E merkure, 11.12.2024, 03:14 AM (GMT)

Mendime

Skender Jashari: Pushtimi prej Perandorisë Arabe të territorit Izraelit të Palestinës

E merkure, 31.01.2024, 07:54 PM


Pushtimi prej Perandorisë Arabe të territorit Izraelit të Palestinës

Nga Skender Jashari

Pas pushtimeve të periudhës antike, territori izraelit i Palestinës, vazhdoi të jenë pre e pushtimeve edhe pas shekullit VI të Erës tonë. Ky territor do mbetet nën pushtimin islam nga vitet 634 deri me rastin e krijimit të shtetit izraelit më 1912, kur përfundimisht do çlirohet nga pushtimet islamike, mirëpo deri më sot, vazhdojnë problemet me popullatat e asimiluara dhe të sjellura nga pushtimet arabe dhe ato osmane, popullata këto që janë mësuar për të sunduar me stile mesjetare dhe antike, e që e kanë të pamundur të kuptojnë dhe pranojnë bashkëjetesën moderne.

Orekset e Muhamedit për pushtim të territoreve të huaja, pranohen dhe argumentohen edhe me hadithe të muslimanëve suni. Muhamedi kishte parathënë për pushtimin e Jerusalemit në disa hadithe (Sunan ibn Majah 4042 dhe Sahih al-Bukhari 3176), sipas muslimanëve suni nga burime të ndryshme. Muhamedi në vitin 632, pas pelegrinazhit në Mekë, kishte caktuar Usama ibn Zayd si komandant të forcave të tij, për të kryer invasion në regjionin e Balqa-s në Perandorinë Bizantine, si hakmarrje ndaj humbjes në betejën Mu’tah, e njohur si Ekspedita e Usama bin Zayd.[1] Ekspedita e kryer në maj/qershor 632, ishte rasti i parë që ishte i suksesshëm kundër territorit të perandorisë Bizantine.[2]

Edhe para vdekjes së Muhamedit më 8 qershor vitin 632,[3] në drejtim të kufijve jugor, filluan pushtimet e muslimanëve arab, kurse pushtimet më të mëdha filluan në vitin 634, në kohën e kalifit Rashidun Ebu Bekrit dhe Umar ibn Khattab-it me liderin ushtarak Khalid ibn al-Walidi-in.[4] Me konsolidimin e hegjemonisë islamike mbi Arabinë dhe fiseve nomade arabe në luftërat e Ridës në vitet 632-633, kalifi i muslimanëve Ebu Bekri, i orientoi gjitha energjitë në drejtim të pushtimit të Sirisë.[5]

Ebu Bekri kishte ndarë ushtrinë e tij në 4 grupe, nga Medina në vitin 633,[6] secilit grup i ishte caktuar zona për pushtim, Amr kishte Palestinën, Yazid kishte Balqa( Transjordaninë qendrore), Shurahbil kishte Transjordaninë jugore dhe Abu Ubayda kishte vendet e Gasanidëve në Lartësinë e Golanit.[7] Të gjitha këto grupe të ushtrisë arabe, u ndeshën në beteja të vogla, në rrethinat e Sirisë jugore,[8] e qëllimi kryesor i tyre ishte pushtimi i arabëve nomad në Sirinë jugore.[9]

Shumica e historianëve pajtohen që komandanti i Kurejshve Amr ibn al-As, ishte dërguar nga kalifi Ebu Bekër, në drejtim të Palestinës që ta pushtonte,[10] në vitin 633,[11] kurse në shkurt të vitit 634, i kërkoi që të pushtohej Siria.[12] Në vitin 634, Ebu Bekri vdiq, e që atë e zëvendësoi Omeri, i cili vazhdoi ekspansionin në drejtim të Sirisë.[13] Perandori Bizantin Heraclius, i’u kundërpërgjigj, por që përfundimisht u mposht në betejat në Ajnadayn në Palestinë dhe Fahl dhe Yarmouk në Transjordani, të ndodhura në vitet 634-636, gjë që më nuk pati rezistencë të organizuar të Perandorisë Bizantine.[14]

