Shtesë » Lajme
Profesoresha Basha-Jakupi po vlerëson programet akademike në Letoni dhe Rumani
E enjte, 18.11.2021, 06:43 PM
Prof.asoc.Dr.
Arta Basha-Jakupi, ish anëtare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC)
(2018-2021) aktualisht është angazhuar në cilësinë e ekspertes ndërkombëtare në
dy prej agjencive evropiane të akreditimit, atë të Letonisë dhe Rumanisë.
Prof.
Basha-Jakupi është përzgjedhur për të bërë vlerësimin e programeve në fushën e
arkitekturës dhe studimeve urbane, në programet e studimit të nivelit Master
dhe atë të Doktoraturës.
Angazhimi
i profesoreshës Basha-Jakupi, dëshmon se përvoja e fituar në Agjencinë e
Akreditimit të Kosovës është e njohur ndërkombëtarisht dhe e vlerësuar nga
agjenci të shumta të Evropës, dhe është një fakt shtesë se AKA është rrugës së
duhur të zhvillimit dhe njohjes ndërkombëtare.
AKA
i uron suksese profesoreshës Basha-Jakupi dhe të arritura të tjera në fushën e
sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
https://akreditimi.rks-gov.net/