E merkure, 09.10.2024, 08:08 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Vandalizohet varri me mbishkrim shqip në Guci

E diele, 21.11.2021, 03:01 PM


Vandalizohet varri me mbishkrim shqip në Guci: AKT I SHËMTUAR I NJERËZVE PRIMITIVË

Këto ditë zt.Pete Himle Pjetri postoi ne Fb lajmin mbi nje ngjarje te pakuptueshme e jonjerezore.

Postimi ka të bëjë me demtimin e qëllimshem  barbar nga persona të pandergjegjshem e  primitivë të monumentit mbivarror të babait të tij të ndjerë Hamo Mic Pjetrit në varrezat e Gucisë.

Në këtë akt të shemtuar janë dëmtuar monumenti mbivarror i të ndjerit ku  me ngjyre te zezë eshte ngjyrosur teksti i epitafit ne gjuhe shqipe si dhe jane ngjyrosur dhe demtuar simbolet kombetare shqiptare. Zt Pjetri botërisht ka deklaruar rrenjet e ti të origjines shqiptare, që deshmohet edhe me varrin e gurin e varrit te babit te ti.

Siç na deklaroj per portalin tone zt Pjetri, se babi i tije ishte i burgosur politik per rreth 20 vite ne Jugosllavine titiste, ishte amanet i babes që ne pllaken e varrit te ti shkruhet vetem shqip me shqiponjen dykrenare. Përgjegjësia për këtë aktë makaber bie në të gjithë ata që heshtin dhe nuk e denojn kete veprim te turpshëm qofshin individ apo isnstitucione komunale e shtetrore theksoj zt Pjetri.

Duhet cekur qe ky nuk eshte rasti i pare e as i vetmi qe ne rajonin e Plave e Gucise dikujt i pengon gjuha shqipe dhe simbolet kombetare shqiptare.

Kohë më parë nga monumenti mbi varrin e heroit mbarëshqiptar  Jakup Ferrit ne varrezat e Plaves,  gjatë natës  ishte hequr simboli i shkabes dykrenare.

Kujt po i pengojne ne diten e sotme  shkrimi e simbolet kombetare shqiptare dhe deklarimi i lirshëm e i vullnetshëm  i përkatësisë kombëtare në krahinën ku gjatë shekujve  tradicionalisht e historikisht është mbrojtur shqiptaria?

Në një shtet normal demokratik ku sundon ligji  zbardhja e rasteve te këtilla është dëtyrë e obligim i policisë, prokurorisë, gjyqit e organeve te tjera kompetente.

Esad Gjonbalaj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Shqiptaro-Amerikani Republikan shpall garë kundër Senatorit Demokrat Chuck Schumer Profesoresha Basha-Jakupi po vlerëson programet akademike në Letoni dhe Rumani Çaush Kullafi: Këtë shkollë, do ta bëjmë edhe më të bukur! Petrit Aliaj: Në Verona lind qendra e kulturës artistike-sportive 'Nënë Tereza' Idriz Zeqiraj: Degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër bënë vizita në atdhe “Hidheni në koshin e plehrave”, imami arab në Gjermani kundër flamurit shqiptar Elena Kocaqi takon shqiptarët e Ukrainës Ramiz Lushaj: Agim Mehmeti nderohet me Çmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi” Arrestohet poeti ''hoxhist'', reagon Kisha Kastriot Dervishi: Një statistikë tronditëse Nebil Çika: Guvernatori i Floridas nënshkruan ligjin që detyron mësimin në shkolla të krimeve të komunizmit Reagim i shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me vonesat që po i shkakton Ministria projektit të Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren Arbana Xharra: Nderroi jete nena qe iu vrane pese djem nga serbet Alma Lama: Edhe nje deshtim spektakolar i ministres se puneve te jashtme “Kosova është Serbi dhe Palestina shtet”, palestinezët mbajnë protestë në Beograd Fjalimi i Kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu për Kosovën, 1999 Organizata e Gruas Shpresë & Paqe: Mbështesim kandidaturën e Z. Agron Shehaj për Kryetar të PD në Shqipëri Video editorial i “Koha Jonë”: Plani kriminal i Rilindjes, 100 mijë banesa do shemben pas zgjedhjeve Ipeshkvijtë e Shqipërisë: Kush e shet votën, ka shitur dinjitetin e vet Ibrahim Hajdarmataj: Takime me zgjedhësit në Tropojë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora