Mendime
Idriz Zeqiraj: Vrasja e deputetit Hajdaraj e monitoruar nga Policia!
E hene, 22.01.2024, 08:55 PM
Shtatorja
e Smajl Hajdaraj, Hero i Kosovës, vlerë shtesë për qytetin e Pejës
VRASJA
E DEPUTETIT HAJDARAJ E MONITORUAR NGA POLICIA!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Në
përvjetorin e 22-të ekzekutimit zyrtar të deputetit Smajl Hajdaraj, nderojmë me
përkujtesë veprën e tij madhore: si inxhinier i diplomuar, veprimtar politik,
kryetar i LDK-së të Rugovës, komandant i Shtabit të UÇK-së për Rugovën, deputet
i Kosovës.
I
lindur, i ritur dhe i edukuar në Familjen atdhetare të Arif Rekës, ish i
burgosur politik, në ishullin e vdekjes të Golji Otokut, Smajl Hajdaraj
trashëgoi atdhedashurinë, urtinë, trimërinë dhe, mbi të gjitha, ndjenjen e
lirisë dhe të demokracisë. Andaj, përgjatë jetës së tij iu përkushtua këtyre
qëllimeve fisnike.
Kjo
dëshmohet edhe me letrën-Testament, të lënë nga Smajl Hajdaraj:
"Nuk
jam hamendur fare, por me tërë potencialin tim politik dhe autoritativ, i jam
bashkangjitur luftës së shenjtë çlirimtare. Mendoj se këto të vërteta dhe këto
punë, nuk duhet të harrohen nga askush.
Jam tepër i emocionuar për lirinë e fituar dhe bëj apel që të
angazhohemi të gjithë së bashku, për ndërtimin e Pavarësisë së Kosovës -
qëllimi ynë i tanishëm".
Një
kryebandit, i veshur me pushtet, në shoqërim të bandës së tij, kishte ndaluar
veturën e Smajl Hajdaraj, duke e kërcënuar me revole në dorë: "Ose hiq
dorë nga LDK-ja dhe Ibrahim Rugova, ose plumb kokës!" Komandanti e kishte
shpërfillur kërcënimin, edhe pse e dinte forcën e tij, ngaqë, më parë, soji i
tij kishin ekzekutuar veprimtarë të LDK-së, ushtarakë luftë-bërës të FARK-ut të
Ibrahim Rugovës dhe kundërshtarë të tjerë politikë, përfshirë edhe brenda
llojit, nga LPK-ja, për ta shmangur konkurrencën politike në të ardhmen.
"Megjithatë, -pushka top-, se unë nuk komandohem nga ti dhe banditërit
tuaj",- ishte gjegjur luftëtari Smajl Hajdaraj.
Një
"arsye" shtesë e SHTAB-istëve kriminelë të "UÇK-së të
LPK-së", për ta likuiduar edhe fizikisht
Smajl
Hajdaraj, është fjalimi i tij brilant, me rastin e formimit të Brigadës të
UÇK-së në Rugovë: "Brigada jonë do të jetë në koordinim me institucionet
legjitime aktuale të Kosovës", që nënkuptonte Komandantin Suprem, të
Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, të themeluara në vitin 1991,
Presidentin Dr. Ibrahim Rugova. Kjo i tmerroi hafijet e Sigurimit të Enver
Hoxhës.
Dhe,
Mejdani e Klosi e katapultuan në Shtabin e Rugovës një ushtarak, nga
"kuzhina" e tyre! Pinjolli dinjitoz i Familjes Atdhetare Hajdaraj,
djali i luftëtarit nacionalist, Arif Reka, komandant Smajli, për hirë të
unitetit, pranoi çdo zgjidhje, që do ta mbante të bashkuar Brigadën e Rugovës
dhe popullin e asaj treve. Por, kuqaloshët e LPK-së, hafije të dyfishtë, të
Sigurimi hoxhist dhe të UDB-së, kishin plane cubërie e sabotuese të luftës.
Dhe, kjo u dëshmua, në vijimësi, deri edhe në vrasjet serike të kundërshtarëve
politikë, përfshi edhe Smajl Hajdaraj, Hero i Kosovës.
Në
vazhdën e kërcënimive faktike, ndaj veprimtarit shumëdimensial Hajdaraj,
komandantët kriminelë të "UÇK-së të LPK-së", nuk e donin në jetë atë,
andaj ngarkuan me mision, një SHIK-as të tyre, për ta ekzekutuar Smajl
Hajdaraj. Por, ndodhë një fat në fatkeqësi për atë, falë reflektimit,
rrjedhimisht, edhe pendesës, duke analizuar historikun atdhetar të Familjes
Hajdaraj, ndër dekada e shekuj.
Dhe,
merr vendimin papritur dhe të prerë, i shkonë në shtëpi, Smajl Hajdaraj,
viktimës të shenjëstruar, nga shefat e tij dhe rrëfehet: "Kjo revole më
është dhënë nga eprorët e mi, më thanë se ka kushtuar 1.000 marka, enkas për me
të vra ty. Por, unë hulumtova, historinë tënde personale e familjare dhe nuk më
rezulton asgjë nga akuzat e shefave të mi, për ty. Prandaj, vendosa të mos e
kryej urdhërin, krimin, edhe pse kjo mund të më kushtojë me jetë."
Parashikimi i tij, mjerisht, rezultoi i saktë. Pak muaj para vrasjes së
Hajdaraj, vritet, në rrethana enigmatike, në shtëpinë e tij, "thyerësi i
besës", pse nuk e zbatoi urdhërin vrastar.
E
gjithë kjo, që u tha, është e vërtetë, madje në shkallën sipërore. Është e
faktuar, e deponuar në organet përkatëse vendore dhe të UNMIK-ut. Megjthatë,
askush nuk është marrë në përgjegjësi! Ndërkohë që edhe ekzekutimi zyrtar i
Smajl Hajdaraj, nuk është në domenin shqyrtues të Gjykatës Speciale të Kosovës,
me seli në Hagë, sepse, paradoksalisht, komandantët vrasës kështu vendosën!
Pasuria
e abuzuar e Kosovës, vazhdon të bëjë "mrekullira", duke e sjellur
vërdallë drejtësinë në Kosovë.
Drejtësia
e kapur nga komandantët e PAN-it, me saktë, kuadro të Hashimit dhe të Ramushit,
ka bllokuar procesin e Vettingut dhe të tjera, që lidhen me atë. Milionat e
abuzuar, nga buxheti i brishtë i Kosovës, për pagesën e 40 mijë
"veteranëve" të rrejshëm dhe pagesat e dhjetra avokatëve, zhvatës e
horrakë, të Hagës, janë dy hajnitë zyrtare, tmerruese e turpëruese të Kosovës,
për sot dhe mot.
Fisnia
dhe afria bashkëpunuese me Presidentin Rugova, shtoi dozën inatçore të krerëve
të LPK-së, respektivisht, të PAN-it të sotëm. "Presidenti Rugova është në
rrezik jete, na duhet një makinë e blinduar",- e porosiste Smajl Hajdaraj
vëllanë e tij, Fazliun, në Gjermani. Dhe, një rreth i ngushtë mërgimtarësh
dhanë nga 1.000 marka, e ndonjëri edhe më shumë, duke e përmbushur porosinë, në
një kohë rekorde.
Njëri
nga grupi i atentatorëve, që e shënjestroi me tritol Presidentin Rugova, nga
burgu i Dubravës, do të deklaronte: "Po të ishte veturë e zakonshme, do të
fluturonte në ajër, së bashku me Rugovën!" Edhe pse dihen, me emër e
mbiemër, treshja e atentatimit dhe deputeti veteranë, i cili instruktoi
atentatin, askush nuk u muar në përgjegjësi! Madje, i pikasuri për ekzekutim,
ishte qytetari i parë i Kosovës dhe vrasja eventuale, do të konsiderohej si
"vrasje e cilësuar!" Personi që pranoi krimin dhe të gjithë skenarin,
tashmë, vuante dënimin për një tentim-vrasje të përsedytur, madje të përsetretur!
Atentatin
e dështoi, pikërisht, makina e blinduar, cilësore e solide, e përballoi
shpërthimin e tritolit, duke pësuar vetëm dëmtime serioze. Dhe, ky dështim i
tërboi "komandantët" e krimit. Por, kriminelët të stazhionuar në
krimet serike, tashmë, i kishte zënë gjaku dhe nuk u pajtuan me dështimin.
Andaj, projektuan dhe skenaruan kompensimin me një atentat të radhës. Hakmarrja
u përzgjodh për fis, madje mashkullin më të mirë të fisit: kryetarin e LDK-së
për Rugovën; Komandantin e UÇK-së për zonën e Rugovës dhe deputetin e Kosovës,
Smajl Hajdaraj.
Familja
Hajdaraj, e cila ka informacione të dorës së parë, për disa që ishin pjesë të
vendimit dhe të ekzekutimit të deputetit Hajdaraj, në mesin e tyre, sot, të
shpërblyer me dekoratën "Hero i Kosovës"! Dhe, shtronë pyetjen
legjitime: "A mund të jetë edhe vrasësi, edhe viktima -Hero-)!" Kjo
ndodhë vetëm në Kosovën tonë, të përgjakur nga Serbia, por edhe nga disa
komandantë të "UÇK-së të LPK-së".
Varrezat
e dëshmorëve, janë bërë si "lesh Arapi". Kujtoni varrosjen pa kriter
në varrezat e dëshmorëve, në Prishtinë, të vrarëve në aksionin fort të dyshimtë
në Kumanovë. Kush i dërgoi dhe pse?! A nuk paska Ilirida 40 djem, për t`i dalë
zot Kumanovës dhe më gjerë në trojeve të tyre?
Dekada më parë, shqiptarët e Iliridës, në fushë-betejë, e mundën
Maqedoninë dhe e detyruan të kërkojë ndihmë ndërkombëtare.
Më
vonë u mësua se djemtë e Kosovës, të dërguar në Kumanovë, "mish për
top", i komandonte një agjent zyrtar i Shërbimit maqedon! Aty mbeten të
vrarë djem atdhetarë, por në mes tyre
kishte edhe nga ata që kishin dhënë -dajak dhe vjelur haraç e vota-, për
partitë-banda dhe pjesë e vrasjeve politike. Dhe, kjo ka mbetur e shkruar në
gazetat dhe mediat e kohës, sidomos përgjatë vitit 2015.
Ata
që mbijetuan dhe vuajnë dënimet drastike në burgjet e Maqedonisë së Veriut, e
kanë kuptuar hilenë, kurthin dhe kërkojnë hetimin, deri në prishjen e gjyqit,
duke ngulmuar për një rigjykim ndërkombëtar. Por, heshtin komandantët në
Prishtinë dhe ata në Iliridë!? Vërtet, e dhimbshme dhe turpëruese.
Përpjekja
kriminale, për t`i lënë krimet numerike e makabre, ndaj kundërshtarëve
politikë, pa adresë, pa emër, tashmë, është e dështuar. Të gjithë ata që
shantazhojnë apo atakojnë, dëshmitarët, qofshin ata të hapur apo të koduar, si
dhe ata që kërkojnë rehabilitimin e të dyshuarëve, ende pa e thënë e dhënë
vendimin Gjykata e autorizuar, për krimet e luftës dhe të pas luftës, janë
hipokritë, maskarenj, të poshtër, pjesë e krimit, me elemente të bollshme të
rrugaçërisë. Thjeshtë, janë lehaqenër të neveritshëm.
Komandanti
i djeshëm dhe Heroi i sotëm, Smajl Hajdaraj, e parandjeu rrezikun, e denoncoi
atë, dy muaj më parë se të vritej, në organet përkatëse, duke e kërkuar
mbrojtjen afërt të policisë. Për ironi, Policia në vend që ta ruante atë, u bë
pjesë e krimit, duke u bërë roje e ekzekutorit. Dhe, kjo u provua kur vajza e
Smajl Hajdaraj, e pa babain e shtrirë dhe të përgjakur, të cilin kriminelët e
kishin goditur me 11 plumba, kryesisht, në gjoks dhe kokë, lëshoi zë të lartë
vaji dhe britme.
