Mendime
Eshref Ymeri: Vajza trimëresha ukrainase në frontin e luftës
E merkure, 24.01.2024, 08:56 PM
Ruslana Danilkina
Vajza
trimëresha ukrainase në frontin e luftës
Nga Prof. Dr. Eshref
Ymeri
Sulmi i ushtrisë
fashiste ruse kundër Ukrainës më 24
shkurt 2022, vuri në provë kodin e unitetit dhe të vendosmërisë së mbarë
popullit të këtij vendi, për të përballuar stuhinë agresive të shovizmit
rusomadh.
Gazetari i shquar
ukrainas Dmitri Gordon (1967), pas atij sulmi të 24 shkurtit, pati deklaruar:
“Ne duhet t’i jemi
“mirënjohës” Putinit se ai e forcoi unitetin e popullit ukrainas si kurrë ndonjëherë
në historinë e vet”.
Dhe me të vërtetë.
Mbarë populli u ngrit më këmbë dhe rroku armët, në mbështetje të Forcave të
Armatosura të Ukrainës. Lufta guerile, me tradita të kahershme e këtij populli,
në të cilën u përfshin edhe gra dhe vajza trimëresha, mori përmasa të gjera.
Këtu po ndalemi në dy raste.
Trimëresha
18-vjeçare, Rusllana Danilkina, nga qyteti i Odesës, më shumë se një muaj pas
agresionit fashist rus të 24 shkurtit, mori vendim të prerë për të shkuar në
frontin e luftimeve. Para kësaj date, ajo pati punuar si kameriere. Ajo
ëndërronte të vazhdonte studimet në universitet, t’i përfundonte ato dhe të
bënte një jetë të thjeshtë dhe të lumtur. Por pas fillimit të atij agresioni,
ajo u nis drejt frontit në qarkun e Hersonit dhe mori armën në dorë për të
mbrojtur atdheun. Këtë vajzë trimëreshë e pati frymëzuar edhe shembulli i të dy
prindërve të saj. Që prej vitit 2015, ata shërbenin në Dombas, por pas sulmit
të 24 shkurtit, ata, vullnetarisht, u nisën për në front. Rusllana u nis pas tyre
në muajin prill. Në fillim asaj i patën ngarkuar si detyrë të merrej me
dokumente në Zaporozhie, por ajo dëshironte të ishte sa më afër frontit. Duke pasur
parasysh moshën e saj shumë të re, asaj ia patën refuzuar kërkesën për të
shkuar në front, megjithatë, nisur nga këmbëngulja e saj, iu ngarkua detyra e
operatores-ndërlidhëse.
Më 10 shkurt 2023, Rusllana
dhe disa bashkëluftëtarë të saj, hipur në një makinë ushtarake, ishin duke
kryer një detyrë luftarake në qarkun e Hersonit. Papritur, fashistët rusë
filluan gjuajtjet me artileri. Një copë predhe goditi ndenjësen ku ishte ulur
Rusllana dhe i preu këmbën e majtë te gjuri e poshtë. Jetën ia shpëtoi
rastësia: pranë makinës së tyre po kalonin specialistët e shërbimit sanitar.
Pikërisht ata i dhanë ndihmën e parë, duke e shpëtuar nga vdekja e sigurt për
shkak të rrjedhjes së gjakut. Mandej Rusllanën e përcollën për në spitalin
e qyteti më të afërt. Atje, pasi e
mjekuan, e nisën menjëherë për në Odesë.
Nga e gjithë
Ukraina e merrnin në telefon pa pushim. Qytetarët i afruan ndihmë financiare
për blerjen e një proteze të fjalës së fundit në Gjermani. Proteza erdhi dhe
mjekët ia vendosën me shumë kujdes, duke e çliruar nga patericat përgjithmonë.
