Mendime
Asllan Dibrani; Vlora Çitaku dhe Driton Selmanaj zhvlerësojnë Albin Kurtin në OKB!
E marte, 13.02.2024, 07:50 PM
Vlora Çitaku dhe Driton Selmanaj zhvlerësojnë Albin Kurtin në OKB!
Shkruan
Asllan Dibrani
Në
mbledhjen në OKB, të thirrur nga Serbia, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,
mbrojti vendimin e BQK-së, që parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për
pagesa – duke ndaluar përdorimin e dinarit. Ishte kryeministri i Kosovës Albin
Kurti ai që e përfaqësoi Kosovën dhe u përball me presidentin serb Aleksandar
Vuciq në këtë mbledhje.
Kryeministri
i ynë
e mbrojti Kosovën më së miri nga të gjitha kohërat. Albini e la botën pa
fjale. Pati paraqitje thjeshtë brilante, me argumente bindëse,mbresëlënëse dhe
të mrekullueshme.
OKB-ja tryeza e Kombeve të Bashkuara mblodhi miqtë dhe armiqtë e shqiptareve mbrëmë në
selinë e vet dhe u munduan qe ta epin opinionin e vet për situatën politike dhe po edhe lidhur me heqjen
e valutës serbe. Diskutimi i zotit Albin Kurti shkëlqeu dhe
i rrezoj tezat sharllotane të Serbisë me propagandën e saj shekullore.
Në
Kosovë pati zëra qe e kundërshtuan zotin
Kurti e ma te zëshmit ishin dy
protagonist politik njëra, deputete i
PDK-se zonja Vlora
Çitaku dhe tjetri deputeti i
LDK-së Driton Selmanaj , bile ky i fundit e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, më
rastin e vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb. Me tutje ai
thekson duke kritikuar qasjen e kryeministrit duke shtuar aithekson:
“
Kurti në raport me parterët ndërkombëtar, duke thënë se ata kanë humbur besimin
ndaj Kosovës!. Selmanaj ka thënë se qasje të tillë ndaj këtyre vendeve kanë
vetëm shtetet jodemokratike. „Logjika që po tenton të instalohet në Kosovë
është anti-demokratike. Diskurs të tillë kundër ShBA-ve kanë Bjellorusia,
Venezuela, Kuba”, tha Selmanaj nder te tjera”.
Po
edhe zonja Vlora Çitaku
e kritikoj Kurtin citojmë vetëm
një fraze të sajë „Sa më pak që të
flitet në KSOKB për ne, aq më mirë”.
Deklarata shumë skandaloze nga te dy
këta politikaj me
një qëndrim shumë
primitiv dhe te pa kurrfarë logjike ,por mund të quhen edhe
deklarata skandaloze.
Si
është e mundur qe këta politikaj t’i dalin në krah Serbisë në këto
çaste dramatike për
Kosovën?!. Si te Krahasohet zoti Kurti me
shtet armike qe u prononcuan mbrëmë
kundër Kosovës, apo si të na
bind zonja Vlora
Çitakut me sllogani „Sa më pak që
të flitet në KSOKB për ne, aq më mirë“.
.Kjo domethënieje e Vlorës ka
kuptimin krejt te ndryshëm
dhe e them se “Sa më shumë që flitet për Kosovën në OKB, aq
më shumë shohin ndërkombëtarët realitetin
ne Kosovë”. A nuk u
ngopen politikajt e Kosovës
qe kurrë një fjale s’ka pas kush me
na mbrojt asnjëherë deri sa
doli Albin Kurti me njëmijë e një qind argumente e deklasoj
propagandën serbo-sllave mbrëmë para botes. Le tu vij turp
ju opozitar qe mendoni si Vlora Çitaku dhe Driton Selmanaj!!!.