Speciale
Nuhi Veselaj: Nga Jetëshkrimi (5)
E merkure, 20.07.2022, 09:07 PM
NUHI VESELAJ:
NGA
JETËPËRSHKRIMI (5)
PËRJETIME NGA QENDRA SHKOLLORE
TEKNIKE (5)
3.
RRETH EFEKTIT KONKRET TË SUSPENDIMIT ALLAHAMITO-RISTIQE, ANKTHPRITJA DHE
TAKIM-vizita Dushko RistiqiT
Parasqarim
S’do mend se ndër masat
diskriminuese kundër shqiptarëve në Jugosllavinë komuniste të Titos, menjëherë
pas LDB-së ishte edhe etiketimi i disa mësuesve moralopolikisht të
papërshtatshëm në arsim dhe përjashtimi i tyre
edhe nga organet e organizatat e pushtetit, etiketime këto, që e bënin
zakonisht udbashët në marrëveshje me përgjegjësit e Komiteteve komunale të LKJ
të Kosovës gjiththkund në viset e banuara me shqiptarë. Gjithsesi, ky fakt
kundërligjor dhe me pëmbajtje antinjerëzore, si kriter kishte mendimin
subjektiv të udbashëve apo funksionarëve partiashë që sprovohej me
bashkëpunimin me ta e për ta, të cilët për lojalitet kërkonin prova besnikie,
përndryshe i përjashtonin apo i denonconin sipas një procesi të shkurtë. Çka
kuptojmë me proces a procedurë të shkurtër për lexuesin e nderuar do të bëj njëfarë
krahasimi me rastin që është zhvilluar kundër meje, konkretisht, në vitet e
’70-a kur Kosova fiton statusin: njësi federate, por pa u shkëputur nga
Republika e Serbisë.
Mbaj mend nga ai fillimsundimi
komunist monist që nga viti 1944 që funksionari, përkatësisht oznisti që
ndërkohë quhej udbash për ndonjë person që nuk i shkonte sipas qejfit,
ose guxonte të reagonte në të padejta ordinere, e dononconte te gjykaci me
fjalët:
Slušaj ?ato, za ovoga
nadji ta?ku, nadji ?lan pa osudi 6 meseca (zatvora, odnosno prinudnog rada). /Dëgjo qatip, për këtë, gjeje pikën,
gjeje nenin (bëj formulimin mbi bazë ligji)
dhe denoje 6 muaj (burg ose punë detyruese). / E kur dikush pyeste Da li
je to pravo? /A është kjo e drejtë?/ -përgjigjja ishte:
-Vezi konja gde ti gazda kaže. /Lidhe kalin ku të thotë zotnia. /
Para se ta rikujtojmë rastin tonë
konkret po rrëfehem, që mesa di te ne përherë një veprim i tillë etiketimi e
përjashtimi kundërligjshëm e kundërnjerëzor që binte në kundërshtim edhe me
sistemin juridik jugosllav që mbronte të drejtat vetëqeverisëse të punëtorit në
republikat përkatëse, mund të zbatohej çdoherë kudo kundër intelektualëve
shqiptarë, por për çdo dhjetë vjet ndërmerrej fushatë për pastrimin e arsimit
nga kuadro të tillë, duke e ndërlidhur në kontekst me një letër të Titos.
Tre herë, çdo dhjetëvjetësh ai fat si pretekst m’i ka prekur keqas të drejtat e
mia në raport me mësimdhënien (Suharekë 1952, Ferizaj1962 e tash në Prishtinë
1972). Edhe pse një veprim i tillë që kryesisht zbatohej vetëm kundër mësuesve
shqiptarë i jepte hije të zezë autoritetit jugosllav, e cila para botës
propagandisht trumbetonte si shembull atë sistem vetëqeverisës në të mirë të
punëtorëve, por që te ne, në provincën shqiptare (koloni) ngjante e kundërta,
Kjo para botës arsyetohej si masë e nevojshme për sigurimin paqes në vend nga
rebelët separatistë shqiptarë. Me fjalë të tjera, edhe pse në shtetin jugosllav
pati reforma liberalizimi, për ne ishin vetëm fjalë, sepse, ç’është e drejta,
me këqyrë më në thellësi, për ne shqiptarët autoktonë në tri republikat
karakteristikat themelore të shtetit komunsist mbeten përherë në fuqi.
