Kulturë
Rezoluta, miratuar nga Simpoziumi i Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria "Nderi i Kombit"
E shtune, 22.04.2023, 06:48 PM
Miratuar nga intelektual të shquar, kryesuar nga Kadare dhe Qose, kundër "ISOPOLIFONISË ", që është regjistruar në UNESCO, se gjoja vjen nga mitologjia e sirenave greke dhe buron nga muzika kishtare Bizantine.
Drejtuar: znj.
Elva Margariti
Ministre
e Kulturës
Për
dijeni:
Presidentit
të Republikës, shkëlqesisë së Tij z. Bajram Begaj
Kryeministrit
z. Edi Rama
Kryetares
së Kuvendit znj. Lindita Nikolla
Kryetarit
të Akademisë të Shkencave Prof. Skënder Gjinushi
Ministres
për Europën dhe Punët e Jashtme znj. Olta Xhaçka
REZOLUTË
Shoqata Atdhetare
Kulturore "Labëria"- "Nderi i Kombit", zhvilloi, në Sallën
"UNESCO", të Muzeut Historik Kombëtar, më datën 25 mars 2023, Simpoziumin
"Polifonia Popullore Shqiptare", ku morën pjesë etnomuzikologë të
njohur të vendit tonë, profesorë, kompozitorë, studiues, artistë, përfaqësues
të grupeve polifonike etj., nga i gjithë vendi.
Në Simpozium u evidentuan,
shkencërisht, vlerat atdhetare, historike dhe kulturore të Polifonisë Shqiptare
dhe, në këtë kuadër të Polifonisë Labe, të cilat, si pjesë e tërë trashëgimisë
shpirtërore të popullit shqiptar, kanë ruajtur origjinën e tyre unike.
U evidentua fakti se për
vlerat e rralla etnokulturore të Polifonisë Shqiptare, Fondacioni
"Toelfer", në Gjermani i dha çmimin "Europa për Folklorin
"1987, e po kështu Instituti i Kulturës Popullore në Akademinë e Shkencave
në Tiranë në tetorin e vitit 1989, organizoi dhe simpoziumin: "Vendi që zë
Polifonia Shqiptare në Ballkan", duke përcaktuar qartë këtë kulturë
muzikore Mesdhetare të shqiptarëve nëpër shekuj.
Duke vlerësuar regjistrimin në
Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore jo lëndore të Njerëzimit, në
UNESCO, të gjithë folësit, shprehën kundërshtim me prezantimin e kësaj
polifonie në faqen zyrtare elektronike (në faqet e shkruara, në videot dhe në
ilustrimin e fotografive), pasi bie ndesh me të vërtetat shkencore dhe ato
historike, duke goditur kështu identitetin kombëtar shqiptar. Këto trillime me
synime djallëzore për tjetërsimin e identitetit tonë kombëtar, të thesarit të
çmuar të folkut tonë, duhet korrigjuar institucionalisht, pasi bien ndesh me
misionin e Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave.
Ndarja, në faqen zyrtare të
UNESCO-s, e iso-s nga polifonia dhe interpretimi sikur gjoja iso-polifonia vjen
nga mitologjia e sirenave greke dhe tezat e shkruara po në atë faqe se
"Iso-Polifonia shqiptare buron nga muzika kishtare bizantine" dhe se
ajo shoqëron, midis të tjerash edhe funeralet e kremtimet fetare etj., janë
vetëm disa nga këto goditje në identitetin kombëtar shqiptar. Gjeniu i
letrave shqipe Ismail Kadare ka shkruar:
"Populli
shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh
mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush
nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë. Shqiptarët janë
ndër popujt më të vjetër të kontinentit Europian, popull themeltar në rrafshin
e tij..." (Marrë nga libri "Indetiteti Europian i shqiptarëve").
Ndërsa korifenjtë e letrave
shqipe si F. S. Noli shkruante se: "Kur lëngon Shqipëria zgjohet
Labëria dhe kur të vdes të më përcillni me këngë labe". Akademiku Rexhep
Qosja, Kryetar Nderi i Shoqatës "Labëria", gjatë një vizite në trevën
e Labërisë shkruan: "Në të vërtetë Labëria, ashtu siç e përjetova unë,
është Shqipëria. Labëria shpirtërore është Shqipëria natyrore e kjo do me thënë
Shqipëria etnike. Me këngën labe të djeshme e të sotme, jetojnë shqiptarët e të
gjitha trojeve shqiptare. Kënga e labërishtes është shembulli më i ndritshëm i
vetëdijes së pandarë, i vetëdijes kombëtare shqiptare. Dhe kjo është e
kuptueshme. Ajo është kënga e fuqisë morale, shpirtërore të Labërisë, e cila
tash 100 vjet është faktor kryesor kombëtar ,që e lëviz historinë shqiptare të
Labërisë, që është bërë thelbi shqiptar".
