Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Semani, kampi i degjenerimit njerëzor
E shtune, 01.10.2022, 07:17 PM
Xhaferr Mehmeti ishte një shqiptar i Kosovës që bëri gabimin e jetës dhe erdhi në Shqipëri në kohën e regjimit komunist, internacionalist dhe antikombëtar të E.Hoxhës. përfundoi kampeve dhe burgjeve. Kur vuante dënimin në Repartin nr.319 Vlorë, i pezmatuar nga ajo që kishte hequr me anë të disa letrave të gjata dërguar Komitetit Qendror dhe Byrosë Politike, të shkruara me laps, akuzoi regjimin, të cilin e konsideronte “armiqësor” ndaj shqiptarëve të Kosovës. Fatkeqësisht janë letra të gjata, të shkruara me laps dhe me zor kuptohen. Midis të tjera shkruan në letrën e datës 1.7.1961:
“Trajtimi
i keq, padrejtësitë dhe fyerjet që i bëhen kosovarëve sot moti, nuk i kanë bërë
atje as Karaxhiçët, Xheviqët dhe Rankoviçët. Nderin dhe dinjitetin e Kosovës
askush në botë nuk e ka cenue rëndë më shumë se ju. Askush nuk është munduar sa
ju që të degjenerojë moralisht kosovarët. Konkretisht shihni gjendjen morale në
kampin e degjenerimit njerëzor në Seman”.