E merkure, 11.12.2024, 03:42 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Nuk digjet jorgani për një plesht!

E merkure, 07.02.2024, 07:54 PM


Nuk digjet jorgani për një plesht!

Shkruan: Florim Zeqa

Në situatën e ndërlikuar ndërkombëtare kërkohet pjekuri politike dhe maturi në marrjen e vendimeve politike në ruajtjen e miqësisë me aleatët strategjik dhe të zgjerimit të aleancave edhe me shtetet e tjera anë e kënd botës. Assesi nuk guxojmë t’i humbim miqtë e e fituar me pjekuri politike dhe mirëbesim reciprok.

Kapja pas gjërave të vogla nuk e ndihmon shtetin e Kosovës

“Nuk digjet jorgani për një plesht” (popullore)! Qeveria e Kosovës, nuk duhet të tregohet kryeneqe në kundërshtimin e kërkesave të ndërkombëtarëve duke u thirrur në të drejtën ligjore për largimin e “Dinarit” serb në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, edhe pse ka të drejt, nuk duhet të këmbëngul në kundërshtimin e rekomandimeve të ndërkombëtare. Çështja e “Dinarit” është krejtësisht teknike dhe ndikon fare pak ose hiq në aspektin monetar në Kosovë!

Ngritja e çështjes së “Dinarit” pa asnjë nevojë të kujton çështjen e targave, nga e cila Kosova, jo vetëm që nuk fitojë asgjë, përfundojë nën sankcione ndërkombëtare, duke humbur me qindramiliona euro e dollarë amerikan, ndihma të parapara për projekte zhvillimore në Kosovë.

Zhvillimet e gjithmbarshme ndërkombëtare nuk janë duke shkuar në favorin e Kosovës, andaj Qeveria e Kosovës duhet të tregohet e përgjegjshme ndaj kërkesave të miqve ndërkombëtar dhe të jetë e kujdeshme në veprimet e saja politike për të mbrojtur interesin e përgjithshëm, duke mos e rrezikuar shtetin për asgjë!

“Luani” i vogël përballë dinosaurëve

Përderisa Ambasadorët e vendeve të Quintit në Prishtinë, po kërkojnë me ngulm që vendimi i BQK-së për ndaljen e qarkullimit të dinarit serb të shtyhet, kryeministri Albin Kurti po e luan lojën e “Luanit” duke harruar se është i rrethuar me përbindësha të mëdhenj, të cilët mund ta gëlltitin brenda natës tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti duke u thirrur në institucione të pavarura (BQK), me ose pa vetëdije është duke e rrezikuar stabilitetin rajonal dhe atë vendor në veçanti!

Vërtetë do të ishte mrekulli sikur të kishim institucione të pavarura nga politika siq pretendon Kurti për BQK-në, por është një e vërtetë e hidhur se asnjë institucion publik në vendin tonë nuk funksionon në mënyrë të pavarur nga politika dhe parapolitika!

Albin Kurti gabon nëse mendon se mund t’i mashtron ndërkombëtarët siq i mashtron çdo ditë dhe në vjimësi qytetarët e Kosovës. Për këtë arsye, kryeministri i vendit tonë duhet të heqë dorë nga loja më fjalë, kinse “institucionet janë të pavarura", por ta shtyjë vendimin e heqjes së “Dinarit”, ashtu siç po i kërkojnë shtetet e Quintit dhe SHBA në veçanti.

Ngutia që ngritë dilema të mëdha!

Pse gjithë kjo nguti e Kurtit për “Dinarin” serb, kur ai me dekada qarkullon në tregun e Kosovës dhe përtej kësaj, pasi janë edhe të gjitha mallrat serbe që qarkullojnë në tregun e Kosovës!

Vërtetë mbetet enigmë e madhe ngutia e Kurtit (sikurse për Targat), se a e ka njëmend për të mirë apo, mos vallë po dëshiron ta “djegë jorganin (Kosovën) për një plesht (dinarë të lodht në tregun e Kosovës!

Dinari serb, qarkullon në tregun e Kosovës me dekada, dhe çka është kjo nguti për Qeverinë e Kosovës,kur ka shumë çështje tjera më urgjente, më të mençura, dhe më interes madhor për vendin, siq është Vettingu në “Sistemin e kapur të drejtësisë.

Shtrohet pyetja hipotetike, në rast që shpërthen një luftë e re në rajonin e Ballkanit, si do të veprojë Albin Kurti pa aleancën më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-n dhe pa aleatët strategjik SHBA-të dhe pa shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian!?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kalosh Çeliku: Pjellat e djeshme nuk kanë ditë të nesërme Hoxha i nderuar Irfan Salihu: Dielli, kllup... si një kokërr qymyri shkon poshtë në ferr! Kalosh Çeliku: Po vijnë burrat e ''hyqymetit'' Nikoleta Kovaçi: Djalli që do të bahet shenjt… Hoxha i nderuar Omer Bajrami: Martesa me vajzën e mixhës, dajës dhe hallës është hallall! Asllan Dibrani: Drejtësia e Kosovës me dënimin e vogël të Pal Lekajt nxit kriminalitetin në Kosovë! Florim Zeqa: Pavarësia e Kosovës, e arritura më e madhe e shekullit! Belisar Jezerci: Ja pse e braktisa religjionin islam Klajd Kapinova: Bota e Biden-ëve, është një vend i neveritshëm të cilin e tregon Laptop from Hell Aurel Dasareti: Në Evropën “demokratike” korrektësia politike është bërë më e rëndësishme se faktet historike Kalosh Çeliku: Asgjë të re në politikë Idriz Zeqiraj: Pse fshihet e vërteta për "Zajednicën" dhe zhvatjen e tokës nga Manastiri?! Florim Zeqa: Maqedonia as me Talat Xhaferin nuk do të flas shqip! Aurel Dasareti: Ne që shitëm vendin Skender Jashari: Pushtimi prej Perandorisë Arabe të territorit Izraelit të Palestinës Kalosh Çeliku: Xhadika Agron Tufa: Retrospektivë mbi dyfytyrësinë e Edi Ramës Kastriot Dervishi: Spiuni i birucave, burgjeve dhe kampeve Zekerija Idrizi: O shqiptarë, të heqim dorë nga fanatizmi, radikalizmi dhe fundamentalizmi islamik Hysen Ibrahimi: Talat Xhaferi, Kryeministri i parë shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora