Mendime
Dritan Demiraj: Çfare pafytyresie dhe imoraliteti politik!
E merkure, 02.11.2022, 07:58 PM
Çfare pafytyresie dhe imoraliteti politik!
Nga
Dritan Demiraj
Kur
degjuam se te dy partite demokratike rane dakort te bashkepunonin per zgjedhjet
lokale te gjithe u gezuam, megjithese gjithe Shqiperia e di qe ka vetem nje PD
dhe ajo eshte PD qe drejtohet nga Prof Dr. Sali Berishes, tjetra eshte vetem
nje bashkim njerezish qe drejtohet nga tre pazarxhinj, te cilet fatkeqesisht do
ta perdorin dhe demtojne ate edhe per pak kohe.
Papritmas
ne momentin qe filluan te diskutohen primaret e kandidateve qe kane deshire te
konkurojne ne zgjedhje, te cilat ne fakt jane nje risi ne politiken Shqiptare,
grupi i pazarxhinjve duke e ditur se nuk perballet dot me primaret pasi ata e
dine se askush nga opozita nuk voton as Alibeaj as negociatoren e tij dhe as te
zgjedhurit dhe zgjedhurat e tyre.
Deri
ketu nuk ka asgje te re dhe te papritur. Por ne momentin qe Alibeaj deklaroi se
do futet ne zgjedhje i vetem, ketu po kemi disa probleme.
Le
te fillojme nga i pari.
E
kam thene edhe ne raste te tjera kur kam dhene intervista, por edhe gjate
takimeve te shumta ne Amerike ata nuk perfaqesojne asgje, por vetem genjejne
kur takojne te huajt se shqetesimin e kane tek demokracia ne Shqiperi, kur ata
vete e kane katandisur ne kete situate dhe per kete kane pergjegjesi te madhe
perpara votuesve te tyre.
Ne
demokraci fitohet vetem nepermjet votes, dhe eshte i qarte si drita e diellit
se ata nuk kane asnje mbeshtetje ne baze.
Pergjegjesine
dhe dinjitetin e liderit te "madh" me 5 mbeshtetes, e pame ne rastin
e zgjedhjes se presidentit. Ne llogjiken e pandershme te tij eshte ose zgjidhni
personin qe dua une dhe qe ska dhene asnje kontribut per PD dhe hajde te bejme
pazarin e rradhes, ose ne e bojkotojme procesin dhe nuk na behet vone per
besimin qe na kane dhene demokratet, pavaresisht faktit se kandidate te caktuar
kane kontribuar per PD me disa mijera vota gjate zgjedhjeve parlamentare.
Kur
erdhi puna per zgjedhjen e avokatit te popullit, atje ku kishte interes
personal i beri me shpejtesi votat, pavaresisht se perseri nuk arriti te
realizonte objektivin e tij.
Tani
qe e kane te qarte se do dalin edhe me keq se ne zgjedhjet e 6 marsit 2021,
grupimi deshtakeve, pazarxhinjve, interesaxhinjve, te pamoraleve, etj (ketu nuk
futen i gjithe grupi i tyre, por 3-4 "udheheqesit e medhenj" te
tyre), thone te mbaruar se te mbaruar jemi, ne parlament nuk kemi asnje shanc
te futemi më, atehere le te arrijme dy gjera: Se pari te bejme edhe me shume
dem tek PD, se dyti le te fitojme ndonje plaçke si ata te korporatave, se nuk
na vjen me rasti.
Ky
lloj modeli politik eshte modeli me i turpshem, pasi ja moren doren jane pasuruar
me shume ne opozite sesa ata qe jane ne pushtet.
Prandaj
ju bej thirrje gjithe opozitare te ndershem, atyre qe jane hequr nga puna ne
menyre kriminale siç jam hequr edhe une, atyre qe ju dhimbset demokracia, qe po
vuajne çdo dite papunesine, çmimet e larta, padrejtesine, dhunen, arrogancen,
ata te cilet kane luftuar per shume vite per PD, t'i bojkotojne perfundimisht
keta imorale politike, te mos mashtrohen dhe tu japin përfundimisht denimin e
duhur siç e meritojne tradhtarët.
Si
perfundim, pershendes mikut tim Mjeshtrin e Madh Bujar Kapexhiu per kete
karikature kaq domethenese.
facebook.com/profile.php?id=100044589662161