E tërë Palestina mbeti e hapur për pushtimet muslimane arabe, derisa shumica e popullatës u shpërngul për në qytete me mure të rrethuara.[15] Pas fitores në Ajnadayn, ushtria arabe u nda në disa pjesë,[16] e që Amr ibn al-As me ushtrinë e tij pushtoi Nablus( Neapolis), Sabastiya( Sebastia), al-Ludd( Diospolis), Yibnia, Amwas( Emaus ose Nicopolis) dhe Bayt Jibrin( Eleutheropolis) si dhe qytetin bregdetar Yafa(Jaffa).[17] Shumica e këtyre lokaliteteve u dorëzuan pas ikjes së forcave bizantine.[18] Sërish ushtritë muslimane arabe u bashkuan në rastin e Betejës në Fahl( afër Pella-s, në Jordanin modern), 6 muaj pas betejës së Ajnadayn,[19] gjegjësisht ndodhi më 23 janar 635.[20] Kjo betejë ishte sinjifikante për faktin që dëboi garnizonin e fundit të perandorisë bizantine nga Palestina.[21]

Ushtria muslimane, nga viti 637, filloi të pushtonte krahinat e Sirisë veriore, derisa qytetet i pushtonte një nga një. Në qershor/korrik 637 ose 638 kalifati Rashidun pushtoi Gazën, Ashkelonin e në fund arritën një armëpushim me Perandorinë Bizantine.[22] Kurse Amr ibn al-As, rrethoi Jerusalemin, duke e mbajtur në rrethim deri në ardhjen e kalifit Omer, tek i cili liderët e Jerusalemit u dorëzuan në vitin 637.[23] Me rastin e rrethimit të Jerusalemit, ushtritë muslimane nuk sulmuan parreshtur, por mbajtën rrethimin derisa të dorëzoheshin për mungesë të furnizimeve,[24] pra ishte betejë e papërgjakshme.[25] Pas rrethimit të qytetit për 4 muaj, Sophronius-i ofroi dorëzimin e qytetit dhe pagimin e xhizjes, me kusht që kalifi të vinte të pranonte dorëzimin personalisht.[26] Në fillim të prillit 637, kalifi Omer arriti në Palestinë së pari në Jabiya,[27] e që varësisht nga burimet Jerusalemi iu dorëzu kalifit më 637 ose 638,[28] pasiqë për sa i përket datës së dorëzimit të Jerusalemit ka debate, por që përmenden vitet 636, 637, 638, por burimet dytësore më shumë priren të japin vitin 638.[29] Qytetet bregdetare si Gaza, Ascalon dhe Caesarea, nuk u pushtuan edhe më tej, derisa Alqama ibn Mujazziz ishte dërguar në Gazë kundër forcave Bizantine.[30] Me instruksionet e kalifit, Yazid ibn Abi Sufyani kishte marshuar kundër Caesareas duke e rrethuar. Caesarea ishte rrethuar për periudhë të gjatë në vitet 639, 640 ose 641,[31] e më pas kishte pushtuar Ascalon, për të kompletuar pushtimin e Palestinës,[32] që shumica e burimeve theksojnë që është pushtuar nga Amr ibn al-As.[33]  Mirëpo disa burime thonë që më 640 kalifati Rashidun pushtoi Cezaren.[34]

Me ardhjen e pushtimit të muslimanëve arab, organizimi administrativ ekzistues të distriktit Bizantin të Palestinës Prima, mbeti i njejtë,[35] e që Bilad al-Sham përbëhej nga hapësira e Sirisë së Madhe, që shtrihet në territoret e Sirisë, Libanit, Jordanit, Izraelit dhe Palestinës, si dhe në regjionet e Turqisë moderne, në regjionin Hataj, Gaziantep dhe Diarbakir.[36] Bilad al-Sham, në fillim mes viteve 637 dhe 640 nga kalifi Omeri, u nda në katër distrikte ushtarake-Jund, e ato ishin: Filastin, al-Urdunn, Dimashq dhe Hims,[37] derisa më pas u nda edhe Jund-i i Qinnasrin, nga Hims në kohën e kalifit Mu’awiya I ose Yazidit I.[38]