Polici
i uniformuar, i cili "rastësisht", u ndodhë në minutën e parë, në
hyrje të pallatit, ku ndodhi krimi, e qortoi vajzën: "Pse po bërtet, nuk u
bë nami që u vra baba!" Ja, deri ku kishte arritur guximi dhe cinizmi i
policit bandit, të njërës nga partitë-banda të PAN-it, të cilat i koordinonin
bandat, në krimet vrastare të kundërshtarëve politikë!
Meqenëse
Familja Hajdaraj e njohu policin në fjalë, më vonë, në rrethana të dyshimta,
"aksidentohet" për vdekje. Kështu ka ndodhur edhe me treshën
kriminale, që atentatoi kuadrin e LDK-së, mikun e Presidentit Rugova, Fetah
Rudin, duke e lënë përjetësisht në karrocën invalidore. Dhe, pikërisht, atë
ditë, shefat e krimit, të cilët e monitoronin aksionin vrastar, organizuan
"aksidentin", duke i shkelur si minjtë, argatët e tyre kriminelë.
Për
çudi dhe ironi - njëherësh, shoferi dhe kamioni vetëshkarkues,
aksidentues-vrasës, u zhdukën pa gjurmë, qëllimshëm. Buzë rrugës rajonale
Lipjan-Shtimje, është ngritur kompleksi memorial, kushtuar atyre dhe trajtohen
si luftëtarë, me beneficionet përkatëse shtetërore!!! E tupshme dhe kriminale!
Atentati
ndaj deputetit Smajl Hajdaraj, i monitoruar, zyrtarisht, nga Policia e Kosovës,
vërtetoi në plotëni, deklaratën bombë të Kolonel Tahir Zemaj, komandant i
Betejës fitimtare të Loxhës, sot, Hero i Kosovës: "Nuk ka asnjë krim
ordinier, ekonomik apo politik vrastar, pa pjesëmarrjen e Policisë të Kosovës;
TMK-së dhe të "komandantëve" të UÇK-së të LPK-së!" Dhe, kjo,
tashmë, është dëshmuar katërcipërisht.
LPK-ja,
krahu ekstremist enverist-stalinist, i instruktuar nga Sigurimsat me ideologji
filo-sllaviste të Enver Hoxhës, i barti nga Shqipëria në Kosovë, metodat
fashiste që praktikuan komunistët shqiptarë, kundër opozitës nacionaliste dhe
popullit shqiptar, nën instruktimin e emisarëve jugosllavë, Mugosha-Popoviq,
gjatë Luftës së Dytë Botrore (LDB), për marrjen e pushtetit me dhunë.
Komunistët e Hoxhës, luftën çlirimtare e konvertuan në luftë civile, qytetare.
Këtë e vërtetoi Komisioni i Aleancës Antifashiste Botërore, prandaj Shqipëria u
përjashtua nga përfitimi i reparacioneve, dëmshpërblimi i luftës.
Qeveria
e Përkohshme e Kosovës, e themeluar nga Mejdani-Klosi, në Tiranë, ishte e
njëjtë-tipike me Qeverinë komuniste-fashiste të Enver Hoxhës, të themeluar në
mbarim të LDB. I vetmi ndryshim ishte në kohë-zgjatje: fashizmi hoxhist sundoi
për 45 vjetë, ndërsa ai PAN-istë 15 vjetë!
Falë
pranisë ndërkombëtare, e cila frenoi revanshin fashist-lëpëkeist-hoxhist,
përndryshe, Kosova do të përfshihej në luftë qytetare. Thënë më troç:
kidnapimet, arrestimet, torturimet në burgjet e shumëta rurale, deri në vrasje,
në Shqipëri dhe Kosovë, gjatë luftës. Dhe, pas luftës, kanë vazhduar
ekzekutimet, ditën për diell dhe natën në errësirë, në makina dhe prag të
shtëpisë, të ushtarakëve të FARK-ut, kuadrove dhe veprimtarëve të LDK-së,
bashkëpunëtorëve të Presidentit Rugova dhe aktivistëve të tjerë, të konsideruar
si kundërshtarë politikë të LPK-së, respektivisht, të partive-banda, PDK, AAK,
NISMA, të koalicionuara në PAN.