Pikërisht kjo masë apo ndërmarrje sigurie që ishte trashëguar po thuaj e
pandryshuar që nga nga fillimi i regjimit Komunist pas LDB dëshmohet qartë në rastin
tonë, kur Dushan Ristiqi, sekretari i rinj i KK të LKJ të Prishtinës,
pas Mbledhjes së përbashkët OTHKJ e Qendrës / Komiteti komunal i LKJ i
Prishitinës, në zyrën e drejtorit të Qendrës verbalisht urdhëroi:
-Nuhiju, nemojte braniti, isklju?ite
odmah iz SKJ, predavanja i kolektiva!
/Nuhiun, mos e mbroni,
përjashtonie menjëherë nga LKJ, mësimdhënia dhe kolektivi!/
Kështu e drejtë dhe fakt-provë
denoncimi ishte fjala e gazdës edhe pikë.
Këtë rast unë vë theksin te fjala e
këtij kryeudbashi i konvertuar si politikan i lartë nga Serbia dhe ishte
dërguar në Kosovë, për me ndreqë punë që Kosova assesi mos me u nda nga Serbia
dhe t’i disiplinojë udhëheqësit shqiptarë, andaj siç po shihet ishte i
autorizuar me blu pa rend allapartizançe, si para afro 30 vitesh dhe nuk donte
të dinte se tash ishte koha pas Plenumit të Brioneve dhe vërtet fjala i eci
vetëm te drejtor Hamiti, por nuk do t’i ecën si në vaj me të tjerët. Kështu
themi se fjala e tij ligj i dështoi nga zbatimi plot një vit e tutje, sepse
brezi i ri anëtarë të OTHLKJ të Qendrës (serbë e shqiptarë), me në krye Ramadan
Seferajn kërkuan prova për atë urdhër verbal dhe për mungesë të tyre hodhën
poshtë atë propozim të sajuar me gënjeshtra, atëherë GazdaRistiqi i mllefosur,
tentoi disa here me gojë me zbatue të njëjtën kërkesë dhe kur përsëri i
refuzohet nga OTHLKJ e kolektivi i Qendrës, aëherë GazdaRistiqi me lukoninë e
vet, duke mos u pajtuar me dështimin nga vija e autoritetit partiak, sipas
rrugës zyrtare allatitopartizançe diktatoriale me forcë-pushteti, pa të drejtë
morale e ligjore, në emër të Komitetit, urdhëroi, pra, drejtorin e Qendrës që
në mënyrë allapartiasho-udboristiqe, si para 30 viteshe të gjejë nen e pikë (ta?ku i ?lan): Nuhija,
odmah isklju?iti od predavanja i kolektiva! /Nuhiun
me përjashtue menjëherë nga mësimdhënia dhe kolektivi. /
Kështu drejtori, Hamit Maloku, i
cili për disa zënka e gabime që ishte në kontest verbal me udhëheqësit e
organeve dhe organizatave politike të Qendrës si me Pleqësinë, Këshillin e
arsimtarëve e në veçanti me OTHLK, me akuza dhe jo aq të rënda por që i
lëkundnin postin kërkon ndihmë nga SPB-UDB-ja e Komiteti komunal i LDK–së dhe
për këtë riforcim besimi pranon kushtin: Ta përjashtojë prof. Nuhi Veselajn
nga kolektivi, të cilin e kishin në evidence si moralopolitikisht të
papërshtatshëm në arsim që nga viti 1952-1954 kur paska qenë në burg i akuzuar
për faje të rënda kundër popullit dhe shtetit, pa marrë parasysh fakin
se nuk ishte i denuar apo jo, sipas asaj akuze?! Gjithsesi kundër tij duhet
gjetur nen e paragraf (ta?ku i ?lan), andaj u gjet pretekst një vjershë
e një nxënësi në fletushkën e shkollës dhe kështu allahamitoristiqe u bë
përjashtim-suspendimi i tij nga
mësimdhënia. Së këndejmi, siç e pamë, për të ruajtur postin me ndihmën e
udbokomitetit Hamiti u detyrua me përdor si nen e paragraf ligjor vetëm
fjalën e Gazda-Ristiqit, por që e ilustron me disa proçka të veta.
