E enjte, 12.12.2024, 11:35 PM (GMT)

Mendime

Kimete Berisha: Lista e budallenjëve të Albin Kurtit!

E merkure, 14.02.2024, 07:53 PM


Lista e budallenjëve të Albin Kurtit!

Nga Kimete Berisha

1. Budallenjtë e Shekspirit kanë shërbyer për t'i argëtuar njerëzit e mençur, sidomos mbretëresha Elizabetë I, ajo ka qenë e flaktë pas njërit nga budallenjtë e Shekspirit.

Për nder të Shekspirit (pas vdekjes), këtyre personazheve u janë ngritur përmendore, që quhen 'përmendoret e budallenjëve'.

Përmendorja, statuja, shtatorja, busti janë memoriale...

i bëhet njeriut pasi të ketë shkuar 'matanë', e jo të gjallit...

I bëhet dikund-dikund edhe të

gjallit...çka s'ka, organizohen edhe 'funerale të gjalla', por vetëm atyre që e kanë një këmbë n'dhè e një mbi dhè.

Ama s'është mirë, s'është etike, s'është estetike, sepse "vdekja jonë nuk na takon neve'.

Përveç si gjest i neveritshëm, përveç si idolatri, që e ka ndaluar edhe mesjeta, përmendorja e Albin Kurtit është e prapambetur,

këso përmendore nuk bëhen më që nga filllimi i shekullit 20-të.

Përmendoret moderne janë abstrakte, simbolike...

por sido që të jenë, përmendorja e bukur vështirë që mund të jetë, për mua e pamundur të duket bukur një përmendore, sepse s'mund të duket bukur.

Për ta  bërë përmendoren edhe më dramatike, mërgimtari ia ka vënë emrin 'shpresa e fundit'.

Nuk ka lënë asnjë mundësi për të

shpresuar më.

- Çka pas Albinit!

S'do të ketë më jetë!

Albin Kurti ka qenë shpresë, mund të jetë shpresë, por jo shpresa e fundit, sepse është jo humane, jo shkencore, jo logjike, jo poetike....

është fundi i jetës mbi tokë ta quash dikë 'shpresa e fundit'!

Të isha në vend të Albin Kurtit gjumi nuk më kish marrë nga ajo dashuri e neveritshme, e shëmtuar, e shtruar në mermer të ftohtë.

Çudi si nuk u kujtua ta bëjë përmendoren duke ikur Albini nga lufta, po me libër nën sqetull.

Duket sikur vullnetarisht Albin Kurti ka pozuar para skulptorit, i cili, nuk e di pse ia kish fryrë buzët.

Albin Kurti është në kulnin e karrierës politike, duke e shkruar librin e tij. Profesioni i tij nuk është 'idol'!

Të isha ai, do të dilja publikisht e t'ia shpjegoja njeriur se 'unë nuk jam shpresa e fundit'.

Nuk është mirë kur dikush mendon për ty, se pas teje s'ka më shpresë, s'ka më jetë...është e frikshme, është fataliste!

Si mund të ndjehet njeriu kur e sheh me sytë e tij se i kanë bërë 'memorial'!

- Bile Vjosa Osmani më e mençur, e quajti veten Barbi kukull, nuk shkoi më larg...

Mirë do të ishte ta bënte një kukull presidente, e ta shpërndante nëpër çerdhe, për frymëzim, më kukull s'bëhet!

Një ditë një doktoreshë m'u afrua në një qendër tregtare dhe më tha se 'më adhuron'.

U ngushtova, dhe kjo nuk është hera e parë që lexuesit më shprehin adhurim.

- Unë mendoj se mjekja është më dikushi se unë, dhe nuk mendoj se unë jam për adhurim.

Nuk kisha mundësi t'ia thoja, sepse ajo e kishte përnjëmend.

(Media ka faj që promovon si njerëz dikushi veç gazetarë e politikanë. Është e kundërta,, bash këta s'janë).

2. Sot Albin Kurtit i doli punë edhe me dashurinë e këngëtarit Naser Berisha, i cili tha në një emision se Albini e Glauku kanë bujtë tek ai në Gjermani.

(Ju kujtohet ajo koha e ftesës: 'A po vjen me bujtë', shunë mërzi e kam pasur, se tingëllonte si ftesë në një natë pa fund').

Kur e lexova njoftimin për bujtinën e Albin Kurtit e Glauk Konjufcës, kam qeshur me zë, se ma kujtoi atë vargun e këngëtarit nikoqir:

- 'Do të doja se çka s'do doja të bëj sonte me ty'.

- Shqiptarët e kanë humbur talentin për të dashuruar (s'kanë pasur kurrë, po hajt, po e marrrin që kur s'ka pasur liri i kanë matur fjalët).

Ose të bën horë, ose të mbyt me idiotësi...nuk qetësohet pa ta qit veten prej hujit...ama në të gjitha rastet ta kërditë dashurinë.

3. Dikush ka fat.

Frojdi, për shembull, çdo problem të huaj e ka komplikuar me nëndije dhe zgjidhjen e ka 'gjetur' veç në seks, ama për vete, kur e ka takuar dashurinë e tij, ajo zonja ka qenë duke qëruar molla.

P.S. Sonte për Shën Valentin kam pasul për darkë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora