Shtesë » Lajme
Petrit Aliaj: Në Verona lind qendra e kulturës artistike-sportive 'Nënë Tereza'
E premte, 24.09.2021, 07:00 PM
NË VERONA LIND QENDRA E KULTURËS ARTISTIKE-SPORTIVE “NËNË TEREZA”
Nga
Petrit R Aliaj
Nga
Tirana mora një telefonatë nga miku im Servet Cara, kompozitor, instrumentist,
rapsod popullor dhe ish drejtues e udhëheqës artistik i Ansamblit “Mirdita”i
cili më shpjegoi se në Verona me dt.22.shtator 2021 do të hapej një qëndër
kulturore artistike ose më mirë të shprehem, një degë e qëndrës që mban të
njejtin emër në Tiranë me president z.Tonin Ndrejaj. Në kontakt me z.Ndrejaj,
po atë ditë që ai kishte mbrritur nga Tirana u takuam në Breshja në brëmjen e
dt, 21.09.2021 së bashku me n/kryetarin
e kom. të kontroll-revizionit të Federatës FNAI- z.Astrit Nurka. Me këtë rast u
informuam dhe shkëmbyem biseda mbi aktivitetin e kësaj dege të re, e cila do të
jetë e pranishme fillimisht në provincat:Verona e Mantova. Në mbrëmjen e
themelimit të kësaj dege e cila u krye në Mantova, krahas nesh merrnin pjesë
për mbi 100 persona të cilët sa po hynin në sallën e hapur(simbas rregullave),
ledhatoheshin nga tingujt e muzikës tradicionale shqiptare ose më saktë nga
gjuha universale e cila nuk njeh kufij në kohë e në hapësirë.Pamja festive e
lokalit e zbukuruar anash me një seri flamujsh italian , ndërsa në ballë ishte
vendosur flamuri i kësaj qendre(logo) ku në mes të saj portreti i së
madhërishmes Nënë Tereza në krah të flamurit tonë kombëtar, pjesë e kujdesit të koordinatores Vjollca
Selimi me stafin e saj.Me këtë rast z.Tonin Ndrejaj, përshëndeti të gjithë ,
aktivistë e të pranishëm duke ftuar të propozuarit në takimin e parë për
zgjedhjen e kryesisë së re.Unanimisht drejtuese e degës së kësaj qendre
Kulturore Artistiko-Sportive u zgjodh zj.Vjollca Selimi e cila falenderoi për
besimin që i dhanë duke e zgjedhur atë në krye të kësaj qendre edhe për vetë
emërin shumë të spikatur për të gjithë njerëzimin; Nënë Tereza.
Pas
përshëndetjeve dhe urimeve për drejtuesit më të rinj të kësaj qëndre, të gjithë
ndoqën me kënaqësi këngën për Nënë Terezën të kompozuar e të kënduar nga vetë
z.Tonin Ndrejaj, e të shoqëruar nga mjeshtri
i tastierës Zhaku. Më pas vallet tona të bukura me motive veri-jug , na
dhuruan emocionet më të bukura të grupeve masive që kërcenin nën ritmin e tyre
në këtë mbrëmje cilësore takimi cilësor të pregatitur me mjaft kujdes .
Urime
organizatorëve për këtë dhuratë të bukur që po i afrojnë komunitetit tonë
shqiptar me hapjen e kësaj qendre kulturore artistike Nënë Tereza .
Petrit
R Aliaj.
President
nderi i federatës “FNAI”
22.09.2021
Mantova.(it)