Mendime
Zekerija Idrizi: O shqiptarë, të heqim dorë nga fanatizmi, radikalizmi dhe fundamentalizmi islamik
E diele, 28.01.2024, 08:56 PM
Zekerija Idrizi:
Shpellarët
beduinë, fundamentalistët shqipfolës me mentalitet arabo-aziatik, akoma
ligjërojnë për martesat me kusherirat: vajzat e xhaxhait, të tezes, të hallës
dhe të dajës. Një mentalitet dhe traditë kjo tipike beduinësh të pagëdhendur.
Ata akoma ligjërojnë se si "shurra e deves është ilaq për
njeriun"!!!? ; "se si duhet të bartim mjekrra të gjata (të
llahtarshme), pantallona të shkurta dhe fustanella arabe", "se si
duhet dasmat t'i bëjmë ndaras meshkujt nga gratë" (në Shkup kështu
praktikohet); "se si nuk duhet (është haram) të studjohet nëpër fakultete
juridike, sepse bie ndeshë me sheriatin"; "se nuk duhet të festohet
viti i ri, ditëlindja dhe nuk duhet të përurohen të krishterët për
krishtlindjet e tyre"; "se haram është të festohet 28 nëntori - dita
e pavarësisë"; "se janë qafirë (të pafe) Gjergj Kastrioti Skënderbeu
dhe Shën Nënë Tereza", e shumë gjepura e dokrra të tjera absurde dhe jologjike...
Këto
predikime bëhen në një kohë kur kombet e qytetaruara kanë mbërritur në hënë dhe
syjnë edhe planetin mars.
O
shqiptarë, të heqim dorë nga fanatizmi, radikalizmi dhe fundamentalizmi
"islamik", sepse kjo ideologji rrezikon çështjen tonë kombëtare dhe
çon ujë në mulli të pansllavizmit, të klyshave të Sërbisë e Rusisë!
POSHTË ISLAMI POLITIK!
RROFTË SHQIPTARIA DHE
VETËDIJA E NDËRGJEGJA KOMBËTARE!
https://www.facebook.com/zekerija.idrizi.31