Mendime
Florim Zeqa: ADN adresa e vetme e ndryshimit substancial dhe përmbajtësor!
E marte, 06.09.2022, 06:41 PM
ADN adresa e vetme e ndryshimit substancial dhe përmbajtësor!
Shkruan:
Florim Zeqa
Subjektet
e deritanishme politike aq shumë e kanë politizuar dhe polarizuar shoqërinë
kosovare, saqë gjithçka është kthyer në urrejtje vëllazërore dhe hakmarrje
primitive mes subjekteve politike. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, kur në një
familje katër anëtarëshe janë futur pesë parti! Kjo ka bërë që anëtarët e së
njëjtës familje të përqahen aq keq sa të futen edhe në konflikte verbale dhe
fizike me njëri-tjetrin.
Për homogjenizimin e
vlerave kombëtare
Subjekt
i ri politik-ADN (Alternativa Demokratike për Ndryshim) do ta bëjë
homogjenizimin e vlerave të pastra kombëtare, do t’ia kthejë nderin dhe
dinjitetin bërthamës së shtetit-Familjes shqiptare, të ndarë dhe përqarë
pamëshirshëm nga subjektet aktuale politike, të cilat shoqërinë kosovare e
përdorin vetëm në prag të fushatave zgjedhore, duke ju premtuar të gjitha
mrekullitë e botës derisa t’ua grabisin voten, për t’i harruar më pas deri në
zgjedhjet e radhës.
Kështu
ka ndodhur për këto 23 vite rresht nga njëra palë zgjedhje në tjetrën nga të
gjitha subjektet politike deri tek pushtetarët e fundit, të cilët e premtuan
ndryshimin epokal, e premtuan qeverisjen ndryshe nga të tjerët, premtuan e çka
nuk premtuan, por për afro dy vite në qeverisje të vendit nuk ndryshuan për
asgjë nga qeverisjet paraprake!
Madje,
nëse ua llogarisim kohën e shkurtër në qeverisje të vendit, ua kanë kaluar të
gjitha subjekteve paraprake në abuzimin e pushtetit duke u thirrur në emrin e
qytetarëve, pa ua ofruar asnjë zgjidhje optimale këtyre të fundit! Përkundrazi
në disa rrafshe, në vend të përmirësimit, ua kanë përkeqësuar akoma më shumë
jetën e qytetarëve të vendit!
Pa
asnjë përspektivë zhvillimore, pa asnjë përmirësim të sistemit të drejtësisë,
pa asnjë përmirësim të sistemit arsimor dhe shëndetësor ua kanë shuar të gjitha
shpresat qytetarëve për jetë dinjitoze në atdheun e tyre.
Vendi ynë ka nevojë për
një rrugëtim ndryshe
Jam
i vetëdijshëm se rruga e nisur e ADN-së nuk do të jetë aspak e lehtë, por jo
edhe e pamundur. Do të ballafaqohemi me pengesa subjektive dhe byrokratike nga
të dyja nivelet e qeverisjes, përkatësisht të nivelit qendror dhe lokal, por
karvanin e ndryshimit epokal nuk do të mund ta ndalë askush deri në
ç’rrënjënosjen e antivlerave, duke filluar nga pabarazia sociale, përkatësisht
eliminimin e pabarazisë së qytetarëve para ligjit, luftimin e nepotizmit dhe
aferave korruptive në sistemin shëndetësorë dhe atë arsimor deri tek arritja e
plotë e barazisë qytetare në drejtësi, punësim, shkollim dhe edukim të
shëndoshë në baza kombëtare.
Sot më shumë se
asnjëherë Kosoves i duhet ndryshimi!
Morali,
sinqeriteti dhe mbajtja e fjalës janë tre nga shumë elemente tjerë që e bejnë
individin të jetë patriot (atdhetar) i mirë. Përfshirja e këtyre elementeve dhe
të tjerave si: humanizmi, solidariteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria,
burrëria, qëndresa, dashuria ndaj atdheut…, e që të gjitha këto më një emër do
t’i quaja KOD PATRIOTIK.
Ata
që i posedojnë vetitë e sipërcekura me siguri e duan ndryshimin dhe atë do ta
arrijnë përmes ADN-së, kurse ata që e duan vazhdimësinë do të mbeten edhe më
tutje peng i kusarëve politikë që rropën e ç’rropën çdo gjë në Kosovën e
pasluftës.
Me
një fjalë, ata që e duan ndryshimin do ta arrijnë atë përmes ADN-së, kurse ata
që e duan vazhdimësinë do të bien akoma pre e mashtruesve ordinerë, që premtuan
dritën, kurse në vend të saj ua sollën errësirën!
Andaj,
qytetar të dashur të vendit tim, në vend të errësirës zgjedhne dritën, në vend
të mashtrimit zgjedhne fjalën e dhënë dhe besën shqiptare deri në fitoren e
madhe dhe epokale kundër kësaj klase kusarësh politik që ua bën jetën ferr në
vendin më të bukur dhe më të pasur të Gadishullit Ballkanik. Mos u besoni edhe
më tutje atyre që ua dhatë votën deri më tani, e të cilët, në vend të
mirëqenjes së premtuar, ua sollën zhgënjimin e madh duke i punësuar nëpër
institucione publike dhe shtetërore vetëm familjarët e tyre, dajët dhe tezet,
miqët dhe farefisin e gjërë, militantët partiak dhe dashnoret e tyre në qeveri
dhe staf diplomatik.
Pra,
Alternativa Demokratike për Ndryshim primare do ta ketë mbrojtjen dhe
respektimin e kodit gjenetik dhe patriotik apo ADN-në shqiptare si element të
homogjenizimit kombëtar. ADN dhe KODI PATRIOTIK duhet të jenë të respektueshme
nga të gjithë, e në veqanti nga ata që e marrin guximin të thirren në emër të
popullit dhe në emër të vlerave kombëtare.