Mendime
Aurel Dasareti: Bashkohuni me protestën e 20 Shkurtit
E enjte, 15.02.2024, 07:57 PM
Shqipëri, mafia të rrëzoi, ngrihu përsëri!
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
O shqiptar! Duhet të ngrihesh
sërish në këmbë. Mos u dorëzo kurrë! Luftoni sa mundeni. Jeta është plot me
mundësi të panumërta. Kini besim tek vetja...
Shkatërruesi
i Shqipërisë përdorën propagandën për maskim. Propaganda është një formë
efektive e komunikimit që përdoret për të promovuar agjendat e fshehura.
***
Çdo shqiptari normal i vjen për te vjellë kur dëgjon
manipulimin (gënjeshtrën) e radhës të shkatërruesit më të fëlliqtë të
Shqipërisë dhe Kombit shqiptar të të gjitha kohërave, barbarit cincar Edvin
Kristaq Ramës, i njohur më mirë si shoku i dhomës (bashkëjetuesja) e çetnikut serb
Aleksandër Vuçiç. Pra, kjo krijesë e pistë, që edhe përmes “Ballkanit të Hapur” po përpiqet me çdo kusht t’ia japë Serbisë
gjithë Kosovën, në pak sekonda është bërë “mbrojtësi” më i madh i saj në rast
se Serbia sulmon:
“Shqipëria qëndron
pranë Kosovës nëse do të përdoren armët.”- thotë
manipuluesi.
Ky gangster dhe psikopat i rrezikshëm antishqiptar,
mendon se ju ushqeheni me bar, prandaj përpiqet t`ju mashtron me “teknikat e dominimit”, thënë më
mirë, me shprehje dhe sjellje që përdoren për të treguar fuqi. Gangsteri
shkatërroi Shqipërinë (Papunësia. Varfëria e skajshme. Humbja e shpresës. Ikja
masive e rinisë në Perëndim) dhe bën sikur “shpëton” Kosovën.
Njerëzit që përdorin teknika dominuese duan të theksojnë
veten në kurriz të të tjerëve dhe mund të përdorin metoda të ndryshme
komunikimi për ta bërë personin tjetër të ndihet inferior ose budalla.
Ramoviq po
bën luftë psikologjike kundër shqiptarëve, për të shpëtuar prapanicën.
Lufta psikologjike ekziston edhe në jetën e përditshme. Për shembull, kur
të varfrit fajësohen për varfërinë e tyre ose të papunët për papunësinë e tyre.
Në këto kohë, kumbon në sfond një mesazh autoritar, i cili synon të mbysë çdo protestë
të mundshme nga ata që janë në këto situata pafuqie.
***
Kur sheh një
burrec të moshuar dhe absolutisht të paturpshëm që sillet krejtësisht lakuriq
(nudist) në plazhe publike, si mund ta adhurosh dhe të besosh në çdo bajgë që
ai nxjerr nga goja për t'ju mashtruar?!
A i besoni këtij mafiozi antishqiptar që i grabitën dhe i
shet edhe “Zonat e Mbrojtura” të
shtetit amë, pasuritë përrallore, historinë mijëvjeçare të popullit më të
lashtë në Evropë, atij pellazg-ilir shqiptar, si që është bukuria më fantastike
e rruzullit tokësor Butrinti?
PS: Unë
personalisht kam udhëtuar “në të gjithë botën”, por kur në jetën time 47
vjeçare nuk kam parë diçka më fantastike, fenomenale se Butrintin. Unë kam qenë
disa herë në Butrint me familjen time. Mrekullia që nuk
përshkruhet me fjalë, për t'u kuptuar duhet përjetuar.
Por edhe sikur të ishte ashtu siç llomotitën
kryekrimineli i Shqipërisë, ku ka armë Shqipëria?! Ajo as që mund ta mbrojë
veten. Të gjitha armët janë vjedhur, shkatërruar dhe shitur të gjitha pjesët
metalike për skrap.
***
Shqiptarë! Plehrat duhet të pastrohen. Krimineli kryesor duhet
hedhur sa më parë në koshin e plehrave.
Bashkohuni me
protestën e 20 Shkurtit.
Nuk bëhet fjalë aspak për Sali Berishën apo PD-në, por
për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë.
Një betejë e
përbashkët, për jetë a vdekje. Atdhetarët
e vërtetë, secili me mundësitë e veta, duhet të veprojnë bashkarish, mos
lejojnë banditin të shes Shqipërinë, nuk ia ka pjellë nëna.
Lërini djajtë të digjen në ferr!
Ti u RRËZOVE, do NGRIHESH përsëri, o faqe grisura e
shenjta SHQIPËRI!