Shumë
qindra familje, përfshirë edhe Familjen e Smajl Hajdaraj, anëtarët e të cilave
u ekzekutuan, me lista emërore dhe urdhëra SHTAB-iste, ushqenin shpresën se
Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, do të hetonte, gjykonte dhe
dënonte komandantët kriminelë, hartues të listave vrastare dhe urdhër-dhënës të
drejtëpërdrejtë ose me sekserë, të bandave ekzekutore.
Komandantët
kriminelë, e kanë pranuar krimin vrastar të kundërshtarëve politikë, kur
këmbëngulën që hetimi i krimeve të kufizohet vetëm deri në fund të vitit 2000!
Ndërkohë që krimet politike, përfshi edhe vrasja e dëshmitarëve, kanë vazhduar
edhe në vitin 2020, kur Beogradi ia besoi shpërndarjen e dosjeve të Hagës në
Kosovë, Shoqatës të OVL të UÇK-së, për ta shtrirë përçarjen vrastare
ndërshqiptare. Për rrjedhojë, nga denoncimi i bërë me dosje, të paktën, dy
dëshmitarë të Hagës janë vrarë. Normalisht, çdo krim, qoftë edhe ai i
denoncimit të emrave të dëshmitarëve, me pasojë vdekjen, dënohet, të paktën, me
15 vjet burg.
Me
shumë keqardhje, premtimi solemn i Lëvizjes Vetëvendosje dhe personalisht i
Albin Kurtit, se "do ta luftojmë krimin dhe korrupsionin, po sa ta gëzojmë
pushtetin", pjesërisht, është realizuar. Krejt i dështuar është hetimi dhe
ndëshkimi i vrasjeve politike dhe i korrupsionit paraprak. Shumë zhurmë u bë
për "peshqit e mëdhenj", të cilët kanë grabitur dhe vjedhur pasuritë
e Kosovës! Por, askush nuk pësoi asgjë! Përkundrazi, janë organizuar në sulmin
frontal, me slloganin klishe: "Sulmi, mbrojtja më e mirë!" Ndërkohë
që krimit kurrë nuk i skadon afati!
Kryeministri
Kurti emëroi kryetar të "Komisionit për Krimet e Luftës", Shahin
Idrizin, por pa i përmendur vrasjet politike të shqiptarëve. Dyshohet se Kurti
u pendua për "biletën një kahëshe për në Hagë", për Hashim Thaçin.
Dhe, këtë e përforcon edhe deklarata e Kurtit, kur thotë se "nuk besoj se
ka vrasës nga UÇK-ja", ndërkohë se në gjitha vrasjet politike, janë
pjesëmarrës kriminelë nga "UÇK-ja e LPK-së" dhe paguhen si
"veteranë të UÇK-së!"
Vizitat
në Hagë të disa ministrave të Albinit, janë skandaloze, përjashto ata të
detyrës ligjore, si Albulena dhe Glauku. Edhe deklarimet paushalle, si
"besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së" dhe pallavra të tjera,
janë të poshtra e provokative, për shumë qindra familje, të cilave u janë vrarë
familjarët, për motive politike.
Prokuroria
e Hagës, e para dhe e dyta, kurrë dhe asnjëherë, nuk kanë arrestuar dhe, aq më
pak, dënuar asnjë njeri të pafajshëm. (Përjashto një rast në Ferizaj, i
ngatërruar në emër dhe i liruar brenda dy ditësh, me kërkim-falje dhe
dëmshpërblim të majmë). Ndërkohë, në Kosovë, ka shumë qindra kriminelë që
bredhin të lirë, gëzojnë pensionin e TMK-së, një paradoks i llojit të vet; të
UÇK-së, me një serë përfitimesh të tjera. Dhe, ky është kontigjenti prej 40
mijë "veteranësh" të rrejshëm, njëherësh, shumica klientelë
elektorale e partive-banda PAN-iste.
