Mendime
Florim Zeqa: ADN-ja e ndryshimit politik
E diele, 04.09.2022, 06:14 PM
ADN-ja e ndryshimit politik
ADN-ja
e ndryshimit politik është bashkimi i të gjitha shtresave shoqërore, është
bashkim i forcave intelektuale dhe atdhetare, është bashkimi i familjeve me
traditë të pastër kombëtare, është bashkimi i afaristëve dhe biznesmenëve,
është bashkimi i vlerave humane dhe solidare të kombit tonë të cilët janë të
gatshëm për të dhënë edhe një herë gjithçka nga vetja e tyre për kthimin në
rrugë të mbarë të qënjes sonë kombëtare ashtu siq ishim në fillimvitet e
'90-ta, kur ndanim çdo gjë me njëri-tjetrin
Shkruan:
Florim Zeqa
Fundi i keq i
koalicionit të “shpresës”, fundi i iluzioneve për ndryshim
Fundi
i keq i koalicionit LVV-LDK, apo siq e kemi quajtur ndryshe asokohe 'koalicioni
i shpresës' dhe ardhja e sërishme në pushtet e LVV+LV, e kanë bërë të
domosdoshme lindjen e një alternative të re politike. Pasi kjo ishte “shpresa”
e fundit për ndryshim nga konstalacioni aktual i skenës politike kosovare, që i
bie se, më asnjëra nga partitë aktuale politike nuk paraqet shpresë për ndryshime
në këtë vend. Vazhdimi i "status quos" me të njëjtat parti dhe lider
që thyen shpresat për jetë në këtë vend, do t'i bëjë qytetarët akoma më të
pashpresë dhe të painteresuar për të qendruar në atdheun e tyre të shenjt.
Alternativa Demokratike
për Ndryshim apo ADN-ja shqiptare për mbijetesë në trojet etnike
Për
më tepër se një dekadë, si aktorë jo i drejtëpërdrejt, por indirekt në
politikë, jam munduar të punojë pa ndalur me qytetarët e Kosovës dhe
bashkatdhetarët në Diasporë për ç'rrënjosjen e plotë të sistemit të antivlerave
dhe pabarazisë qytetare në vendlindjen tonë.
Mirëpo
kjo doli të jetë e pamjaftueshme. Rrethanat kohore dhe politike e shtrojnë
nevojen e angazhimit të drejtëpërdrejt në politikë për të mirën e shtetit dhe
qytetarëve.
Alternativa
Demokratike për Ndryshim (ADN), për të cilën unë angazhohem, do të jetë një
forcë e re politike e cila në asnjë rrethanë nuk do të bëhet pjesë e sistemit
të antivlerave të sistemit aktual qeverisës.
ADN-ja
apo Alternativa Demokratike e Ndryshimit politik në vend, nuk do të
bashkëpunojë me asnjëren nga partitë aktuale të skenës politike, por do të
angazhohet për bashkëpunim me të gjithë bashkatdhetarët dhe me të gjitha forcat
progresive dhe elektoratin e të gjitha partive politike në Kosovë dhe Diasporë.
Do
të bëjë çdo gjë që është e mundur, që elektorati i përqarë dhe shpërndarë
kosovar të mos përdoret edhe më tutje për llogari të partive të dështuara
politike dhe për interesa meskine të liderëve partiak dhe grupeve tjera të
interesit.
Alternativa
Demokratike për Ndryshim apo ADN-ja shqiptare për mbijetesë në trojet etnike
shqiptare do t’a parandalojë zbrazjen e Kosovës, përkatësisht pengimin e
planeve serbe që deri në vitin 2026 Kosovën ta reduktojë në vetëm 700 mijë
banorë!
Thirrje shpirtërore të
gjitha forcave progresive
Qytetar
të dashur të vendit tim, ju lutem deri në përulje, mos u bëni mbështetës dhe as
simpatizant të partive të dështuara politike. Do të jetë e pafalshme, nëse
vazhdoni t’i mbështetni këto parti dhe këta liderë matrapaz që kontrabanduan
vullnetin tuaj (tonin) për 2 dekada rresht, nga njëra parti tek tjetra.
Qytetarë
të dashur të Republikës së Kosovës, të dashur bashkatdhetar, gjaku im i
shprishur dardan, ju bëjë thirrje shpirtërore që të unifikohemi edhe një herë
sikurse në fillim të viteve të '90-ta për ta bërë ndryshimin epokal.
Në
kohë reale dhe me shpejtësi ndodhin vetëm fatkeqësite natyrore dhe veprimet e
shëmtuara njerëzore.
Ndryshimi
që ne e synojmë fillon nga momenti i nisjes së rrugëtimit tonë të përbashkët
dhe nuk do të ndalet deri në arritjen e qëllimit final.
Rruga
deri të arritja e ndryshimit, në dukje të parë është e gjatë dhe e mundimshme,
por mund të bëhet aq e shkurtër dhe lehtë me mbeshtetjen e të gjithë qytetarëve
që e duan më shpirtë e zemër vendin e tyre-Republikën e Kosovës.
Alternativa Demokratike
për Ndryshim, ADN-ja e profilizimit të ri politik
Ndryshimet
substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë, mund të arrihen
vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e
të gjitha forcave progresive, të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të
vendit tonë.
ADN
do të jetë forcë e re politike e udhëhequr nga elitat intelektuale nga Kosova
dhe mërgata, konformë rrethanave kohore dhe zhvillimeve politike ndërkombëtare,
si imperativ i ngutshëm kohor dhe i vetmi shpëtim për vendin.
Vetëm
përmes ADN-së shqiptare, të frymës së pastër kombëtare, të udhëhequr nga
intelektualë të nivelit, analistë dhe gazetarë të guximshëm, veprimtarë dhe
aktivistë të devotshëm të çështjes kombëtare mund ta nxjerrim vendin nga
humnera e klasës së papërgjegjshme politike.
ADN
nuk nuk do të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues.
Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë
kryer misionin e tyre.
Të
gjitha partitë aktuale politike pa dallim, e dëshmuan veten në qeverisjen e
vendit dhe i kanë "meritat" e përbashkëta që e sjellën vendin buzë
greminës dhe katandisen popullin në këtë gjendje të pashpresë për jetë në
vendin e tyre.