Faleminderit
Gjekë Gjonaj: Ndërroi jetë profesori i shquar universitar dhe kritiku letrar, Prof. Dr. Hyni Hoxha
E enjte, 19.10.2023, 06:58 PM
Ndërroi jetë profesori i shquar universitar dhe kritiku letrar, Prof. Dr. Hyni Hoxha
Nga
Gjekë Gjonaj
Këto
ditë vdiq profesori  i Gjuhës dhe
Letërsisë Shqipe  nga   Ladorishta, fshati ilir  në rrethinën e Strugës, Prof. Dr. Hysni
Hoxha, i cili  pa u përkulur kurrë, tërë
jetën e tij,   edukoi dhe arsimoi
gjenerata e gjenerata  mësues të Gjuhës
Shqipe në Kosovë e Maqedoni.
Adhurues i Ulqinit
Vdekja
e tij më kthen kujtesën  në fillimet e
njohjes dhe ditët e kaluara së bashku 
gjatë sezonit turistik në Ulqin, ku ai 
shpesh kalonte pushimet e verës vetëm 
apo me bashkëshorten e tij.  Po
ashtu kujtoj  shëtitjet  tona të përbashkëta rrugicave  Kalasë së Ulqinit, freskimin  nëpër 
Pyllin e Pishave në Pinjesh , 
ecjet buzëmbrëmjeve  përgjatë
Plazhit të Madh  dhe vizitat   Kepit të Gjeranës dhe qytetit antik të
Shasit . Këto kujtime  nuk janë të
plota  pa çastet që i kaluam me
profesorin në banesën time në Ulqin,   pa
ato  bisedat  e gjata e të 
ngrohta vëllazërore, për përpjekjet 
e tij dhe pedagogëve  të tjerë
shqiptarë, të cilët u keqtrajtuan dhe  u
larguan nga puna   nga pushteti i
kohës  serbë e  maqedonase, për mbylljen e shkollave dhe
universiteteve shqiptare në Kosovë e Maqedoni, ku ka punuar  dhjetëra e dhjetëra dekada e tema të
tjera  nga fusha e kulturës e  arsimit , duke mos anashkaluar as temat
aktuale  politike që kanë të bëjnë me
fatin e popullit shqiptar në 
përgjithësi.
Misionar i arsimit
kombëtar
Bëhet
fjalë , jo thjesht  për një mik timin
të  vërtetë ,  por për një intelektual të përmasave kombëtare,
një njeri mendjelartë, dijetar, krijues, kritik letrar, studiues i
mirëfilltë  i cili i qëndroi besnik
formimit të tij kulturor , duke i përkthyer 
mendimet dhe bindjet e tij  nga
dije në besim, në guxim për të folur dhe vullnet për të vepruar. Falë
përkushtimit  dhe sakrificës së tij  dhe pedagogëve  të tjerë si ky, të cilët janë arsyeja  kryesore 
që shqiptarët në Maqedoni e Kosovë 
ia dolën të themelojnë dhe  të
çojnë përpara institucione  të arsimit  të lartë në gjuhën  shqipe.
Prof.Dr.
Hysni Hoxha i takonte plejadës së artë të intelektualëve  shqiptarë, të cilët  me punën 
dhe profesionalizmin  e tyre , siç
janë: Prof. Dr. Fadil Sulejmani,   Prof.
Dr. Lutfi Istrefi, Prof. Dr. Agni Dika, Prof. Dr. Vullnet Ahmeti, Prof. Dr.