.
Tash, pas këtij parasqarimi,
do të rrahim dy tema: e para, rreth efektit të atij Suspendimi në faktorët e
caktuar të Qendrës dhe e dyta, rreth takim-vizitës problemore prej nesh Dushko
Ristiqit në zyrën e tij.
1) Rreth efektit konkret të këtij
Suspendimi jashtëligjor e kundërnjerëzor
lidhur me
faktorët e brendshëm të Qendrës
Të shohin tani çfarë efekti pati ai suspendim:
lidhur faktorët e brendshëm të Qendrës, së pari, me ne, së dyti, me vetë
Hamitin, së treti me kolektivin dhe së katërti si status quo i
patolerushëm.
a) Suspendimi kundër nesh si “fat në
fatkeqësi”
Siç e pamë me suspendimin
allahamitoristiqe përveç përjashtimit nga mësimdhënia që u realizua
menjëhershmërisht, ishte paraparë edhe përjashtimi nga bashkësia punonjëse
sipas procedures së rregullt dhe sa më shpejt,/ Dihet që si kusht i parë ishte
mendim-propozimi i komisionit, që te ne quhej Komision disiplinor. Pa u
plotësua paraprakisht ai kusht nuk mund të bëhej përjashtimi nga Pleqësia e
Qendrës. Komisioni i tillë, në të vërtetë, sipas rregullit me të marrë të
urdhëresës paraprakisht kishte detyrim t’i kishte parasysh argumentet mbrojtëse
të palës fajngarkuese ashtu si edhe edhe të denimpropozuesit, t’i shqyrtojë
rrethanat, ta marrë në pyetje të evidentojë deklaratat, të mbajë procesverbale,
të konsultohet me ekspertë dhe në fund ta formulojë mendim-propozimin që mund
të ishte i pranueshëm për shqyrtim apo jo nga organi kompetent vendimmarrës. Sa
i përket rastit tonë, pasi drejtori, si dhe lukunia allaristiqe, duke menduar
që formimi i Komisionit dhe procedura do të kryhej shpejt e shpejt dhe me
qëllim që mos të kem, kurrfarë pranie në kolektiv që mos të ndikoj në
vendimmarrje në pikën III të vendim-suspendimit urdhëruan:
E para, assesi mos të paraqitem në
shkollë pa letërthirja nga Komioni disiplinor dhe
E dyta, gjatë kësaj kohe nuk më ndërpritej
stazhi i punës dhe më takonte 80%-shi i të ardhurave personale.
Mirëpo meqë paraprakisht dihej nga
anëtarët e kolektivit që akuzat nga suspendimi ishin sajuar tërësisht mbi bazë
të të pavërtetave, kushti marrjes në pyetje nga Komisioni displinor nuk u krye
sipas planifikimit alahamitoristiq menjëherë, po ai nuk u bë fare dhe ky
bojkotim zgjati më shumë se një vit, andaj unë e quajta këtë rast “fat në
fatkeqësi”. Fatkeqësi për mua ishte pse m’u ndërpre mësim-edukimi me nxënës, që
e kisha profesion dhe e ushtroja me kënaqësi të veçntë, madje për këtë
kënaqësi, për rikthim në mësimdhënie sakrifikova postin e zëvendësdrejtorit të
kësaj Qendre si dhe vendin e punës lektor, përkatësisht redaktor të emisoneve
“gjuhë shqipe” në Radia-Prishtina. Ndërsa fat e quaj atë që këto tri kushte
(mosparaqitja në vendin e punës, ecja e stazhit dhe 80%-shi i pagës), afo dy
vite më mundësuan që ta shfrytëzoja maksimalissht këtë kohë për ngritje e
specializim professional në Fakultet, si student pasuniversitar në poststudime
për gradën magjistër i shkencave filologjike, Dega e gjuhës shqipe, që sapo
ishte hapur në Prishtinë. Pra falenderoj Fatin e vullnetin që falë këtij
suspendimi, ngase duke shfrytëzuar këtë vacuum dhe 80 përqinshin e rrogës m’i
lehtësuan studimet, lehtësim ky, të cilin kryesisht e gëzonin vetëm ata
partiashë që dërgoheahin në shkollën e Partisë.
