradije
Gashit është çelësi i frymëzimit dhe motivimit që shpërehet nga çasti në çast,
për të shtjelluar temën bosht, që në të
shumtën e rasteve vjen prej situatave,
zhvillimeve a ndodhive të befasishme gjithandej vargjet e saja, me shumë tema të ndryshëm me plot
shqetësime, si forcë e kundërvënies ndaj veseve të këqija, pasigurisë në ecjen
tutje të ndryshimeve pozitive dhe shpresës së ndrydhur për sa vite, me mbajtjen
peng të fjalës së premtuar. Imazhi i këtillë i kohës që po jetojmë, edhe si
frymëzim poetik, si shprehje revolte e
krijueses, ngre zërin e saj kundër asaj që nuk përket realitetit kohor dhe
besimin të krijuar në një situatë paksa të nderë, duke thyer njëherë mirë
barrikadat e heshtjes se saj prej vitesh.
Natyrisht,
për poeten Miradije Gashit mund të thuhet edhe shumëçka, për gjuhën dhe stilin
e saj, për kulturën dhe njohuritë e artit letrar, për jetën- përvojën dhe
dimensionet e saja. Për MIradije Gashin e rëndësishmja qendrorë në faktin
së edukatorja, aktivistja dhe poetja e
mirënjohur në fushën e artit letrar nuk
bënë rolin e edukatores e të pedagoges, as të atdhetares dhe intelektuales në
mërgim, as të femrës militante feministë, çfarë në të vërtetë në të gjitha ka
hise, por para së gjithash dëshmon talentin e saj dhe pjekurin prej artisteje
në lëmin e artit poetik. Kjo autore e vyeshme për të ardhme ka të gatshme për
botim edhe dorëshkrime të tjera.
Mësuesja Miradije me nxënësit e saj gjatë aktiviteteve të lira
Pamja nga salla e Bibliotekës kombëtare
në Prishtinë gjatë promovimeve të botimeve tona letrare