Jund Filastin, ishte distrikti ushtarak i Palestinës që shtrihej nga Aqba, që ishte qyteti bregdetar në Detin e Kuq në Jordani dhe al-‘Arish, që ishte qyteti më i madh në Sinai, që qeverisej nga Egjipti deri në Galilenë e ultë në veri,[39] e që përfshinte pjesën më të madhe të territorit të provincave bizantine të Palestina Prima dhe Palestina Tertia.[40] Gjatë sundimit Tulunid, kjo provincë u zgjeru në drejtim të jugut dhe lindjes në kurriz të Jundit Dimashq, e që përfshiu territoret e Jordanit jugor të sotëm dhe pjesën veriperëndimore të Arabisë Saudite.[41] Jund-i Filastin( Palestina) më së shumti u zgjeru nga Rafah në jug deri në fshatin Lajjun në veri, nga bregdeti mesdhetar deri në lindje dhe juglindje të lumit Jordan, përfshirë edhe malin Edom dhe qytetin Zoar( Sughar) në juglindje të Detit të Vdekur, derisa Galileja nuk përfshihej në këtë Jund, por përfshihej në Jund-in Urdunn në veri.[42] Pra përfshinte regjionet e Samarisë, Judesë dhe fushat fqinje bregdetare nga Mali Karmel në veri deri në Gaza në jug.[43] Qytetet kryesore të Palestinës, gjatë kalifit Rashidun, sipas historianit arab al-Baladhuri, ishin nga jugu në veri: Rafah, Gaza, Bayt Jibrin, Yibna, Amwas, Lydda, Jaffa, Nablus, Sebastia dhe Caesarea.[44] Nën sundimin bizantin qyteti kryesor ishte Caesarea, kurse nën pushtimin musliman arab, ishte Amwas( Emausi), i cili fillimisht ishte edhe si kamp dhe vend i fortifikuar, e që u braktis deri me rastin e murtajës së Amwas-it, në vitin 639,  e që rreth vitit 640, Lud dhe/ose Jerusalemi u bënë kryeqytet politik dhe fetar i Palestinës.[45] Pas kalifit Sulayman ibn Abd al-Malik, formoi qytetin Ramla(Ramallah), e caktoi atë si kryeqytet dhe i zhvendosi qytetarët nga Lud-i, e që gjatë shekullit IX gjatë sundimit të sundimtarëve Abasid, Jund Filastin u cilësu si më i zhvilluari që kishte së paku 20 xhami.[46] Por edhe pas pushtimit Fatimid të distriktit nga Abasidët, Jerusalemi u bë kryeqytet, kurse qytetet kryesore ishin Ascalon, Ramla, Gaza, Arsuf, Caesarea, Jaffa, Jericho, Nablus, Bayt Jibrin dhe Amman.[47]

Jund-i i Filistinës ekzistoi deri në pushtimin Selxhuk dhe Kryqëzatat e shekullit XI.

Më: 31.01.2024

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



[1] A Restatement of the History of Islam & Muslims, Sayed Ali Asgher Razwy, faqe 283.

[2] Atlas of the Prophet's biography: places, nations, landmarks, Shawqi Abu Khalil, Dar-us-Salam, 2004, faqe 249.

[3] Encyclopædia Britannica, A New Survey of Universal Knowledge, Volume 1, 1967, faqe 51; The Princeton Encyclopedia of Islamic Political Thought,Gerhard Bowering, Patricia Crone, 2013, faqe 14; Islam in the World Today, A Handbook of Politics, Religion, Culture, and Society, Werner Ende, Udo Steinbach, 2010, faqe 11.

[4] Syria, Lebanon, and Jordan, Laura S. Etheredge, 2011, faqe 50.

[5] The Early Islamic Conquests, Fred M. Donner, Princeton: Princeton University Press, 1981, faqe 86, 89-90.

[6] Po aty, faqe 112, 114.

[7] Po aty, faqe 115-116.

[8] Po aty, faqe 111.

[9] Po aty, faqe 117.