Është e vërtetë, që për mua ishte
fatkeqësi marrja e ditarit, ndalimi i kontaktit me nxënës, por atë
fatkeqësi e ktheva në fatlumni, se përveç traro-artistike, kompletova 11 libra
në shenjë nostalgjie për shkollarë filloristë, pështatur sipas gupmoshave të 8
klasave të fillorës, duke filluar nga Miklime (1967) deri Ther me pupël (2000),
ashtu fillova ta kompenzoj nostalgjinë ndaj mësimdhënies. qoftë me disa shkrime
letrare e vjershërime për nxënësit e shkollave të mesme, qoftë edhe me shkrime
shkencore gjuhësore për studentë e përgjithësisht, siç do të dalin sadokudo
suksesshëm, pëkundër ndalesës zyrtare, pas fitimit të grades magjistër, madje edhe
doktor i shkencave filologjike, edhe pse nuk do të më jepej mundësia me pasë
kontakt mësimdhëniejeje me të rinjë, as me nxënës, as me studentë. Vlera apo
niveli shkencor e letrar i e punimeve dhe krjimeve të tilla pritet të
vlerësohet, apo jo?!
b) Suspendimi si tërthorëzim shtesë
në gabim-lajthitjet vetjake të Hamitit
Hamiti me këtë suspendim i bëri
tërthorëzime apo kurthime lajthitjesh shtesë vetvetes, që do t‘i shpreh në këto
pesë pika:
E para, nuk kam besuar që Hamiti,
duke më njohur si njeri të besës, do të mbajë distancë e nuk të konsultohet me
mua:
së pari për zënkat që ka pasur me
pëgjegjësit e organeve dhe të organizatave politike të Qendrës, për të cilat
merrja vesh vetëm kur jepte dorëheqje apo shtonte ndonjë gafë tjetër, mbase për
një konsultim të tillë shoqëror e pengonte krenaria primitive pse drejtori nuk
duhet konsultuar me vartësin e tij, apo pse i dolën fjalët e mia për
dikushe kërkushet dhe
së dyti, do të shkëpusë kështu
bashkëpunimin me mua, të bijë aq poshtë saqë të mos më informojë si në besë
lidhur me presionin që paka pasur për suspendimin tim si kusht për përkrahje
nga udbashët, madje edhe rreth fletushkës pse të mos më informonte, ngase ai që
e ka bërë vegshin do të dijë di t’ia vëjë edhe vegën, sepse
po ta dija më përpara do të dija më mirë sesi ta mbroja veten, Hamitin dhe si
do ta bëja më lehtë shpëtimin e asaj ene, atij vegshi që sa filloi të
mbushej me mjaltën e krijimtarisë të nxënësve dhe arsimtarëve. Ajo fundja nuk
ishte e regjitsruar, si e tillë mund të konsiderohej vetëm si mjet konkretizimi
me përhapje të kufizuar, andaj nuk paraqiste kurrfarë faji.
E dyta, sido që të ketë qenë ai me
largimin tonë nga mësimdhënia lëndoi mësimin cilësor të gjuhës shqipe (ngase me
përvojën time kisha ndikim në aktivin e arsimtarëve të gjuhës amtare) po ai
lejoi atentat rreth dy aktiviteteve që e rrisnin autoritetin e tij e lavdinë e
shkollës, siç ishin:
a) Organizimi i recitaleve e
shfaqjeve solemne dhe
b) Botimi i fletushkës Flaka e
nëntorit, ndërpreja e së cilës ishte degradim i autoritetit ti tij dhe
shkollës.
Njerisht këto dyveprimtari u shuan.
E treta, ndodhi e keqja tjetër, jo
vtëm nuk u përmirësua gjendja e brendshme në raportin konfliktuoz mes tij dhe
organeve të Qendrës, po kjo u përkëqësua edhe më tej, siç ishte rasti pranimit
të dy shokëve në vend timin zëvendës të paftë, pa konkurs, madje edhe pa
pëlqimin e Pleqësisë. Madje pagesa e tyre u bë allahamitçe, e një sërë
lëshimesh të tjera. Kështu Hamiti humbi çdo respekt. Nuk qe i zoti me ndreq
punë edhe pse kishte përkrahjen nga Komiteti e sigurimcat e SPB, përkundrazi
kishte acaruar raportet me forcat intelektuale të kolektivit, serbë e
shqiptarë.
