Mendime
Asllan Dibrani: Qeveritarë shqiptarë të Maqedonisë Veriore ku jeni?
E diele, 11.02.2024, 08:52 PM
Qeveritarë shqiptarë të Maqedonisë Veriore ku jeni?
Shkruan Asllan Dibrani
Ne vendbanimet shqiptare te Maqedonisë se Veriut u ndalohet mësimi në gjuhen shqipe nxënësve
shqiptar në dy Bashki në atë të Çashkës dhe Gazi Babës?
Nga një grup
ekstremist maqedonas të prirur nga
fryma nacionaliste sllavo maqedane protestojnë dhe bllokojnë hyrjen dhe daljen në Çashkës dhe Gazi Babe të cilët janë kundër mësimit në
gjuhën shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”.Pos këtyre Bashkive ka edhe zona tjera qe cenohet e drejta
e shkollimit në gjuhën amtare shqipe .
Protesta reprezalje dhe
dhunë e cenim te të drejtave ndaj shqiptarëve janë përcjell nga
ish sistemi jugosllav deri më ditët
e sotme.
„Në një njoftim thuhet se nga 27 nëntori i 2023
nxënësit maqedonas e ndërprenë mësimin, shkaku i hapjes së paraleles në gjuhen
shqipe dhe më pas nga ana e protestuesve u bllokua i gjithë procesi arsimor
edhe për 80 nxënësit shqiptarë të cilët ndjekin mësimin në gjuhen maqedonase“. “A
ka diskriminim ma të madh qe në këtë
shekull fëmija me ndjekur mësim në
gjuhen e popullit tjetër qe e pat
forcën deri dje”???.
Rasti aktuale të pengimit të së drejtës për arsimim në
gjuhën amtare është edhe në komunën Gazi Babës, ku grupe qytetarësh të
inkurajuar nga qendrat e pushtetit politik protestojnë kundër shkollimit
ne gjuhen shqipe ne mënyra edhe me të ashpra edhe me sulme ofendime dhe përbuzje.
Deri me tani
nuk ka kurrfarë reagimi zyrtar
nga Ministria e Arsimit as nga
Qeveria aktuale, qe kryeministri është
shqiptari Taulat Xhaferi.
Para disa ditësh u qua pluhur i madh se në krye të qeverise maqedonase u vau një kryeministër shqipta, duke brohoritur dhe kënduar se shqiptarët qenkan te barabartë me maqedonasit. I bëjmë thirrje Ali Ahmetit dhe atyre qe janë ne bashkëqeverisje me maqedonasit sllav , se shqiptarët nuk janë te barabartë, as me kushtet elementare. Një populli qe i ndalet shkolla në gjuhën amtare nuk është i barabartë me tjetrin.
“Përfaqësuesit e partive politike shqiptare
qesin tym e flak për mes TV-ve, se ne
kemi bërë popullin shqiptar te barabartë
me maqedonasit ,pa të drejte shkollimi në gjuhën shqipe , pa te drejtën e
përdorimit të flamurit kombëtar ,pa te drejtën e përfaqësimit ne arenën
ndërkombëtare si shqiptar !!!Prandaj Qeveritarë
shqiptarë të Maqedonisë veriore
ku jeni”?
Shqiptar ne
pozite dhe opozite koha është për
mobilizim dhe organizimin
e zgjedhjeve ne Maqedoninë e
veriut unik e jo te përçarë .
Përçarja dhe
sulmet kundër njeri tjetrit u panë edhe sot. Mobilizoni të gjitha forcat politike dhe
intelektuale mos e mashtroni ma qytetarin
shqiptar, por dilni zot atdheut
tuaj dhe dëshmoni me forcën tuaj politike se Maqedonia është
e popullit shqiptar nga “Aleksandri
i Madh e këndej” ,por formimi i Maqedonisë artificiale
nga ish Federata jugosllave cenoj të
drejtën e shqiptarëve deri me ditën
e sotme, siç po ndodh me mos lejimin
e shqiptareve ta ndjekin mësimin ne gjuhen
amtare. “Tu kujtojmë se Maqedonia sllave ka asimiluar mbi 300,000 mije shqiptarë nga ortodoks në maqedonas” ?!: Kanë asimiluar
dhe ndërruar çështjen nacionale me
qindra mijëra shqiptarëve përmes fesë
islame dhe shndërruar një numër të madh
në mysliman e turq . Prandaj momenti i fundit është ne këto zgjedhje ta tregoni veten qe ti
tregoni botës se shqiptarët në Maqedoninë
e veriut janë popull shtet
formues ose Maqedonia s’do të ekzistoje, por do te behet shpejt shpartallimi i saj
dhe ndarja e saj sipas kuteve shqiptare dhe të tjerëve.