Shtesë » Lajme
Mërgata Shqiptare në Botë: Apel për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë nga mërgimtarët nga Serbia, në veçanti nga Presheva, Medvegja e Bujanoci
E marte, 11.10.2022, 04:54 PM
MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË
ME
SELI NË NJU-JORK
PËR
SHQIPTARËT E KOSOVËS LINDORE
PRESHEVË,
MEDVEGJË E BUJANOC
A P
E L
PËR
PJESËMARRJE NË REGJISTRIM TË POPULLSISË NGA MËRGIMTARËT SHQIPTARË NGA SERBIA E
NË VEÇANTI NGA PRESHEVA, MEDVEGJA E BUJANOCI.
Nga
1 e deri më 31 tetor 2022 është
regjistrimi i popullsisë në Republikën e Serbisë, prandaj APELOJMË të gjithë mërgimtarët shqiptarë të
Republikës së Serbisë të marrin pjesë në regjistrimin e tyre, duke i paraqitur
të dhënat e tyre personale, një nga dokumentet me numrin personal fotokopje,
çertifikatë të lindjes, letërnjoftim ose pasaportë.
Të
gjithë ata që posedojnë nënshtetësi të Republikës së Serbisë, të njëjtin
dokument ta dërgojnë te familjarët e tyre, të cilët janë me vendbanim në
vendlindjen e tyre. Kështu që të evidentohen në fletëregjistrat e
regjistrimit të popullatës në tetor
2022.
Regjistrimi
i popullsisë shqiptare në Kosovën Lindore është me interes gjithëkombëtar,
prandaj thërrasim të gjithë shqiptarët atje si dhe në Mërgatë, të mos
hezitojnë, por të kryejnë obligimin
Kombëtar
Pjesëmarrja
në regjistrim është ligjërisht e detyrueshme por edhe me rëndësi të veçantë për
të ndalë pasivizimin si dhe shlyerjen
nga evodenca ekzistuese që po i bën Serbia për shqiptarët.
Faleminderit
për mirëkuptimin të apelit dhe urojmë që pjesëmarrja të jetë në nivelin masiv
të Mërgimtarëve Shqiptarë!
Për
Mërgatën Shqiptare në Botë
Bahri
Ramadani
Nju
Jork
Më
9 Tetor 2022