Shtesë » Lajme
Mbretëria e Bashkuar në zi/ Ndërron jetë Mbretëresha
E enjte, 08.09.2022, 07:55 PM
Mbretëria e Bashkuar është në zi!
Mbretëresha
Elizabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare.
Ajo
ndërroi jetë në Kështjellën Balmoral në Skoci. Pranë Mbretëreshës ndodheshin
pjesëtarë të afërt të familjes së saj.
Mbreti
i ri është djali i saj, Charles.
Në
Pallatin Buckingham Palace në Londër janë mbledhur qytetarë të shumtë për të
nderuar Mbretëreshën.
Mbretëresha
Elizabeth II, erdhi në fron në vitin 1952 dhe shërbeu me devotshëmi si një
figurë e respektuar jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në mbarë botën.
Elizabeth
u bë Mbretëreshë në moshë mjaft të re, pasi babai i saj Mbreti George VI
ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare, duke i lënë asaj një detyrë mjaft të
vështirë, të cilën për habinë e të gjithëve e kreu me mjaft sukses, duke
shërbyer me përgjegjësi dhe mbi të gjitha me përulësi në fron.
Ajo
ka përcjellë 15 kryeministra duke filluar me Winston Churchill dhe arriti të
takojë ditën e djeshme, kryeministren e sapoardhur Liz Truss.
Fëmijët
e Mbretëreshës janë Charles, tashmë Mbret i MB, Princesha Anne dhe Princi
Andrew.
Mbretëresha
kremtoi para pak kohësh jubileun e platinit, që shënjonte 70 vjetorin e saj në
fron, duke e bërë monarken që ka shëbyer më gjatë në historinë e Mbretërisë së
Bashkuar.
Elisabeth
II ishte një figurë përbashkuese për britanikët, mjaft e vlerësuar dhe
respektuar edhe në arenën globale.
TPZ.AL