E katërta, kurthëroi punët me të
dyja palët, me Qendrën që nuk e dëgjonte kush dhe në anën tjetër edhe me
Komitetin, pasi urdhëri i përjashtimit tonë nga BP nuk mundi me u realizue,
prandaj humbi besimin e mashës apo të argatit të mirë edhe nga Komiteti.
E pesta, si rezultat e pasojë e
këtij supendimi Komiteti tashti nuk e kishte pengesë Nuhi Veselajn, atij tashmë
i ishte marrë ditari, por problem ishte vetë Hamiti dhe OTHLKJ e Qendrës me në
krye Ramadan Seferajn dhe krejt kolektivi.
c) Suspendimi ankth shtesë në
raportin e pazgjidhur mes
OTHLKJ kolektiv /hamitoallaristiq
Natyrisht kolektivi i Qendrës këtë
ballafaqim me Komitetin e quajti fatal dhe ishte nën ankth, ngase Komiteti ka
forcën partiake e shtetërore, ndërsa kolektivi për rastin tim kishte vetëm
forcën e të drejtës dhe të së vërtetës, ashtu siç i kishte denoncimet e
mëparshme kundër drejtorit, të cilin e mori në mbrojtje komiteti me kusht që ta
përjashtojë Nuhiun nga BP-ja, prandaj rreth këtij ankthi po konstatojmë se
Hamiti, shkas suspendim hasmoi Komitetin me Kolektivin e Qendrës, në veçanti me
anëtarët të OTHLKJ (serbë e shqiptarë) me Ramadan Seferajn në krye.
Në të vërtetë Ramadan Seferaj ishte
komunist aktiv tipik siç kërkohej pas Plenumit të Brioneve, guximtar,
kundërshtar kundër të së padrejtës. Së këtejmi lidhur me ngjarjen ishte
kombëngulës që Hamiti duhet të pranojë gabimet dhe të kërkojë falje, të kërkojë
të përmirësohet ose të largohet nga posti, gjithsesi të veprojë sipas ligjit e
rregullores, prandaj me vetëdije të plotë kundërshtoi akuzat hamitoudboristiqe
kundër meje. Kështu përkundër respektit që kishte sipas kiearkisë në
organizimin e brendshim partiak, ai pa dëshirë u konfrontua kundër Ristiqit që
e mbronte Hamitin, fajtorin kryesor për të gjithaçrregullimet. Kështu, Ramadan
Seferaj e shokët e tij, nuk u konfrontuan me Komitetin për shkak timin apo nga
ndikimi im, por si komunistë të denjë guximtarisht luftonin për të drejtën që
po shkilej në mënyrë arrogante, kundër një punëtori që aq shumë kishte dhënë
për të mirën e Qendrës shkollore, prandaj këta komunistë serbë e shqiptarë
kishin mbështetje edhe tërë kolektivin dhe opinionin e gjerë.
Kjo ishte diçka e jashtëzakonshme
për kohën, prandaj nuk dihej reagimi i ashpër ose zbutja e qëndrimit të
Dushko-Komitetit kundër OTHLKJ dhe kolektivit të Qendrës.
Së këndejmi disa mendje të esëlluara
shfaqen mendimin që Nuhiu pasi ka respektin e kolektivit dhe si njeri, të cilit
i është shkelur e drejta duhet të paraqitet te Dushku dhe kështu edhe Dushku të
veprojë si politikan, të bëhet më i arsyeshëm të zgjidhet çështja sa më drejtë
dhe lehtë me komprimis dhe në të mirë për Nuhiun e etiketuar dhe njëherazi edhe
për Hamitin e njollosur me faje. Dhe kështu do të ankt për askend, ngase
konfrontimi Komitet /Qendër nuk do të jetë i nevojshom.
ç) Rreth kërkim zgjidhjes së status
quo-së abnormale pas implikimit shtesë
nga suspendimi hamitoudboristiq
kundërnuhi
Kishte kaluar më shumë se një vit e
gjysmë nga propozim-urdhëri me gojë i Dushko Ristiqit për përjashtimin,
pëkatësisht mbi 7 muaj pas suspendimit dhe asgjë nuk ishte përmirësuar as rreth
problemit konfrontues Hamit drejtori në njerën anë Kolektivi i përfaqësuar nga
Pleqësia e OTHLKJ e Qendrës shkollore, në anën tjetër dhe as rreth përjashtimit
tonë që ishte kërkesë energjike e Komitetit.
Në të vërtetë, Komiteti me Dushko
Ristiqin në krye që kishte kompetencë e detyrim për zgjidhjen e kësaj
çështjeje, të cilën vetë e kishte nisur e komplikuar,kishte para vetes këto tri
propozimalternativa:
E para, kërkesa e kolektivit të
Qendrësm përfaqësuar nga OTHLKJ që nënkuptohej: Komiteti komunal i LKJ të
Prishtinës të ndihmojë në shqyrtimin e problemeve që kishte krijuar drejtori i
Qendrës Hamit Maloku shkaktuar me disa gabime e moszotësi të tij, të japë
llogari, t’i pranojë gabimet e të përmirësohet, apo të largohet nga posti i
drejtorit. Nuhi Veselaj i suspenduar pa kurrfarë faji të kthehet si punëtor i
rregullt dhe deri sa të zgjidhet drejtori i ri të ngarkohet si dy herë më
përpara ushtrues i përkohshëm i postit të drejtorit deri sa të
normalizohet gjendja me zgjedhjen e drejtorit të rinj.
E dyta, Komiteti, veç kishte në fuqi
alternativë tjetër: Hamit Maloku të mbetet drejtor, Nuhi Veselaj të pëjashtohet
nga BP, nëse ende vazhdon bojkotimi vazhdon Qendra shkollore të
vendoset në administrim të dhunshëm, me detyrë që të spastrohet kolektivi, jo
vetëm nga Nuhiu, por edhe nga të gjithë ata që iu kanë kundërvënë
propozim-vendimit të Komitetit.
E treta, në opinion ekzistonte edhe
një alternativë tjetër. Me që gjendjae stutus quo është e patolerueshme,
zgjidhja është e mundshme të zgjidhet pa konfrontim Komitet/ Qendër
(OTHLKJ-kolektiv): Hamit Maloku të tranferohet në një vend pune që i përgjet,
ndërsa Nuhi Veselajt, he për he mbetet i larguar nga procesi mësimor, por të
shfrytëzohet për përmirësiminn e gjendjes brendapërbrenda kolektivit, dhe
obligohet të bashkëpunojë me Komitetin, si edhe Komiteti obligohet t’i sigurojë
pënësim adekuat.
Kështu, sipas alternativës së tretë
unë gjithsesi duhet ta ndihmoja në zgjidhjen e status quosë apo të
kontestit Komitet / Qendër (OTHLK e kolektiv), duke kontaktuar drejtpërrejtë me
Dushko Ristiqin.
Sidoqoftë, unë duhet të paraqitem te
Dushko Ristiqi, i cili jo si më parë po tashti mund të jetë i informuar më mirë për mua, nga disa burime, edhe nga serbë e shqiptarë nga
Qendra e nga të tjerë dhe ndoshta nuk do të jetë energjik për përjashtimin tim
nga BP sim ë parë.
2) Vizitë
-takimi dhe biseda me Dushan Ristiqin në zyrën e tij
në
Komitetin komunal të LKJ -Prishtinë
Këtu pas meditim- sihyrjes do të bëj
fjalë, së pari çka dija për Dushko Ristiqi, së dyti si u zhvillua biseda
boblemore në zyrën e dhe së treti, pse ndodhi refuzimi i propozimitë
Dushkut
Meditime-sihyrje
Deri këtu konstatuam se Suspendimi
kurrnjë të mirë askusjt nuk i solli, vetëm unë e cilësova për vete “fat në
fatkeqësi”, pasi këtë vacuum, mbi një vit, e shfrytëzova për studime
pasuniversitare, por këtu po prërmend edhe një rrugë tjetër ngushëllimi apo si
e kam prërjetuar e shfrytëzuar po për papërshtatshmëri politike ndarjen me
dhunë nga mësimi me filloristët. Atë ndjesi nostalgjike e kam shprehur në
krjimtari letrare në vjersha e tregime kushtuar grupmoshave të caktuara sipas 8
klasave të shkollëa fillore, si dëshmi veprimi kam dy vepra atkohë të sapo
botuara, Miklime dhe Rrezet e Ylberta, të cilat edhe u vlerësuan
edhe si literaturë. Kisha në dorëshkrim të skicuara edhe gjashtë vepra të tjera
përshtatur sipas klasave të fillores, d.m.th., sipas grupmoshave. Prandaj edhe
kënaqësinë e këputur që sapo e ndjej nga mësimdhënia me nxënësit e shkollës së
mesme do të përpiqem ta kompensoj me ndonjë shkrim si përkujtim nostalgjik
kushtuar po kësaj grupmoshe adoleshente. Kuptohet mësimdhënia e drejtpërdrejtë
nuk mund të krahasohet me efektine krjim,tarisë letrarwe, sepse një vjershë
cilësore nuk shijohet vetëm nga një klasë, po ajo shtrihet më gjerë, siç ndodhi
me disa tekste të vjershave të mia që i shfrytëzuan kompozitorët për këngë për
fëmijë. Me fjalë të tjera mësimdhënia m’u ndalua, por krijimtaria nuk mund të
më ndalet dot, por edhe në krijimtari ndikojnë rrethanat. Në të vërtetë, pasi
po thonë takoje patjetër Ristiqin dhe kërko me ta kthye të drejtën e
mësimdhënies. Një mendje tjetër më hotë se nuk ishte aq e domosdoshme, sepse
fundi i fundit njeriu i pushtetit udbashi përherë mbetet me logjikë dominuese
ndaj vartësit dhe si mjet ka dhunën, andaj çka ka mendjen me bë në atë drejtim
do ta bëjë. Po nëse është pajisur me veti politikani profesionist, atëherë ka
fituar veçori merimange dhe është drojë që me fjalë të lidhë në rrjetin e vet.
Dhe së andejmë mund të të hajë si mizën e lidhur kur të dojë. Një përvojë të
tillë djem të lidhur si në rrjet marimange e kam të vërtetuar me dy të rinj, si
daja të mi, në Suharekë, të cilët nuk jeojnë më. Po edhe në Ferizaj, kujtoj dy
shokë të mi që pranuan bashkëpunim me merimangën udbashopolitikane (i kosharsi
dhe tumiqinsi), të cilët ikën para kohe në botën tjetër. Megjithatë vendosa ta
takoj për hir të kolektivit, jo ta shpëtoj vetveten, sepse unë isha përgatitur
për goditje breshëri, sepse e di se breshëri e thyen vapën dhe pas tij mbetet
freski e fllad dhe nga atokokrra breshëri menjëherë bëhen ujë., i cili ripërtërinë
jetën. Jam i vetëdishëm se breshëri shkatërron, por megjithat është më
fitimsjellës se vapa që thanë gjithçka, edhe shpresën.
Fundi i fundit kisha bindjen se
Dushku momentalisht më shumë mëni kishte ndaj Hamitit si argat i keq, i pazoti
dhe ndaj Ramadan Seferajt e shokëve të tij të padëgjueshëm, të cilët guxuan ta
refuzonin. Në anën tjetër ai ndaj meje ishte me fitim, pasi më kishte larguar
nga nga kontakti me nxënës e shokë, por mbase ai nuk e dinte që unë atë
fatkeqësi e shfrytëzoja si fat.
Po thonë,se Dushko Ristiqi paska në
dorë fatin tonë. Atë nuk e kam mik, sepse ai si armik urdhëroi Suspendimin, po
jashtë dëshirës së tij Zoti me shokët e mi më ndihmoi që atë fatkeqësi ta
shndërroj në fat. Jeta është vetë mister. Fatit nuk i dihet. Vërtet, në bisedë
me të nuk di si do t’i ndihmoj vetes dhe shokëve në këtë luftë për me shpëtue
nga kthetrat e këtij regjimi që ky po e përfaqëso, pa i pasur kurrfarë borxhi.
Misteri mbetet çfarë mund të bëj unë për mos me na mbetë shpresa vetëm te
ndihma e Zotit, i cili të meson: Më mirë e ruan dinjitetin tend, kur t’i
njohësh mirë, si mikun si armikun.
