Mendime
Ndue Dedaj: Rahovec, te ''Troja'' e pijeve shqiptare
E merkure, 14.02.2024, 07:55 PM
RAHOVEC,
TE… “TROJA” E PIJEVE SHQIPTARE
Nga
Ndue Dedaj
Rahoveci
është “kryeqyteti” i vreshtarisë së Kosovës, me një traditë të lashtë, katër
mijë vjeçare. Kemi qenë dhe më parë këtu për të shkruar, por sot ishim nisur
posaçërisht te Distellery “Troja”, me aq emër në prodhimin e pijeve alkolike të
traditës shqiptare.
“Troja”
i përket familjes Kërçagu, ardhur nga fisi Kelmendi para katërqind vjetësh. Aty
takuam të zotin e shtëpisë Ibrahimin, 75-vjeçar, babai i gjashtë djemve, si dhe
njërin prej tyre, Dritanin, që është dhe mendja krijuese e inovative i pijeve
të reja alkolike, njëherësh dhe krijues letrar, autor i dy librave në poezi e
prozë.
Teksa
provojmë pijet e rralla alkolike, ulur në dhomën pritëse të kantinës
artizanale, njihemi me verën e kuqe, rakinë e rrushit, ftoit, arrës, dardhës së
egër, kumbullës, thanës etj. Të bën përshtypje ruajtja e shijes së frutave me
të cilat janë prodhuar pijet dhe ky është “sekreti” familjar i tyre. Lidhur me këtë në katalogun “Troja
distillery”, thuhet: “Tradita e familjes sonë për fermentim dhe distilim
shquhet për teknikën e saj të veçantë të prodhimit artizanal, e cila kishte
zënë fill shtatë gjenerata më parë. Recetat tona të prodhimit të rakisë nga
frutat organike janë përmirësuar dhe pasuruar ndër vite, për t’u bërë
lehtësisht të dallueshme nga të tjerat, përmes shijes së saj natyrale etj.”
Autoktonia
vërehet në gjithë prodhimtarinë e markës “Troja”, ku jo rastësisht disa nga
pijet kryesore të saj janë dizenjuar me emrin: “Lekë Dukagjini”, “Papa Albani”,
“Gjergj Fishta”, “Sulltanija”, “Antika”, “Kërçag” etj.
Është
interesant përshkrimi me detaje i secilës lloj rakie apo i verës Vranac, që
shquhen për cilësinë, vjetërsinë, ekzotikën e të tjera veçanësi të bodrumit
“Troja”.
Ndue Dedaj
- 14 shkurt 2014 -