Mendime
Aurel Dasareti: Rreziqet e mëdha kërkojnë mençuri dhe guxim të madh
E marte, 13.02.2024, 07:55 PM
Rreziqet e mëdha kërkojnë mençuri dhe guxim të madh
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Shqiptar, shmangu prej konfliktit sa më tepër që të
mundesh! Por, nëse të detyrojnë, atëherë lufto si një burrë.
***
Kur ra Muri i Berlinit
(Gjermania) në nëntor 1989, filloi rënia e mbrojtjeve (ushtrive) perëndimore
(të BE-së). Tani kemi ardhur aq larg sa nuk mund të ndajmë para për Forcat e
Armatosura. Ne nuk kemi një mbrojtje të duhur pasi nuk kemi ndarë para të
mjaftueshme për forcimin e mbrojtjes (ushtrisë). Çfarë do të bëjmë me ushtarët,
shumica e kampeve ushtarake “ikën”. Në ushtri më shumë femra se meshkuj. Nuk
kemi komandantë (oficerë profesionistë) që të mësojnë e të udhëheqin. Në vend
të rekrutimit dhe fillimit të trajnimit të oficerëve dhe fillimit të ndërtimit
të kazermave, në Tiranë po ndërtohen blloqe të mëdha pallatesh për pastrim
parash. Mjafton të biem dakord për disa pyetje, sa për ilustrim: Pse të rinjtë
e huaj perëndimorë të luftojnë dhe vdesin për Shqipërinë dhe Kosovën kur të
rinj e pleq/plaka shqipfolës janë bërë banorë të mbyllur të "shtëpisë më
të famshme": Big Brother Albania? Big Brother Kosova? Dhe njerëzit nga
jashtë, sidomos familjarët, i shikojnë gjatë gjithë kohës "heronjtë"
e tyre të tipit Mr. Bean!
Trump gjatë kohës së tij si president i SHBA-së, i kishte thënë liderit të
një "vendi të madh të NATO-s" se SHBA nuk do t'u vinte në ndihmë nëse
vendi nuk do të investonte mjaftueshëm në mbrojtje (ushtri), minimum 2% të
buxhetit vjetor.
Shumica e vendeve të BE-së i përbuznin kritikat duke i quajtur monotone,
ndërkohë që është e natyrshme të marrësh paketa dhuratash nga të tjerët në
mbrojtje të vendit tënd!?
Biseda për paqen dhe pajtimin me Rusinë sipas modelit të disa kuislingëve
të BE-së është ende një politikë e mirë. Ka ende shumë nga idiotët e dobishëm
të Putinit në BE-në, që përveç pisllëqeve tjera, e puthin, ledhatojnë dhe ndihmojnë
Serbinë agresore, mashtruese, manipuluese, terroriste (zagarin e Rusisë) për ta
okupuar sërish viktimën Dardaninë (Kosovën) e shqiptarisë.
Duke i shtuar një problem shumë serioz që shumica e politikanëve të BE-së (idiotëve
të dobishëm për vetë-shkatërrim), që sollën në vendet e tyre me dhjetëra milion
«refugjatë» nga Afrika, Azia dhe tani përballen me ekstremizmin e importuar nga
regjimet despotike, sidomos të Lindjes së Mesme, është e arsyeshme të
sugjerohet një ekzaminim mendor (kontrollim psikiatrik) i aktorëve në politikën
e jashtme të BE-së.
Këta “idiotë të dobishëm” nuk kanë para 2% të buxhetit për të prodhuar e blerë
armë, shkolluar oficerë, trajnuar ushtarë, për të forcuar mbrojtjen në rast një
sulmi real nga Rusia terroriste naziste fashiste, por ndajnë 20% të buxhetit
për të pranuar në vendet e tyre me dhjetëra miliona “refugjatë” të paligjshëm,
me identitet, histori trillimesh dhe profesion fals (shumë prej tyre
pretendojnë se janë “kirurgët e trurit dhe shkencëtarët e raketave”.
Veprimet idiote të BE-së dhe pritja e paturpshme e parave nga SHBA-ja për
mbrojtjen nga agresioni barbarë rus (sidomos nëse Ukraina e humbën luftën), dhe
vetë ata kanë prioritete më të rëndësishme: për të sjellë gjithë Afrikën dhe
Lindjen e Mesme në Evropë, të shkatërrojnë vendet e veta, ndryshime
demografike...
Kush është ushtari mesatar amerikan që prisni të vdesë për ju duke ju
mbrojtur nga “mikesha” e juaj shekullore Rusia?
Oj Evropë e pabesë që copëtuat atdheun e paraardhësve të mi, Shqipërinë!
Dhe, vëllezërit dhe motrat e mia në Shqipëri, Kosovë dhe treva të tjera
shqiptare nën okupim, duhet ta kuptojnë se nuk ka një grup njerëzish larg (të
huajt) që do t'ua zgjidhë këtë. Forconi unitetin kombëtar. Forcojeni ushtritë,
atyre u mungojnë gjithçka. Nuk mund të mbrojnë vendin të “armatosur” vetëm me
shkopinj. Ushtria është pjesë e së njëjtës shoqëri dhe ata kanë nevojë për
ndihmë nga shoqëria e tyre, kombi, shteti, vendi tyre.
Unë gjithashtu e urrej luftën, por duhet të jemi të përgatitur. Përgatitja
forcon elasticitetin tonë
Këtu nuk bëhet fjalë për të frikësuar. Bëhet fjalë për unitetin e juaj, pa
marrë parasysh ndryshimet, forcimin dhe
përgatitjen e ushtrisë.
Nëse përgatitemi, ne forcojmë qëndrueshmërinë dhe aftësinë tonë për të
penguar, për të trembur armikun që synon të na sulmon, duke minimizuar kështu
rrezikun për të shkuar në luftë. Lëreni budallallëqet, xhelozitë e sëmura,
armiqësitë, vrasjet e njëri-tjetrit për çështje banale dhe shtypjen dhe
gjymtimin e grave. Dhe, mbani për vete besimet tuaja fetare, brenda katër mureve
të shtëpive tuaja, Zoti nuk ka nevojë për "avokat" nga ata krijesa që
Ai ka shpikur.
Unë e kuptoj që shqiptarët, meqenëse nuk kanë sulmuar kurrë kombe dhe vende
të tjera në histori, nuk u pëlqen ideja për të qenë pjesë e një lufte apo
konflikti.
As mua nuk më pëlqen. Mos më keqkuptoni. Unë jam ushtarak profesionist, por
në thelb nuk më pëlqen lufta. Ashtu si ju, unë e urrej luftën. Duhet të ikim
nga lufta. Por nëse ata ju sulmojnë, luftoni si burra e gra trima.
Prandaj, duhet të jemi të përgatitur.
Duhet investuar tani, që mbrojtja (ushtria) të ketë një ekonomi të
parashikueshme. Dhe armët e mjaftueshme duhet të blihen menjëherë.
Lufta është si tërheqja e litarit,
rezultati i së cilës nuk varet nga forcat absolute por nga ato relative.
Faktorët ose "fijet" që përcaktojnë luftën (midis të tjerave) janë
cilësia dhe aftësia e komandantit. Këtu futen
personaliteti që është burim për frymëzimin e trupave për të pas besim në
vetvete nën udhëheqjen e tij.