Kulturë
Perikli Jorgoni: Zëra të largët nga nëntoka (3)
E marte, 15.11.2022, 08:17 PM
ZËRA TË LARGËT NGA NËNTOKA
(P
o e m ë, 1975)
Autori:
Perikli Jorgji Jorgoni (1936 - 2012)
Vazhdon...
10.
S'do
të më takoje, ndoshta kurrë,
Kaq
fort ligësht, lidhur këmbë e duar,
Se
si era rrojta nëpër male,
Pa
vargonj e hekura të rënda,
Sikur
të mos ndodhej një shtiak,
Që
për ar dhe foshnjën mund ta shesë,
Që
për ar vellait i bën gropën,
Një
syqen që u tregoi shtigjet
E
limerit ku më dendur flinim,
Të
dërmuar nga rropatjet, ndjekjet.
11.
Isha
duke fjetur, kur u futën,
Ndjeva
një të therur nëpër shpatull,
Shtriva
dorën e m'u ndesh në hekur,
Hapa
sytë, mu përpara meje
Zbardhnin
dhëmbët bash një ledh me roje,
Me
sopata, heshta nëpër duar.
Flakë
villte një pishtar që mbante
Një
mjekrosh që shtizën ma kish ngulur.
U
shkëput nga grumbulli, më cyti:
-
Çohu, bre, të pret gostia shtruar! -
12.
Brofa
menjëherë, por u shemba,
Laku
i litarit më gjakosi,
Desha
që t'i hidhem e ta çaja,
Por
gjymtyrët fare s'më punonin,
M'i
shtrëngonte fort litar i trashë.
Sytë
nxirrnin xixa nga tërbimi,
Dhe
më vinte që të haja veten,
Pse
kështu të lidhur po më çonin,
Të
më qeshin, kur në mes të sheshit
Të
më heqin zavrrë në zinxhira...
13.
Mbret,
dhe sot si krimb më bren mendimi,
Ç'gjë
më shtyu që të zbres nga malet,
Që
si ka i therur nëpër këmbë
Mbytur
gjak Dyrkani të ckërmitej.
Rrëzë
muresh e në kulla rojet
Pinin
verë e plot gaz këndonin,
Dhe
s'ua merrte mendja se dikush
Mund
të futej e t'u nxirrte punë,
Se
kish mote që rropamë e luftës
Nuk
ishte ndier... Rreth gjithçka po heshtte.
Vazhdon...