Në këtë Simpozium, kumtuesit
përforcuan me argumente të reja profesionale dhe historike, përcaktimet e bëra
nga studiues të shquar shqiptarë si: Ramadan Sokoli, Beniamin Kruta,
Shpëtim Kushta, Spiro Shituni, Piro Miso etj, si dhe përcaktimet e bëra nga
etnomuzikologë të shquar të huaj të kalibrit botëror, lidhur me termin dhe
origjinën e Polifonisë Shqiptare.
Duke vlerësuar sa më sipër,
Shoqata Kulturore Atdhetare "Labëria", i kërkon Ministrisë të Kulturës,
të ushtrojë përgjegjësitë e saj kombëtare e shtetërore, për të ndërhyrë
zyrtarisht pranë UNESCO-s, për të fshirë prezantimin aktual të ashtuquajturës
"Iso-Polifoni" në të gjitha anekset përkatëse të faqes zyrtare të
kësaj Agjensie të OKB-së, për Polifoninë Shqiptare dhe për ta zëvendësuar
atë me prezantim shkencërisht dhe historikisht të mbështetur, si dhe të
nënshkruar nga institucionet përkatëse, jo nga individë, kushdo qofshin ata.
Ajo kërkon gjithashtu, që, në faqet zyrtare të Ministrisë së Kulturës, si dhe
në botimet zyrtare, të mos lejohen shtrembërime të tilla
me karakter antikombëtar, antihistorik e antishkencor.
Ndërkohë, Shoqata Kulturore
Atdhetare "Labëria", bazuar në misionin e saj të miratuar sipas
ligjit, nuk do të pranojë zhvillimin e asnjë aktiviteti nën termin
"Iso-Polifoni", por vetëm nën termin "Polifonia Shqiptare".
Miratuesit e Rezolutës që
shprehen kundër termit "Isopolifoni" janë akademik, profesor,
deputet, muzikant, artist, historian dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore,
si dhe personalitete të Labërisë, mbartës të këngës labe, që janë të shqetësuar
për këtë tjetërsim.
PS. Këtë Rezolutë e kanë
miratuar të giithë personat e poshtë shënuar duke komunikuar nominalisht me
Kryetarin e Shoqatës "Labëria" profesor Ago Nezha.
Këshilli
Kombëtar i shoqatës atdhetare kulturore Labëria "Nderi i Kombit"
Akademik
Rexhep Qosja " Nderi i Kombit"- Kryetar "Nderi i Shoqatës
Labëria
Kryetari
i Shoqatës Labëria,
Prof.Dr. Ago Nezha "Mjeshtër i Madh" dhe "Kalorës i
Urdhrit të Skënderbeut".
