Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zekerija Idrizi: O shqiptarë, të heqim dorë nga fanatizmi, radikalizmi dhe fundamentalizmi islamik

| E diele, 28.01.2024, 08:56 PM |


Zekerija Idrizi:

Shpellarët beduinë, fundamentalistët shqipfolës me mentalitet arabo-aziatik, akoma ligjërojnë për martesat me kusherirat: vajzat e xhaxhait, të tezes, të hallës dhe të dajës. Një mentalitet dhe traditë kjo tipike beduinësh të pagëdhendur. Ata akoma ligjërojnë se si "shurra e deves është ilaq për njeriun"!!!? ; "se si duhet të bartim mjekrra të gjata (të llahtarshme), pantallona të shkurta dhe fustanella arabe", "se si duhet dasmat t'i bëjmë ndaras meshkujt nga gratë" (në Shkup kështu praktikohet); "se si nuk duhet (është haram) të studjohet nëpër fakultete juridike, sepse bie ndeshë me sheriatin"; "se nuk duhet të festohet viti i ri, ditëlindja dhe nuk duhet të përurohen të krishterët për krishtlindjet e tyre"; "se haram është të festohet 28 nëntori - dita e pavarësisë"; "se janë qafirë (të pafe) Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shën Nënë Tereza", e shumë gjepura e dokrra të tjera absurde dhe jologjike...

Këto predikime bëhen në një kohë kur kombet e qytetaruara kanë mbërritur në hënë dhe syjnë edhe planetin mars.

O shqiptarë, të heqim dorë nga fanatizmi, radikalizmi dhe fundamentalizmi "islamik", sepse kjo ideologji rrezikon çështjen tonë kombëtare dhe çon ujë në mulli të pansllavizmit, të klyshave të Sërbisë e Rusisë!

POSHTË ISLAMI POLITIK!

RROFTË SHQIPTARIA DHE VETËDIJA E NDËRGJEGJA KOMBËTARE!

https://www.facebook.com/zekerija.idrizi.31