Shantazhet
dhe kërcënimet ndaj komandantëve FARK-istë dhe të veprimtarëve të LDK-së, kanë
qenë vrazhdëta e kriminale. "Ahmet Krasniqi i ka ditët e numëruara, ne do
ta vrasim",- thoshte në një takim me mërgimtarët, në Suedi, i ngakruari me
punë të Jashtme i LPK-së, Bardhyl Mahmuti. Dhe, askush nuk e pyeti atë, ku e
dinte ai për "ditët e numëruara të ministrit në fjalë"?! Vërtet, ato
ditë, minstri i Luftës u ekzekutua, zyrtarisht, me urdhër të Tiranës zyrtare
dhe klyshërve të saj, LPK-së.
Edhe
kërcënuesi me revole i komandantit Smajl Hajdaraj ka emër. Juristi Shaban Manaj
u kidnapua në mesditë, nga kriminelë me emër, u ekzekutua dhe u përdhos kufoma,
me djegie, deri në karbonizim! Banda komplete vrastare u arrestua, u hetua dhe,
paradoksalisht, u lirua, për ta vrarë kreun e bandës, për t`ia faturuar krimin
atij dhe dosja u mbyllë!?
Vonë
u kujtua ish-zëdhënësi i UÇK-së të LPK-së, Jakup Krasniqi, ta akuzojë Hashim
Thaçin me shokë, për tradhti ndaj Kosovës, sepse sabotuan luftën, duke mos e
futur fare në luftën e Kosovës, atë "UÇK-në" e tyre. Dhe, sot,
përkujtojnë tej 400 masakrat dhe mburrën me Betejën e Loxhës dhe luftën e
Kosharës, përkatësisht, fitore të Kolonel Zemajt dhe Ministër Krasniqit me
oficerët e tyre të karrierës dhe të ushtarëve trima FARK-istë, që ata i
përgaditën për luftë. Por, lavdinë e tyre nuk e duruan kriminelët enveristë dhe
i ekzekutuan. Njëjtë vepruan me Smajl Hajdaraj, Komandant Drinin, Sabahate
Tolaj, Isuf Haklaj, Ukë Bytyçi, komandant "Korbi" dhe dhjetra të
tjerë.
Më
28 nëntor 2023, Pejës iu kthye në Shtatorën e bronztë, veprimtari, luftëtari
dhe deputeti Smajl Hajdaraj. Në perurimin e bujshëm dhe gjithë hijeshi, në mes
tjerash, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se "Smajl Hajdaraj është
vetë historia e trimfuese e Republikës të Kosovës. Ai ishte një personalitet i
kompletuar, veprimtar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova, luftëtar
dhe komandant i shquar, intelektual, deputet, atdhetar i devotshëm, Hero i
Kosovës".
Përjetësimi
në Shtatore e Heroit Smajl Hajdaraj, përveç Familjes Hajdaraj, ishte dëshirë
dhe kërkesë edhe e opinionit shqiptar, në veçanti të Mërgatës. Dhe, si
zakonisht, koordinimi i mirë i LDK -së në Kosovë dhe Mërgatë, Ramadan
Kurtmuqaj, kryetar i Nëndegës të LDK-së, në Rugovë dhe i Këshillit Qendror,
për ngritjen e Shtatorës; me Shoqatat
"Sali Çekaj" në Gjermani dhe Zvicër si dhe Shoqata
"Rugova", në SHBA, të kryesuar, përkatësisht, nga Osman Ferizi, Gent
Ferizi, Saim Tahiraj dhe Feriz Muriqi, gjithnjë me mbështetjen e
bashkëpunëtorëve të tyre të vullnetshëm, shquhen në aksione. Ishin po këto
subjekte, të cilat financuan Kompleksin Memorial madhor, "Dr. Ibrahim
Rugova", në fshatin e origjinës, në Malaj të Rugovës.
