Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vandalizohet varri me mbishkrim shqip në Guci

| E diele, 21.11.2021, 02:01 PM |


Vandalizohet varri me mbishkrim shqip në Guci: AKT I SHËMTUAR I NJERËZVE PRIMITIVË

Këto ditë zt.Pete Himle Pjetri postoi ne Fb lajmin mbi nje ngjarje te pakuptueshme e jonjerezore.

Postimi ka të bëjë me demtimin e qëllimshem  barbar nga persona të pandergjegjshem e  primitivë të monumentit mbivarror të babait të tij të ndjerë Hamo Mic Pjetrit në varrezat e Gucisë.

Në këtë akt të shemtuar janë dëmtuar monumenti mbivarror i të ndjerit ku  me ngjyre te zezë eshte ngjyrosur teksti i epitafit ne gjuhe shqipe si dhe jane ngjyrosur dhe demtuar simbolet kombetare shqiptare. Zt Pjetri botërisht ka deklaruar rrenjet e ti të origjines shqiptare, që deshmohet edhe me varrin e gurin e varrit te babit te ti.

Siç na deklaroj per portalin tone zt Pjetri, se babi i tije ishte i burgosur politik per rreth 20 vite ne Jugosllavine titiste, ishte amanet i babes që ne pllaken e varrit te ti shkruhet vetem shqip me shqiponjen dykrenare. Përgjegjësia për këtë aktë makaber bie në të gjithë ata që heshtin dhe nuk e denojn kete veprim te turpshëm qofshin individ apo isnstitucione komunale e shtetrore theksoj zt Pjetri.

Duhet cekur qe ky nuk eshte rasti i pare e as i vetmi qe ne rajonin e Plave e Gucise dikujt i pengon gjuha shqipe dhe simbolet kombetare shqiptare.

Kohë më parë nga monumenti mbi varrin e heroit mbarëshqiptar  Jakup Ferrit ne varrezat e Plaves,  gjatë natës  ishte hequr simboli i shkabes dykrenare.

Kujt po i pengojne ne diten e sotme  shkrimi e simbolet kombetare shqiptare dhe deklarimi i lirshëm e i vullnetshëm  i përkatësisë kombëtare në krahinën ku gjatë shekujve  tradicionalisht e historikisht është mbrojtur shqiptaria?

Në një shtet normal demokratik ku sundon ligji  zbardhja e rasteve te këtilla është dëtyrë e obligim i policisë, prokurorisë, gjyqit e organeve te tjera kompetente.

Esad Gjonbalaj