[10] The Early Islamic Conquests, Fred M. Donner, Princeton: Princeton University Press, 1981, faqe 115; "?Amr b. al-??? al-Sahm?”, A. J. Wensinck,(1960). The Encyclopaedia of Islam, H. A. R. Gibb, J. H. Kramers, E. Lévi-Provençal, J. Schacht, B. Lewis, Ch. Pellat, New Edition, Volume I: A–B, Leiden: E. J. Brill, faqe 451.

[11] "?Amr b. al-??? al-Sahm?”, A. J. Wensinck,(1960). The Encyclopaedia of Islam, H. A. R. Gibb, J. H. Kramers, E. Lévi-Provençal, J. Schacht, B. Lewis, Ch. Pellat, New Edition, Volume I: A–B, Leiden: E. J. Brill, faqe 451.

[12] The Grand Strategy of the Byzantine Empire, Edward N. Luttwak, Harvard University Press, 2009, faqe 199.

[13] A History of the Crusades: The First Crusade (second ed.), Steven Runciman, Penguin Books: London, 1987, faqe 15.

[14] The Early Islamic Conquests, Fred M. Donner, Princeton: Princeton University Press, 1981, faqe 112.

[15] Byzantium and the early Islamic conquests, Walter Emil Kaegi, Cambridge: Cambridge University Press, 1995, faqe 100-101.

[16] "Ad?j?n?dayn". The Encyclopaedia of Islam, H. A. R. Gibb, J. H. Kramers, E. Lévi-Provençal, J. Schacht, B. Lewis, Ch. Pellat, New Edition, Volume I: A–B, Leiden: E. J. Brill,1986, faqe 208.

[17] "Filas??n — I. Palestine under Islamic Rule" D. Sourdel, 1965. In: The Encyclopaedia of Islam, B. Lewis, Ch. & Schacht, J. Pellat, New Edition, Volume II: C–G, Leiden: E. J. Brill, faqe 910–911.

[18] The Early Islamic Conquests, Fred McGraw Donner, Princeton University Press, 1981, faqe 153.

[19] "Ad?j?n?dayn". The Encyclopaedia of Islam, H. A. R. Gibb, J. H. Kramers, E. Lévi-Provençal, J. Schacht, B. Lewis, Ch. Pellat, New Edition, Volume I: A–B, Leiden: E. J. Brill,1986, faqe 208.

[20] The History of the Kurdish People, Hamma Mirwaisi, 2019, faqe 485.

[21] The Sword of Allah: Khalid bin al-Waleed – His Life and Campaigns, A. I. Akram, third edition, 2004, faqe 246.

[22] Byzantium and the early Islamic conquests, Walter E. Kaegi, Cambridge, UK: Cambridge University Press, 1992, faqe 146.

[23] "Filas??n — I. Palestine under Islamic Rule" D. Sourdel, 1965. In: The Encyclopaedia of Islam, B.Lewis, Ch. & Schacht, J. Pellat, New Edition, Volume II: C–G, Leiden: E. J. Brill, faqe 911.

[24] The History of the Decline and Fall of the Roman Empire, Volume 6. Edward Gibbon, J. D. Morris Publishers, 1862, faqe 621.

[25] The Sword of Allah: Khalid bin al-Waleed – His Life and Campaigns, Agha Ibrahim Akram, United Kingdom: Oxford University Press, 2004, faqe 432.

[26] City of Stone: The Hidden History of Jerusalem, Meron Benvenisti, Berkeley and Los Angeles, California: University of California Press, 1998, faqe 14.

[27] A History of Palestine, 634-1099, Moshe Gil, Cambridge University Press, 1997, faqe 52.

[28] Po aty, faqe 54.

[29] A History of Palestine, 634-1099, Moshe Gil, Cambridge University Press, 1997, faqe 51; City of Stone: The Hidden History of Jerusalem, Meron Benvenisti, University of California Press,1996, faqe 5; Byzantium in the Seventh Century: The Transformation of a Culture, J. F. Haldon, Cambridge University Press, 1990, faqe 301; The Holy City: Jerusalem in the Theology of the Old Testament, Leslie J. Hoppe, Collegeville, Minnesota: The Liturgical Press, 2000, faqe 15; A History of the Crusades - Volume 1: The First Crusade and the Foundation of the Kingdom of Jerusalem. Steven Runciman, United Kingdom: Cambridge University Press, (1987) [1951], faqe 2.

