Mendime
Enver Bytyçi: Garda e autokratit Edi Rama si Garda e Khomeinit!
E enjte, 08.02.2024, 07:57 PM
Garda e autokratit Edi Rama si Garda e Khomeinit!
Nga
Enver BYTYÇI
Khomeini
në Iran ka një gardë, e cila arreston dhe ekzekuton njerëz të pafajshëm, ose
edhe fajtorë, po të doni, por me urdhër nga lart, nga udhëheqësi shpirtëror,
Ajetollah Khomeini. Eshtë e vetmja gardë kombëtare në botë që njihet për
shërbimin që ajo i bën diktatorit autokrat islamik të Iranit. Edhe në Iran kjo
gardë konsiderohet si instrument i Republikës Islamike. Por në fakt gjithë bota
e di se është instrument në duart e pushtetit islamik në këtë vend dhe kundër
qytetarëve të tij.
Po
në Shqipëri e kujt është ajo që quhet Garda e Republikës?! Tashmë askush nuk
dyshon se ajo është instrument në duart e kryeministrit Rama. Njësoj siç është
edhe parlamenti, Gjykata Kushtetuese, SPAK, Gjykata e Lartë e madje edhe ato të
Apelit dhe të faktit. Nuk ka institucion që në kushtetutë ka funksione të
pavarura, i cili të mos i shërbejë pushtetit të kryeministrit të vendit, Edi
Rama! Ne kemi parë se edhe perandorët e sulltanët e ruanin një lloj distance,
sidomos nga gjyqësori. Ndërsa Shqipëria është modeli më i shëmtuar i
përqëndrimit të pushteteve në duart e një personi. Vini re: Jo të një partie,
as të një klani, por të një individi që mban postin e kryeministrit të vendit.
Garda
është shëmtia më e madhe e kësaj ngrehine të shëmtuar të shtetit shqiptar. Ajo
godet deputetët e opozitës, madje edhe gazetarët. Jo vetëm i godet, por ua
mbyll derën dhe nuk i lejon të hyjnë në sallën e parlamentit. Kur deputetët
arrijnë ta çajnë kordonin e gardistëve e të hyjnë në atë sallë, spikerja e
parlamentit e deklaron seancën të mbyllur. Me ndihmën e gardës së Edi Ramës
tashmë parlamenti qëndron me dyer të mbyllura. Nuk funksionon më. Nuk ka më
seancë plenare të tij. Madje as mbledhje komisionesh! Gjithçka është e
paralizuar, një plani. Të zhbëhet legjislativi. Që Shqipëria të kthehet në
gjendjen e Anglisë së para një mijë viteve, pra para lindjes së
parlamentarizmit.
Pas
një ose dy viteve ne do të flasim sërishmi për këtë problem. Dhe ithtarët e Edi
Ramës do të thonë se “fajin e kishte opozita pse protestonte në këtë
parlament”! Edhe pse Garda e armatosur i dhunon parlamentarët opozitarë si në
kohët më të errëta të obskurantizmit europian. Garda propagandistike operon nga
ana tjetër në mbrojtje të kësaj shëmtie të padëgjuar në botën e kontinetit
europian. Garda e deputetëve socialist voton me urgjencë ligje e marrëveshje
fyese dhe anti-kushtetuese, sërishmi me justifikimin se “Opozita proteston”!
Eshtë një situatë kur gardat, të gjitha regjimentet e pushtetit të Edi Ramës
janë armatosur deri në dhëmbë për ta zhbërë jo vetëm demokracinë, por vetë
shtetin.
Edi
Rama, njësoj si Khomeini në Iran, rri dhe vështron. Ve dorën në mjekrrën e tij
të bardhë dhe sheh rezultatin e punëve të veta të zeza në dëm të lirisë,
demokracisë dhe europianizimit të Shqipërisë. Ndërkaq ne shqiptarët rrimë në
një qoshe dhe shohim se kush ushtron më shumë forcë. Nëse litarin e tërheq Rama
e Garda, atëherë heshtim, mërmërisim ndoshta diçka nëpër dhëmbë, por sërishmi
nuk ngrejmë zë. Eshtë e sigurt se shumica e shqiptarëve, të pakësuar në
maksimum prej emigrimit masiv, presin momentin kur peshorja e forcës të anojë
nga opozita. Janë gati për mos bindje civile. Por nuk kanë mundësi praktike që
këtë mosbindje ta dëshmojnë vetëm në Tiranë.
Gardës
dhe gardistëve të Edi Ramës duhet t’ua kundërvemë forcën e qytetarëve që presin
të hidhen në veprim. Kjo do të thotë që duhet veprim konkret. Greva e Urisë e
deputetëve duhet të mbështetet masivisht. Mosbindja civile duhet të çojë në
bllokimin e të gjitha akseve të rrugëve në Shqipëri, njëherësh dhe pa
përjashtim. Mosbindja civile duhet t’i izolojë Gardën dhe gardistët dhe ta bëjë
me dhimbje koke kryegardistin, kryeministër të Shqipërisë. Sepse garda tashmë
po me urdhër të komandantit të saj, Edi Rama, ka filluar të dhunojë edhe
gazetarë. Ndërsa shoqatat e gazetarëve në këtë vend heshtin e me heshtjen e
tyre dyfishojnë dhimbjet e gazetarëve të dhunuar. Se edhe shoqatat e gazetarëve
janë gardiane të pushtetit të Edi Ramës. Gjithçka që lëviz në margjinat e
pushtetit është në mbrojtje të këtij pushteti. Shoqatat e gazetarëve dhe
kryetarët e tyre gjithashtu!
Bota
shqiptare ose duhet të presë vdekjen në koma përballë gardianëve të
kryegardistit Edi Rama, ose duhet të zgjohet e të çlirohet prej tyre!