Nën kryetarë, Agim
Çiraku, Biznesmen
Nënkryetar, Agim Rrapi,
Kryetar i Agrobiznesit Shqiptar
Kryeredaktor i Gazetës
"Labëria " Albert Zholi, shkrimtar
Bashkim Qeli, Ushtarak,
Sekretar organizativ
Dr. Neki Dredha, (ish Kryetar
i Bashkisë Vlorë )
Bejkush Birçe, "Mjeshtër
Sporti"
Axhem Gjoni, ( ish nënpunës në
aparate qendrore )
Kastriot Muço, ( ish Kryetar i
Konfederatës dhe Diplomat)
Gëzim Tushi, "Mjeshtër i
Madh" dhe "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut"
Kastriot Hadëri,Ushtarak
Agim Mero, ( ish Deputet dhe
Ministër i Tregëtisë)
Dr.Laver Stroka, Mjek
Ardian Resuli, Biznesmen
Mevlan Balili, Inxhinjer
Vojsava
Shkurti (ish Kryetare e Këshillit të Qarkut Vlorë)
Liri Boshnjaku
Arben Saliu, Drejtor
Drejtorie në Ministrinë e Brendshme
Pajtim Bello, (ish Zv. Ministër
i Ekonomisë, Energjitikës dhe Mineraleve )
Dr. Ylli Kërçani, Mjek
Kujtim Nanaj, Drejtor Tatimesh
Tiranë
DR. Izet Çulli, Mjek
Pano Hallkaj, gazetar
Piro Bregu, Ekspert në
Kontrollin e Lartë të shtetit
Edmond Vrapi, Diplomat
Perlat Muço, Inxhinjer
Dr. Engjëllush, Avduli
Namik Jahaj, Biznesmen
Albert Abazi,
studiues, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve
"Petro Marko " , Vlorë
Sefer Pasha, Shkrimtar
Faik Memushi, (ish Deputet )
Jashik Maçi Jurist (Avokat )
Vexhi Gjoni, Kolonel (ish
Komandant Divizioni)
Yzedin Dhuli, Jurist
Feksor Shkurti, Kryeredaktor i
Gazetës "Fterra Jonë"
Kryetarët
e degëve në rrethe
Ahmet Dema, Vlorë dhe Nën
Kryetar i Shoqatës Labëria
DR.Robert Çelo, Gjirokastër
dhe Nën Kryetar i Shoqatës Labëria
Asim Canaj, Sarandë
Myrdar Jera, Tepelenë
Baftjar Abazaj, Fier
Pëllumb Bënça, Patos
Prof. Asoc. Zaho Golemi,
Tiranë
Neki Haskoçela, Orikum
Kastriot Bezati,
"Mjeshtër i Madh " Kryetar i Shoqatës "Përmeti"
Dr. Asqeri Llanaj, Kryetar i
Shoqatës Atdhetare Kulturore "Cakran"
Ekspertë të
polifonisë
Mjeshtër i Madh Zhani
Ciko, Akademik në Akademinë Ndërkombëtare "Imperialis "
Prof. Dr. Aleksandër Peçi.
Prof.Dr.Bardhosh Gaçe,
"Mjeshtër i Madh" dhe "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut "
Mjeshtër i Madh, Bajram Lapi
Mjeshtër i Madh, Ermir Dizdari
Studiues, Zeno Jahaj
Studiues, Fitim Çaushi
Dr. Oleg Arapi, Dirigjent
"
Personalitete të shquara të Labërisë Ismail Kadare, " Nderi Kombit
"
Helena
Kadare, Shkrimtare
Prof. Dr. Ismet Elezi, Jurist,
Ka marrë Çmimin e Republikës të Shkallës së dytë, ka çmime nga "Qëndra
Ndërkombëtare e Kembrixhit" të Anglisë, "Njeriu Ndërkombëtar në
Shkencë" , "Doktor Honoris Causa", Prishtinë" dhe
"Medaljen e Nderit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë".
Prof. Dr. Ksenofon Kristafi,
ish President i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, Dekan i Fakultetit
të Drejtësisë dhe Shkencave Humane, Universiteti "Mesdhetar",
"Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut", ish Ambasador.
Prof. Dr. Sokol Sadushi, Zv.
Kryetar i Gjykatës së Lartë
Prof. Dr. Et'hem Ruka,
Akademik ( Ish Ministër i Arsimit ), Rektor në Universitetin
"Luarasi"
Prof. Dr. Fatos Tarifa,
Kryetar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave
Prof.Dr.Pëllumb Xhufi,
Akademik, Anëtar i Akademisë së Shkencave
Prof. Dr. Paskal Milo, ( ish
Ministër i Jashtëm) Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave
Prof. Dr. Arben Malaj, (ish
Deputet, Ministër i Financave dhe Ekonomisë )
Marin Mema, gazetar në
Top Channel
Akademik Apollon Baçe,
Arkeolog
Prof. Dr. Fatos Klosi, (ish
Kryetar i Shërbimit Informativ)
Dr. Shkëlqim Hajdari,
Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qëndror
Fatmir Toçi,(ish
deputet)"Kalorës i Urdhrit të Flamurit " Urdhrin Naim Frashëri të
Artë "
Prof. Dr. Sokrat Sinaj,
Akademik ( Profesor "Emeritus" në Zvicër )
Prof.Dr.Sherif Lusho, Dekan në
Universitetin "Polis "Medalje " Naim Frashëri i Artë"
Prof. Dr. Bilal Shkurti, (ish
Rektor në Universitetin "Ismail Qemali" Vlorë
Prof. Dr. Rexhep Uka, (Ish Zv.
Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë )
Prof. Dr. Shezai Rrokaj, (Ish
Rektor i Universitetit të Tiranës )
Viktor Berdo, ( Gjeneral )
Eni Çobani, Juriste
Daut Gumeni, Shkrimtar
Ruki Kondaj, Presidente e
Shoqatës të Torontos Kanada
Berat Luzha, Gazetar,
shkrimtar (Ish Deputet i Kosovës )
Aldrin Dalipi, Kryetar i
Qarkut të Tiranës
Dr. Hajro Limaj, Kolonel,
"Ministër Këshilltar"
Prof. Dr. Natasha Hodo
Prof. Dr. Hektor Veshi,
gazetar, shkrimtar
Vllasova Musta, Poete,
skenariste
Magjistre e Shkencave Sociale
Labëri Luzha, ( Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe
Inovacionit Prishtinë )
Dr. Migena Arllati, (Profesore
në Gjakovë
Prof. Dr. Diana Shehu
Prof. Dr. Pajtim Riba,
"Mjeshtër i Madh "
Prof.Dr.Profit Canaj, (
Profesor Emeritus ish Dekan i Fakultetit të Kulturës Fizike mban Urdhrin
"Naim Frashëri Argjënd", "Naim Frashëri të Klasit III"
Dr. Skënder Brataj, Drejtor i
Qëndrës të Urgjencës Mjekësore
Dr. Astrit Aliaj, ish
Komandant i Akademisë të Detarisë, Prefekt në Gjirokastër, Atashe Ushtarak i
Mbrojtjes të RSH, në Itali, Spanjë, Zvicër.
Dhimitër Gjoka gazetar,
shkrimtar "Mjeshtër i Madh"
Prof. Dr. Fatos Çoçoli,
Analist
Prof. Dr. Shyqyri Hysi,
Studjues dhe njohës i folklorit
Deputet të Kuvendit
Elisa
Spiropali Deputete
Fatmir
Xhafa Deputet
Ina
Zhupa Deputete
Bujar
Leskaj Deputet
Vullnet
Sinaj Deputet
Anila
Denaj Deputete
Etjen
Xhafa Deputet
Kryetar
të bashkive të trevës së Labërisë
Dritan Leli, Kryetar i
Bashkisë Vlorë
Tërmet Peçi, Kryetar i
Bashkisë Tepelenë
Gjergji Goro, Kryetar i
Bashkisë Himarë
Studiues
të artit dhe muzikës nga Maqedonia e Veriut e Kosova mb;shtesin rezolutën për
autoktoninë e Polifonisë ( Shumëzërshmërisë) Popullore Shqiptare
Akademik Rauf Dhomi,
Akademia e Shkencave dhe Arteve Kosovë
Prof. Dr. Sabaudin Zhuta,
Profesor Ordinar i fushës së Artit Muzikor, pranë Universitetit " Shën
Qirili dhe Metodi", Shkup
Prof. Dr. Mehmed Xhemajli, (
Drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve "Shota" –Kosovë
Mr.sc. Shkodran Tolaj, (
Drejtor i Ansamblit Shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare nga
Republika e Maqedonisë së Veriut.
Prof. Dr. Besiana Qani
Mehmedi, ( Profesor inordinar në Univrsitetin e Tetovës, Fakulteti i
Muzikës )
Personalitete të shquara të artit, miq të
Labërisë
Margarita Xhepa, " Nderi
i Kombit "
Reshat
Arbana " Nderi i Kombit"
Bujar Asqeriu ,"Nderi i
Kombit"
Muntaz Dhrami, "Nderi i
Kombit"
Luftar Paja, "Artist i
Popullit"
Birçe Hasko, "Artist i
Merituar ", "Mjeshtër i Madh"
Murat Kerraj, Skulptor
Këngëtarë
të këngës Labe
Golik Jaupi, Artist i
Popullit, "Mjeshtër i Madh
Berdo Berdo, " Mjeshtër i
Madh"
Nazif Çela, "Mjeshtër i
Madh"
Fatosh Liko, "Mjeshtër i
Madh, etj.
PS. Kjo listë vazhdon të
pasurohet deri në përmbushje të kërkesës tonë.