Mendime
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e “Putinit të vogël”, Aleksandër Vuçiç
E diele, 06.11.2022, 08:09 PM
DEKLATARË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Një
qëndrim për t’u përshëndetur.
NATO
paralajmëron Vuçiçin: Mos luaj me zjarrin! Do të digjesh!
Presidenti
i serbo-madhisë dhe si vllau i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, urdhëroi dje serbët
në Kosovë që të braktisin institucionet shtetërore të vendit, policinë,
parlamentin etj.
Ky
urdhër nga serbo-madhi dhe luftënxitësi Vuçiç, u dha vetëm sepse qeveria e
Kosovës, në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, zbatimin e të cilave gushtin
e kaluar qeveria e Kosovës e shtyu edhe për rreth tre muaj dhe tani filloi një
zbatim gradual të ndryshimit të targave të makinave të serëbve në Kosove, nga
targa të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës. Ndaj këtij akti të qeverisë
së Kosovës, Vuçiç i’u përgjigj me kërcënime të hapura, vuri ushtrinë në
gatishmëri dhe futi kriminel serb e rus, armatime të shumta në veriun e Kosovës
si dhe urdhëroi serbët e Kosovës të largohen nga institucionet e vendit.
Të
gjitha këto dëshmojnë se Aleksandër Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë, është
një rrezik serioz, i pakorrigjueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ndaj
këtyre qëndrimeve dhe luftënxitëse reagoi dje Zv/Sekretari i Përgjithshëm i
NATO-s, duke ia bërë të qartë Vuçiçit se Aleanca e Atlantikut të Veriut ishte e
gatshme të ndërhynte në mbrojtje të Kosovës dhe stabilitetit të saj.
Partia
Demokratike mbështet plotësisht dhe përshëndet qëndrimin e NATO-s si dhe dënon
me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e “Putinit të vogël” për të ndezur
konflikt të ri në rajon. Ajo paralajmëron serbo-madhin Vuçiç se ëndrrat e tij
të “Serbisë së Madhe” janë varrosur njëherë e përgjithmonë në Kosovë dhe se
ndaj çdo akti agresioni të tij, shqiptarët do të reagojnë si komb i vetëm.