Veçoi
me emër veteranin e Mërgatës dhe të LDK-së, bacë Nikollë Skelaj, i cili së
afërmi hynë në të `90-at, gjithnjë aktiv. 10 vjet më parë, me rastin e 80-të
vjetorit të datëlindjes, e bëmë festë, si dasëm. Ishte nënkryetar i Nëndegës
për Bavari. Ndonëse kishte autorizim financiar, për ngritjen e Shtatorës të
Heroit Smajl Hajdaraj, me koordinatorin për Mërgatën, Osman Ferizi dhe
aktivistin e palodhur, Afrim Mulaj, përshkuam afro 100 km., rrugëtim, për të
dërtuar me kryeplakun tonë fisnik, bacën Nikollë, në shtëpinë e tij, si dhe për
ta vizituar Nënë-Martën bujare, të cilët, për gjysmë shekulli kanë pritur e
përcjellur mysafirë të shumtë dhe zyrtarët nga trevat shqiptare, në Retorantin
dhe motelin-bujtinë të tyre.
Ai
kishte një listë të gjatë emërore me numra telefonash. Dhe, të vonuarit në
aksion, i shqetësoi për herë të dytë. "Sot kemi vendosur ta përfundojmë
aksionin, për Shtatorën e komandant Smajlit, dua përgjigje. Këtu kam edhe kryetar
Osman Ferizi me shokë",- fliste shkurt baca Nikollë. Dhe, përgjigja ishte
pohuese, sepse Plakun e mirë nuk e kthen askush bosh. Dhe, kur falenderojmë
bacën Nikollë, me emër, sikur i kemi falenderuar të gjithë kontribuesit e
aksionit, për Shtatorën e Smajl Hajdaraj.
Të
përmendurit më sipër, kanë realizuar shumë aksione memoriale historike dhe
humanitare ndër vite. Vetëm vitin e shkuar, 2023, për këto qëllime, realizuan
200 mijë euro. "Hijen e lehtë e paska pasur Heroi Smajl Hajdaraj, ngaqe
ende pa funduar aksioni për Shtatorën e Heroit Rrustem Bruqaj, nismoi dhe
realizoi atë të Hajdaraj, madje tepricën e parave e dhurojmë për ndërtimin e
shtëpisë, të një luftëtari të Kosharës, me banim në Mitrovicë", - tha
koordinatori, i vyeshëm e klasik, i këtyre aksioneve, Osman Ferizi, ish-kryetar
i LDK-së, në Gjermani.
Një
mirënjohje të veçantë meriton ish-i burgosuri politik, ish-luftetari i UÇK-së
dhe tani kryetar i suksesshëm, i komunës të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili u
bëri "strehë", në qytetin e Pejës, bashkëluftëtarëve të tij, tashmë,
në Shtatore: Kolonel Tahir Zemajt, komandantëve Rrustem Bruqi e Smajl Hajdaraj,
si dhe disa të tjerëve më parë. Peja piktoreske, -Peja lule e Dukagjinit-,
tashmë, është stolisur e zbukuruar më Shtatorët e bronzta të Heronjëve tanë. Përkujdesje
fisnike kryetar Muhaxheri ka dëshmuar edhe me rastin e ndërtimit të Kompleksit
Memorial "Dr. Ibrahim Rugova", në fshatin Malaj të Rugovës.
Mirënjohje
dhe falenderim për Skulptorin e talentuar, Gëzim Muriqi, i cili ka realizuar,
mjeshtërisht dhe suksesshëm, Shtatorët: e Presidentit Rugova, në Malaj dhe
Istog, të Kolonel Tahir Zemaj, Rrustem Bruqaj, Smajl Hajdaraj, në Pejë, dhe
vepra të tjera të historike e artistike. Përkrah Muriqit, si gjithëherë, është
edhe Arkitekti i zëshëm, Blerim Bajraktari, i cili, veç tjerash, ka shkëlqyer
në artin e arkitekturës të Kompleksit Memorial në Malaj, me Kullën e traditës,
Shtatorën e Presidentit Rugova dhe mjedisin rrethanor, me përshtatjen
bjeshkore.
Përhajr
Shtatorja e Smajl Hajdaraj Peja jonë! Lavdi në përjetësi Heroit Smajl Hajdaraj
dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Atdheut-Kosovë!