Mendime
Florim Zeqa: Qeveri e fjalëve të mëdha dhe e punëve kërkah
E marte, 13.02.2024, 07:54 PM
Mes pritjes dhe zhgënjimit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
kohën kur ‘Qeveria e Albin Kurtit’ po hynë në vitin e fundit të qeverisjes,
pritjes së qytetarëve u ka ardhur fundi! Janë shumë faktorë që kanë ndikuar në
zhgënjimin e madh të qytetarëve të këtij vendi dhe mërgimtarëve në veçanti.
Qeveri e fjalëve të
mëdha dhe e punëve kërkah
‘Qeveria
Kurti’ erdhi me shpresa të mëdha për qytetarët e Kosovës, por, po rrezikon të
largohet me dëshimet më të mëdha në qeverisjen e vendit. Për të mos thënë fare,
janë të vogla dhe sipërfaqësore rezultatet në rrafshin praktik të kësaj
qeverie.
Mungesa
e rezultateve në qeverisje dhe zhgënjimet e qytetarëve janë barometri më i mirë
i matjes së punës së një qeveire. Nëse e marrim dhe e analizojmë cilin do
aspekt të qeverisjes aktuale dhe cilën do ministri në veçanti rezultatet
mungojnë, ashtu siq mungon mirëqenja e qytetarëve.
Sikurse
qeveritë paraprake, edhe qeverisja aktuale dështojë në krijimin e bazës së
sigurimeve shëndetësore për qytetarët, dështojë në reformimin e sistemit të
drejtësisë dhe krijimin e barazisë qytetare, dështojë në përmirësimin e
sistemit shëndetësor dhe atij arsimor (PISA na vlerësoj me notat më negative në
arsim).
Viti i shpresës për
shpëtim nga ndëshkimi i qytetarëve
Sikurse
qeveritë paraprake, edhe ‘Qeveria Kurti’ të gjitha energjitë i shpenzojë në
dialog me Serbinë pa e sjellë asnjë rezultat pozitiv për vendin, përkundrazi e
degradoj dialogun nga rrafshi politik në atë teknik dhe përkeqësoi pozicionin e
Kosovës në arenën ndërkombëtare!
Sikurse
në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm asnjë rezultat evident i
kësaj qeverie. Përveqse nuk e kemi asnjë anëtarësim të Kosovës në organizatat
ndërkombëtare, kjo qeveri nuk arriti ta sigurojë asnjë njohje ndërkombëtare të
shtetit për tre vjet! Ky është pak më tepër se dështim për një qeveri të
premtimeve të mëdha, apo “qeveri e shpresës” siq e mendonin qytetarët!
Për
më keq se kaq, kjo qeveri Kosovën e futi për herë të parë në historinë e saj
nën sankcione ndërkombëtare, si pasojë e mosbashkëpunimit me aleatët strategjik
të shtetit tonë-SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian!
Për
këtë arsye, viti i fundit i qeverisjes do të jetë sa i vështirë po aq i
mundimshëm për Albin Kurtin dhe stafin e tij qeverisës, për t’i hequr
sanksionet ndërkombëtare dhe për ta kthyer besimin tek aleatët dhe miqtë
ndërkombëtar.
Andaj,
viti i fundit i mandatit të kësaj qeverie është vit i shpresës për shpëtim nga
ndëshkimi i qytetarëve. Çdo dështim dhe çdo ditë e humbur është një shpresë e
humbur e kësaj qeverie për të vazhduar mandatin qeverisës.
Asnjëra
nga partitë aktuale nuk janë shpresa për ndryshim, vetëm Alternativa
Demokratike për Ndryshim (ADN) është shpresa reale e cila mund ta kthejë vendin
kah e mbara, kah bota e civilizuar dhe demokratike, aty ku edhe e ka vendin
Kosova dhe shoqëria shqiptare në përgjithësi!