Mendime
Asllan Dibrani: Drejtësia e Kosovës me dënimin e vogël të Pal Lekajt nxit kriminalitetin në Kosovë!
E diele, 04.02.2024, 07:54 PM
Drejtësia e Kosovës me dënimin e vogël të Pal Lekajt nxit kriminalitetin në Kosovë!
Shkruan
Asllan Dibrani
Dënimi
nga Gjykata Themelore në Prishtinë me tri vjet e tetë muaj burg, ish ministrin
e Infrastrukturës, njëherësh deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, në lidhje me
pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar
“Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën
‘Arbën Xhaferi’ ka nxitur reagime dhe
debate të shumta këto ditë .
Në
shpalljen e aktgjykimit për Pal Lekajn, Eset Berishen, ish këshilltar i Lekaj,
Nebih Shatri, sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Infrastrukturës etj , qe u shpallen fajtor për veprën penale
keqpërdorim të pozitës zyrtare me dënimin
aq të bute ndaj tyre është një lajthitje
dhe dështim i drejtësisë
dhe juridiksionit në Kosove.
-Vendimi
nxiti debate e pakënaqësi tek popullata duke
u mbështetur në këtë padrejtësi
aq të madhe qe është kryer
me vjedhjen e djersës së
popullit. Revolta po merr kaheje
shqetësuese me një skandal aq të madh qe iu be buxhetit të Kosovës! Ky skandal
sikur pezmatoj edhe më shumë
popullin kur ish ministri Ramush Haradinaj, sa ishte ne atë kohe edhe u kryer kjo vepër në
mandatin e tij .Ky ne vend qe të turpërohet për grupin kriminel qe vodhën dhe u dënuan me aq
kohëzgjatje qesharake ,ai iu del në
mbrojtje citojmë si më poshtë në
reagimin e tij:
“Jam
i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal
Lekaj!
Dua
të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do
ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj.
Çdo
person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë!
I
bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj” , përfundon deklarata
e tij?”!
Lidhur
me aferën e 54 milionëshit, mendoj që fillimisht ishte dashur të hetohet Ramush
Haradinaj si ish Kryeministër, e më pastaj të ndiqet edhe Pal Lekaj me
bandën e tij , sepse ky i fundit është
vetë një lodër e Ramush Haradinajt, sepse aso kohe, kur ka ndodhur abuzimi me
ata 53 milion, ishte kryeministër i vendit Ramush Haradinaj, mandat në të cilin
ka pasur edhe afera të tjera.
Çfarë
drejtësie është kjo këta me këto dënime
qesharake, krimi hajnia ka me lulëzuar në Kosovë pas këtij rasti , të mjerët
populli për këtë sistem gjyqësor me dënime të ulëta për politikanët që e kanë
keqpërdorë pozitën zyrtare me miliona euro po e nxisin te rritet krimi në të ardhmen edhe me shumë!.
Kjo
asht drejtësia e Kosovës për 50 milion
euro vjedhje me se miri e
vërteton se gjykatat vet janë të korruptuara, prandaj sa me
parë duhet shpartalluar këto
banda në drejtësinë e Kosovës,
qe për çdo dite i mihin
varrin Kosovës...