Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agron Tufa: Retrospektivë mbi dyfytyrësinë e Edi Ramës

| E marte, 30.01.2024, 08:54 PM |


RETROSPEKTIVË MBI DYFYTYRËSNË E EDI RAMËS

Nga Agron Tufa

Pyes veten nëse e ka pasur megjithmend ish-bojaxhiu pikëpamjen e degradimit të LANÇ të partizanëve në një luftë të brendshme civile, apo mendimet e shkruara prej tij me 1991 kanë qenë pjesë e demagogjisë politike për të krijuar një forcë radikale antikomuniste, me të cilën do të vinte në pushtet? Në kundërthënie të plotë me mendimet e tij të mëvonshme për "rrreshtimin në anën e duhur të historisë", ai më kërcënonte nga Varrezat e Dëshmorëve me 5 maj 2019:

“Çfarë erdhi pas ka qenë objekt i punës së atij Instituti dhe i takon Kuvendit të Shqipërisë të bëjë të gjitha vlerësimet e nevojshme në raport me ligjin apo shkeljen e ligjit, në raport me dobinë apo dëmin e shkaktuar nga një institut i tillë,” tha Edi Rama duke i dhënë fund hamendësimeve se ç’pat Spartak Braho që sulmoi Institutin dhe Tufën, dhe më pas u vërsulën një bandë e tërë komunistësh për të përdhosur punën e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe titullarit të tij, Agron Tufa, duke e akuzuar atë për “nxirje të luftës”.

Më konkretisht, krahasojini mendimet  e sotme të  Kryeministrit të gjithpushtetshëm me ato të kohës kur ai ishte thjesht një bojaxhi:

Duhet pranuar më në fund, hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një Iuftë të përgjakshrne civile, njëkohesisht duhet shuar çdo ndjenjë revanshi prej ngadhnjimtari ose të munduri. Prandaj,

nuk sjell ndonje fryt të madh pajtimi midis Partise Demokratike me atë Socialiste ose Ekologjike, por në radhën të parë pajtimi midis ish-pallve pjesëmarrëse në Luftën Civile (dbe trashëgimive te tyre), shkaktare e sl cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugoallavë.

Histeria e Iuftes për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi politik i çdo Iëvizje kornuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë e nisur kundër okupatorit degjeneroi ne Iuftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që

zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur probleme kardinale si: Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencies e ndaj klerit menjëherë pas Iuftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistences së organizuar antikomuniste deri në periudhën 195-53,

qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokurnentacionit për këto nyje të rëndesishme të historisë sonë do t'i

kthente Shqipërisë figurat e dernokratëve, do të kthente në jetën norrnale njerëzit e ndershëm dhe do t'u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë  Atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për dernokraci.

Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e Shqiperisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Europës, prandaj edhe më e pamundur është harresa tek ne. Është, pikërisht

ndrydhja e kujtesës kombëtare, siç e takojmë çdo ditë në shtypin zyrtar, ajo që na bën të mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do të na mbajë tëngozhduar në rrethin e saj vicioz për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik.

Edi Rama fq. 180 -181 "Refleksione", Botimet Albania, Tiranë 1991

https://pafrike.al/nxirja-e-luftes-certifikon-lincimin.../