[30] The Early Islamic Conquests, Fred M. Donner, Princeton: Princeton University Press, 1981, faqe 139, 152-153.

[31] Po aty, faqe 153.

[32] "Filas??n — I. Palestine under Islamic Rule" D. Sourdel, 1965. In: The Encyclopaedia of Islam, B.Lewis, Ch. & Schacht, J. Pellat, New Edition, Volume II: C–G, Leiden: E. J. Brill, faqe 911.

[33] "?Amr b. al-??? al-Sahm?”, A. J. Wensinck,(1960). The Encyclopaedia of Islam, H. A. R. Gibb, J. H. Kramers, E. Lévi-Provençal, J. Schacht, B. Lewis, Ch. Pellat, New Edition, Volume I: A–B, Leiden: E. J. Brill, faqe 451.

[34] Matthew and His World: The Gospel of the Open Jewish Christians : Studies in Biblical Theology, Benedict Viviano, Vandenhoeck & Ruprecht, 2007, faqe 17.

[35] "Filas??n — I. Palestine under Islamic Rule" D. Sourdel, 1965. In: The Encyclopaedia of Islam, B.Lewis, Ch. & Schacht, J. Pellat, New Edition, Volume II: C–G, Leiden: E. J. Brill, faqe 911.

[36] "Al-Sh?m", C. E. Bosworth, (1997). The Encyclopaedia of Islam, Editors: C.E. Bosworth, E. van Donzel, W.P. Heinrichs, G. Lecomte, New Edition, Volume IX: San–Sze. Leiden: E. J. Brill, faqe 261.

[37] Arabia e Palaestina dall'impero al califfato, Barbara Bianchi, 2007, faqe 23; Muqarnas - An Annual on the Visual Culture of the Islamic World, Gülru Necipoglu, Volume 13, 1996, faqe 43; "The Construction of an Islamic City in Palestine. The Case of Umayyad al-Ramla", Nimrod Luz, Journal of the Royal Asiatic Society, 1997, 7 (1), faqe 27.

[38] "Mu??wiya I b. Ab? Sufy?n", M. Hinds, (1993), The Encyclopaedia of Islam, C. E. Bosworth, E. van Donzel,

W. P. Heinrichs, Ch. Pellat, New Edition, Volume VII: Mif–Naz. Leiden: E. J. Brill, faqe 264; The Armies of the Caliphs: Military and Society in the Early Islamic State, Hugh Kennedy, London and New York: Routledge, 2001, faqe 31.

[39] Palestine: A Four Thousand Year History, Nur Masalha, Bloomsbury Academic, 2018, faqe 158-159.

[40] Po aty, faqe 160.

[41] Po aty, faqe 169.

[42] Palestine Under the Moslems: A Description of Syria and the Holy Land from A.D. 650 to 1500 G. Le Strange, London: Committee of the Palestine Exploration Fund, 1890, faqe 25–30.

[43] "Filas??n — I. Palestine under Islamic Rule", The Encyclopaedia of Islam, D. Sourdel, B. Lewis, Ch Pellat, J. Schacht, New Edition, Volume II: C–G, Leiden: E. J. Brill, 1965, faqe 910.

[44] Palestine Under the Moslems: A Description of Syria and the Holy Land from A.D. 650 to 1500 G. Le Strange, London: Committee of the Palestine Exploration Fund, 1890, faqe 25–30.

[45] "The Construction of an Islamic City in Palestine. The Case of Umayyad al-Ramla" Nimrod Luz, Journal of the Royal Asiatic Society, 1997, 7 (1), faqe 30.

[46] Palestine Under the Moslems: A Description of Syria and the Holy Land from A.D. 650 to 1500 G. Le Strange, London: Committee of the Palestine Exploration Fund, 1890, faqe 25–30.

[47] Po aty.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora