E merkure, 11.12.2024, 07:10 PM (GMT)

Mendime

Vladimir Shyti: Shqipëria, një parcelë eksperimentale

E hene, 12.02.2024, 07:54 PM


Shqipëria, një parcelë eksperimentale

Nga Vladimir Shyti

Gjatë luftës së dytë botërore deri në çlirimin e vendit, partia komuniste përhapi idetë e Marksit dhe të Engëlsit. Dhe, sipas tyre, siguria e këtyre reformave pa ndonjë formulë ishte tek bashkimi popullit rreth partisë shtet. Këto ide komuniste nuk u përqafuan nga partitë e tjera, ndaj filluan debatet e më pas genocidi deri në shpërbërjen tyre. Mbasi u bë pastrimi nga “armiqtë e popullit”Partia-shtet nisi rrugëtimin nën siglën:Të ndërtojmë një shoqëri të kulturuar, me njerëz të lirë dhe të barabartë para së drejtës, por që nuk u zbatua asnjëherë në këtë vend.

Ekzistonin edhe të tjera shtete që tentuan të ecnin në vijën Leniniste, por pa sukses, ndaj përqafuan idetë kapitaliste, duke u bindur se ajo ishte e vetmja rrugë që duhet të përshkonin.

Shteti Shqiptar me në krye Enver Hoxhën nuk u mund para presionëve, ndaj Evropa, ashtu dhe Amerika vendosën që të eksprimentonin komunizmin në këtë vend tashmë të vetmuar. Lideri komunist, një individ vetmitar e përkufizonte veten si Zeusi. Duke shfrytëzuar luftën, ku borgjezia kishte provuar një farë dështimi, ai iu përshtat mendimit kolektiv komunist dhe të pranonte disiplinën e partisë, ku vullneti dhe njohja e indivit nuk luanin asnjë rol.

Në parcelën eksperimentale bota vështronte dhe analizonte dukuritë e misteret e një vendi të vogël, që e mbanin veten si një “Fanar ndriçues”në botë. Të përcaktosh vetë, do të thotë ti thuash”jo”asaj që është vetëm në vetvete. Enveri e konceptonte jetën midis lirisë subjektive dhe determinizmit shoqëror objektiv. Ai nuk e la veten deri në ndërtimin e një subjekti historik mbiindividual, por dështojë ende pa e ngritur kështjellën e pamposhtur, ashtu si e trumpetonte ai në arenën botërore. Pra, përpjekja e tij për të ecur kundër rrymave të kohës modern e bëri popullin të përqafonte kapitalizmin.

Po si, qysh, tek? Parcela u shkatërrua, por fillojë rinovimi nga vet komunistët, pa asnjë portret të tyren. Një miniaturë shumë e dobët dhe një një portret të dytë, pa ndonjë vlerë, mospërfillës, të pakënaqur e pakureshtje. Kjo ndodhi sepse lëkura e tyre ishte shumë e fortë dhe ishte, në thelb, pikërisht ajo, që ata e quanin tragjedi. Nga pamundësia për të komunikuar me masat popullore, ata afruan në gjirin e tyre të rinjtë dhe disa persona që kishin influence në masat e gjera, ku dhe ndërtuan një tjetër parcelë eksperimentale.

U krijuan shumë parti por, dy u fuqizuan, që hodhën vellon e zezë mbi popull, tre lider, që ndërroheshin në çdo tetë vjet, ku edhe vazhdojnë të sundojnë parcelën. Berisha me partinë demokratike, i cili e fillojë shkatrrimin, i papërmbajtur në idet që serviseshin nga Evropa dhe Amerika. Ilir Meta me një parti fantazëm, që ngërryente kudo me një shpirt, kafaz të nëndheshëm dëshirash. Edvin Rama me një punë të dukshme, fanatik i disiplinës, me shfrim pasionesh, moskokëçarës, ushtronte ndaj vetes dhe grupit të punës metoda prusiane, ndërkohë populli numëron qindarkat, ata dhe klani tyre numërojnë milionat.

Dhe, si përfundim mospërputhja midis bishave të uritura, që ende kërkojnë të kthehen me eksperimentet e tyre në parcelën e ferrit. Të pazbutur me hekurin e skuqur, trysni të vazhdueshme, duke sfilitur edhe më shumë këtë popull mjeran.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora