Mendime
Agron Tufa: Retrospektivë mbi dyfytyrësinë e Edi Ramës
E marte, 30.01.2024, 08:54 PM
RETROSPEKTIVË MBI DYFYTYRËSNË E EDI RAMËS
Nga
Agron Tufa
Pyes
veten nëse e ka pasur megjithmend ish-bojaxhiu pikëpamjen e degradimit të LANÇ
të partizanëve në një luftë të brendshme civile, apo mendimet e shkruara prej
tij me 1991 kanë qenë pjesë e demagogjisë politike për të krijuar një forcë
radikale antikomuniste, me të cilën do të vinte në pushtet? Në kundërthënie të
plotë me mendimet e tij të mëvonshme për "rrreshtimin në anën e duhur të
historisë", ai më kërcënonte nga Varrezat e Dëshmorëve me 5 maj 2019:
“Çfarë
erdhi pas ka qenë objekt i punës së atij Instituti dhe i takon Kuvendit të
Shqipërisë të bëjë të gjitha vlerësimet e nevojshme në raport me ligjin apo
shkeljen e ligjit, në raport me dobinë apo dëmin e shkaktuar nga një institut i
tillë,” tha Edi Rama duke i dhënë fund hamendësimeve se ç’pat Spartak Braho që
sulmoi Institutin dhe Tufën, dhe më pas u vërsulën një bandë e tërë komunistësh
për të përdhosur punën e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe
titullarit të tij, Agron Tufa, duke e akuzuar atë për “nxirje të luftës”.
Më
konkretisht, krahasojini mendimet e
sotme të Kryeministrit të
gjithpushtetshëm me ato të kohës kur ai ishte thjesht një bojaxhi:
Duhet
pranuar më në fund, hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një Iuftë
të përgjakshrne civile, njëkohesisht duhet shuar çdo ndjenjë revanshi prej
ngadhnjimtari ose të munduri. Prandaj,
nuk
sjell ndonje fryt të madh pajtimi midis Partise Demokratike me atë Socialiste
ose Ekologjike, por në radhën të parë pajtimi midis ish-pallve pjesëmarrëse në
Luftën Civile (dbe trashëgimive te tyre), shkaktare e sl cilës ishte Partia
Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugoallavë.
Histeria
e Iuftes për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e
pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi politik i çdo Iëvizje kornuniste, është
shkaku i vetëm që ajo luftë e nisur kundër okupatorit degjeneroi ne Iuftë
civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që
zbulon
edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar.
Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh,
kur nuk janë zgjidhur probleme kardinale si: Lufta Civile, terrori ndaj
inteligjencies e ndaj klerit menjëherë pas Iuftës dhe në faza të mëvonshme,
terrori ndaj rezistences së organizuar antikomuniste deri në periudhën 195-53,
qëndrimi
ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokurnentacionit për këto nyje të
rëndesishme të historisë sonë do t'i
kthente
Shqipërisë figurat e dernokratëve, do të kthente në jetën norrnale njerëzit e
ndershëm dhe do t'u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë Atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë
zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për dernokraci.
Shifrat
e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e
Shqiperisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Europës, prandaj
edhe më e pamundur është harresa tek ne. Është, pikërisht
ndrydhja
e kujtesës kombëtare, siç e takojmë çdo ditë në shtypin zyrtar, ajo që na bën
të mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do të na mbajë tëngozhduar në
rrethin e saj vicioz për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik.
Edi Rama fq. 180 -181
"Refleksione", Botimet Albania, Tiranë 1991
https://pafrike.al/nxirja-e-luftes-certifikon-lincimin.../