Bajram Pollozhani, Prof.Dr. Abdulla Ali,  
të cilët  ishin edhe pjesë e
Universitetit të Tetovës, lanë gjurmë të pashlyeshme në   arsim, kulturë , letërsi e shkencë.  Këta dhe jo pak mësimdhënës të tjerë
universitarë  shqiptarë nga Struga dhe
viset e tjera shqiptare, ishin ata që hodhën edhe gurët e parë në themelimin
dhe zhvillimin e  Universitetit të
Tetovës, i cili tashmë është  shndërruar
në qendër të mirëfilltë edukimi e arsimimi , jo vetëm në Maqedoni, por edhe në
rajon. Gjatë rrugëtimit kohor të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Hysni Hoxha
dhe kolegët e tij,  u ballafaquan me  vështirësitë 
nga pala që donte të vazhdojë errësirën qindravjeçare, për të penguar  zhvillimin e arsimit ,  edukimin , kulturën, artin dhe shkencën
shqiptare. Me guximin e tij intelektual 
bashkë me kolegët e tij pa asnjë hezitim 
u bënë shtylla më vitale  e
çerdhes së arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni  në periudhën më të vështirë   lindjes dhe ngritjes së Universitetit të
Tetovës , më 1998- 2002, në detyrën e Prorektorit për Arsim.
Puna
e palodhshme  dhe sakrificat  që 
dha  ky misionar i arsimit bashkë
me  pedagogët e tjerë shqiptarë  në kohërat shumë të vështira, të ndjeshme dhe
vendimtare  të arsimit të lartë të lartë  në Maqedoni nuk duhet të harrohet kurrë.
Si
shumë intelektualë të tjerë shqiptarë Prof. Dr. Hysni Hoxha, të cilët ideal
kishin përparimin e kombit,   punoi pa
reshtur deri në frymën e fundit për përparimin e arsimit shqiptar, i cili ka
rolin kryesor në zhvillimin e kombeve, 
vlerave kulturore dhe historike .
Studiues serioz edhe i
simboleve kombëtare
Ky
personalitet i jashtëzakonshëm   ka  botuar 
disa vepra  dinjitoze me vlera
kombëtare nga fusha e  letërsisë shqiptare dhe
botërore   si dhe  studime
dhe  ese edhe në gjuhën maqedonase, serbokroate, sllovene, italiane,
rumune dhe hungareze. Ndër to është edhe libri i tij   “ Simbolet kombëtare”. Autori
Hoxha  me këtë vepër me peshë  në studimet albanologjike
dhe jo vetëm, u rreshtua në mesin e atyre intelektualëve shqiptarë që
kontribuuan  me rastin e  shënimit të  100-vjetorit
të Pavarësisë së Shqipërisë. Studiuesi Hoxha pohon se shqiptarët shqiponjën e
konsideronin shpend të shenjtë, bamirës dhe shton se  të tillë e
konsideronin edhe në krijimtarinë tonë poetike, në tekstet e konkursit për
himnin  kombëtar më 1937  ( fq. 51).  Ai, duke  e analizuar
poezinë  tonë gojore dhe të shkruar , respektivisht himnet e poetëve
tanë, vjen në përfundim 
se  fati i kombit shqiptar identifikohet
me  flamurin tonë kombëtar, simbolin  e
shenjtëruar  nga gjaku i trimave atdhetarë, që u flijuan
për  çlirimin e trojeve tona etnike. ( fq. 65)
Profesor
Hoxha nuk pajtohet  me flamurin e imponuar  shtetëror
aktual të Kosovës  pa karakteristika  etnike  të
shqiptarëve shumicë ( me  pëlhurë të kaltër me gjashtë yje, me ngjyrë
të argjendtë të një pjese të pëlhurës që përfaqësojnë gjashtë etnitë prej të
cilave shqiptarët përbëjnë 90 për qind të të gjithë banorëve, dhe pesë
etnitetet e tjera së bashku 10 për qind)  ,  dhe as me
himnin gjysmak   të  shtetit të Kosovës, “ Evropa”
vetëm me një melodi , pa tekst poetik, të kompozitorit kosovar Mehdi Menxhiqit.
Sipas
Xoxhës  simbolet kombëtare në Kosovë duhet të përcaktohen me kritere
artistike  dhe jo politike. ( fq. 148),
kurse   Kuvendi i Kosovës ka përgjegjësinë
historike  të mos pranojë himnin e cunguar pa tekst i cili do të
fyejë Kosovën, popullin e saj dhe qenien tonë kombëtare që jeton jashtë
Kosovës. ( fq. 155).
I
përhershëm qoftë   kujtimi ynë  për profesor Hysni Hoxhën !