Pavarësishtë nga
të gjitha provat që kaloi, Rusllana ka dëshirë ta motivojë veten për të gjithë
ata bashkatdhetarë që kanë pësuar dëmtime të rënda nga lufta, në mënyrë që ata
të mos e humbasin besimin te jeta. Ajo thotë:
“Kam
dëshirë t’u tregoj njerëzve, se gjithçka është e mundur, prandaj nuk duhet të
rrinë e të fshihen. Në qoftë se ju ka ndodhur diçka, po, kjo është e tmerrshme,
kjo ta plagos shpirtin, por jeta vazhdon, ajo duhet jetuar” (Citohet sipas:
Marina Barba: “Nuk kam njërën këmbë, por kam ëndrrat”. Faqja e
internetit “DW”. 09 prill 2023).
***
Në Krimenë e
okupuar përkohësisht, dy vajza të reja, njëra 22, kurse tjetra 25 vjeçe, pjesëtare
të njësiteve guerile ukrainase, patën organizuar një diversion të tillë, i cili
ngjason me subjektet e filmave hollivudianë me aksione luftarake. Ato patën
helmuar për vdekje më shumë se 40 ushtarakë fashistë rusë dhe patën vrarë disa
agjentë të Shërbimit Federativ Rus që ndodheshin në Simferopol dhe në
Bahçisaraj. Pas njëfarë kohe, u arrit të zbulohej vendndodhja e atyre vajzave
në një shtëpi private në Jaltë. Por agjentët dhe policia ruse nuk arritën dot
t'i kapin. Në informacionin e Shërbimit Federativ Rus thuhet:
“Dy vajzat
diversante ishin të armatosura mirë dhe të përgatitura në një mënyrë të
shkëlqyer, çka ne nuk e prisnim. Aq më tepër që ato mund t'i kishte
paralajmëruar dikush për ardhjen tonë. Sapo agjentët tanë shkuan për t'i
arrestuar, ato hapën zjarr.Me pistoleta dhe automatikë. Ne arritëm të
përgjigjeshim vetëm me disa të shtëna. Ato u larguan nga vendngjarja me një
makinë, të cilën e kishin braktisur në periferi të Jaltës. Tani nuk kemi asnjë
të dhënë se ku ndodhen. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë tre agjentë nga
radhët tona... Agjentët tanë janë të bindur se ato vajza diversante janë përgatitur
për një kohë të gjatë për kryerjen e tij krimi. Kjo për arsye se sapo u patën
dhënë ushtarakëve tanë pije alkolike dhe ushqime të helmuara, ato qenë fshehur
shumë shpejt. Tani ato ndodhen ose në Ukrainë, ose fshihen diku gjetiu, duke u
përgatitur për kryerjen e akteve të tjera diversioniste kundër Rusisë dhe
ushtrisë ruse. Me këtë rast, numri i ushtarakëve që kanë vdekur ng helmatisja
është rritur. Tani së fundi vdiqën edhe katër të tjerë në spitalë”. (Citohet
sipas: Ana Shikanova: “Një histori hollivudiane në Krime: dy vajza
organizuan gjuetinë e ushtarakëve dhe të Shërbimit Fededrativ të Sigurisë”. Faqja
e internetit “UAENRU”. 09 janar 2024).
Lufta guerile në
Ukrainë shërben si një mbështetje e fuqishme e Forcav të Armatosura, në
përballjen me të cilat, deri tani, ushtria fashiste ruse ka pasur më shumë se
370 mijë të vrarë.
U desh sulmi fashist i Rusisë kundër Ukrainës, që të vërtetohej
konkretisht në sytë e mbarë botës se
cila na qenkej “madhështia” e forcës usharake ruse, se cili na qenkej ai “armatimi
më i mirë në botë”. Ai sulm nxori në shesh botërisht ndryshkun skandaloz, në të
cilin noton neocarizmi putinian, i cili s’qenka gjë tjetër, veçse një rezervuar
gjigand, i mbushur me mbeturina, kurse populli rus, i cili vazhdon të heshtë
për vrasjen e kaq shumë djemve të tij në Ukrainë, dëshmoi se është një popull
skllav, pasardhës i bujkrobërisë cariste,
Kaliforni, 23 janar 2024