Mendime
Florim Zeqa: Shtjerrja e “oqeanit” politik!
E marte, 23.01.2024, 08:32 PM
Shtjerrja
e “oqeanit” politik!
Shkruan:
Florim Zeqa
Tshmë
kur ‘Qeveria Kurti’ po hynë në vitin e fundit të mandatit kushtetues në
qeverisjen e vendit, partitë politike i kanë ndezur “motorët” për shtrirjen sa
më të gjërë politike në elektoratin e tyre në Kosovë dhe Diasporë!
Gjahu i madh i partive
politike në Diasporë
Në
kohën kur kemi rënje enorme të numrit të popullatës në Kosovë, partitë politike
ju kanë kthyer mërgatës sonë, e cila gjithnjë e më shumë po bie pre e gjahut të
politikanëve mashtrues!
Të
gjitha partitë pa dallim, në pushtet dhe opozitë kanë pësuar rënje në elektorat
shkaku i dështimeve në mbajtjen e premtimeve ndaj qytetarëve.
Liberalizimi
i vizave e ka bërë tejët sfiduese fushatën elektorale të partive politike, për
shkak të zbrazjes së Kosovës nga qytetarët, votues potencial të zgjedhjeve të
radhës.
Andaj,
aktiviteti i partive politike më shumë është i përqendruar tek mërgata sesa tek
popullata e mbetur në Kosovë.
Nëse
ndodh që ‘Qeveria Kurti’ të shkojë deri në fund të mandatit, atëherë do të
ishte qeveria e parë në Kosovën e pasluftës e cila do të arrinte të thente
rekordin qeverisës në vend, pasi asnjë qeveri deri më tani nuk ka arritur të
shkojë deri në fund të mandatit politik!
Shkuarja
ose jo deri në fund të mandatit politik e qeverisë aktuale varet nga faktorët
ndërkombëtar dhe atë për shkak të mospërmbushjes së obligimeve ndërkombëtare
apo të moszbatimit të marrëveshjeve politike për Asociacionin e Komunave Serbe
në Veri të vendit.
Pra,
‘Qeveria Kurti’ në asnjë rrethanë nuk do të bie për shkak të opozitës dhe as të
përgjegjësisë morale për mospërmbushjen e premtimeve elektorale ndaj
qytetarëve!
Liberalizimi i vizave
nën masa ndëshkuese, liberalizim me bisht
Liberalizimi
i vizave nuk është produkt i kësaj qeverie, por është rezultat i avancimit të
diplomacisë serbe tek faktorët ndërkombëtar për zbrazjen e Kosovës nga
popullata shqiptare.
Dikujt
mund t’i duket paradoksale ky konstatim i imi, por realiteti po e thotë të
vërtetën e hidhur!
Mbase,
është rasti unikat në shtetet e Ballkanit Perëndimor, kur një shteti nën
sanksione ndërkombëtare i mundësohet liberalizimi i vizave!
Thënë
ndryshe, liberalizimi i vizave nën masa ndëshkimore nga bashkësia ndërkombëtare
është liberalizim me bisht për Kosovën.
Pse
është kështu?!
Sepse,
Serbia përmes zbrazjes së Kosovës në heshtje po e zvogëlon forcën mbrojtëse dhe
prosperuese të Kosovës, por e zvogëlon forcën rinore, gjakun e pastër e të
njomë kombëtar i cili po kthehet në fuqi krahu për shtetet evro-perëndimore.
Lë
anash moshat e vjetra të cilat do të kthehen në Kosovë, të rinjët do t’i
shfrytëzojnë të gjitha përparësitë që ju krijon liberalizimi për të realizuar
një kontratë pune për të ardhur në Kosovë vetëm sa për të marrë një vizë pune
dhe për t’u kthyer sërish në vendet perendimore.
Kjo
do të ndikojë në shtjerrjen e “oqeanit” politik dhe zvogëlimin e fuqisë
punëtore në Kosovë.
Zgjedhjet pa alternativë
të re, përseritje e vazhdimësisë politike
Sikurse
nisma Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN), asnjë nismë tjetër politike
nuk duhet të jetë vazhdimësi dhe as levë e subjekteve aktuale politike. Ngase
secila prej tyre, për të mirë apo për të keq, e kanë dëshmuar vetën në
qeverisjen e vendit.
Ardhja
në pushtet e një klase krejtësisht të re dhe të përgjegjshme politike, e aftë
për ndryshime pozitive, do të krijonte premisat për zhvillim ekonomik dhe
mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike, partiake,
ideologjike apo fetare.
Insistimi
im i vazhdueshëm për ndryshimet pozitive në vendin tonë, nuk e nënkupton
‘pasurimin’ e skenës politike edhe me një subjekt të ri, por në esencë, është
përpjekja ime për finalizimin e projektit madhor për themelimin e një lëvizje
të re politike, e cila në gjirin e vet do të tubojë elektoratin e zhgënjyer nga
të gjitha partitë politike, sa të dështuara, po aq të konsumuara përgjatë
këtyre 25 viteve të fundit në liri.
Nisma
e re, Alternativa Demokratike për Ndryshim (AND), nuk e ka thjeshtë vetëm
qëllimin për ndërrimin e pushtetit në Kosovë, por ndryshimin e mentalitetit
qeverisës dhe ndryshimin rrënjësor të sistemit qeverisës në vend.
Tre
shkronjat ADN simbolizojnë gjenezën politike të shqiptarëve në trojet etnike
(LDK-në rugoviane), të cilat do ta ndalojnë katandisjen e mëtutjeshme politike
të shqiptarëve dhe të shtetit të Kosovës në veçanti.
Florim Zeqa
22.01.2024