1. Çka dija për Ristiqin
Është me vend këshilla që që gjatë
punës më së miri njihet edhe miku edhe armiku. Unë Ristiqin nuk e njoh ose fare
pak e njoh dhe si e sa e njoh dhe atë me të dëgjuar do ta shpreh më poshtë në
disa pika:
Së pari, në opinion po flitet se
momentalisht Dushan Ristiqi si ishudbash tash paska dale në skenë si politikan,
madje më i preferuari i Beogradit dhe me ndihmën e autorizimin nga Qendra
republikane qenka dërguar në Kosovë, andaj shumë lehtë po e ngrehka për hundësh
cilindo nga
udhheheqësit tanë që nuk i bindet. Po si do që të jetë ai si politikan do të
ketë punë me fadilistë e ë tjerë, legalë e ilegalë që e thyen paksa kulaçin,
kur lejuan me u kërkua botërisht Kosova republikë që u mjaftuan prej
zorit Kosova me Kushtetutë. Pra Dushku nëse është politikan i kalibrit
të madh ka punë me politikan të mëdhenj me ngjitë atë Kulaç, jo me mua,
sespe unë nuk jam udhëheqës, jam shumë i vogël, madje siç thuhet nuk jam as
mizë as plesht që ta bezdis, trupin e politikës serbo-jugosllave, jam vetëm një
buburrec punëtor, që punoj për familjen time, po natyrisht i urrej përbindëshit
që ma nëpërkëmbin jetën dhe nuk më lejojnë ta gëzoj në shtëpinë time as kokrrën
e grunit që më takon sipas të së Drejtës hyjnore. Këtë kërkesë e kam për
bisedë me këtë politikan, i cili tash si profesionist nuk duhet me humbë kohë
në punë buburrecash, mizash e pleshtash, ngase ka punë vërtet më të mëdha. Ai
mllefin më të madh duhet ta ketë për ndonjë “kiks” ndaj politikanëve të lartë,
jo kundër meje, si qe shprehur në zyrën e drejtorit të Qendrës para dy vitesh.
Ajo ishte më fort punë pa mend të një politikani, apo jo?!
Së dyti, solla në kujtesë
konkretisht atë që shkretoi për mua në drejtorinë e Qendrës para një viti, kur
më quajti, pa moral, peder pa më njoftë fare. Kush e paska dhënë këtë
pasaktësi, këtë dezinformatë? Për këtë bisedova një shok fadilist që di e punon
prap e mbarë. Ai më tha se ndoshta ai ishte autori. Sepse sa isha në pupa,
zëvendës drejtor e lektor në Radio Prishtina, Një kushe bukuroshe si
gejshë profesioniste (Jasna)
që paskan pasë marrë detyrë me më përvetësue, duke ma dhurue kënaqësinë që
vetëm ajo ditka me ia dhënë parnerit, unë as që e paskam “fermatë”, nuk e pakam
përfillur fare, andaj ajo për që nuk ka mujtë me krye detyrën qenka arsyetuar
në bazë se Nuhiu ishte nacionalist ekstrem, urren çdo gjë serbe. Ndërsa
ky shoku për me më mbrojtë nga etiketimi armiqësor “nacionalist, paska hënë: Nuhi
nuk është aspak anmik nacionalist po është pedofil, (peder). Prandaj mund
jetë shënuar ajo nofkë plus në dosjen që e kanë organet, prej të cilave qenka
informuar Dushku. Sidoqoftë, Dushku, me këtë të thënë para shokëve që më
njihnin poshtëroi autoritetin e vet. por s’kishte kush ta çorientonte nga
objektivi për përjashtimin tim nga arsimi, siç doli edhe në gazetën Rilindja
si akt i përfunduar qënë fakt i kishte mbetur UDB-së pa realizuar
përfundimisht, nisur që para dhjeta vitesh, sidoqoftë, diçka ndjeja se do të ndodhë.
Së treti, për Dushko Ristiqin nuk e
di nga është, por rastësisht vite më parë pata dëgjuar nga një opojas që i
tregonte një shokut të vet me eufori se një udbash, Dushko Ristiq ishte merakli
i mishit të viçit të pjekur më hell dhe këtë e kishte vërejtë në një rast
gostie me rastin e pranimit të disa të rinjve në LKJ, kuptohet agjentë në zonat
kufitare me Shqipërinë, që sipas këtij fakti kuptohet se ai kishte pasë në dorë
situatën në zonat kufitare të Prizrenit dhe të Gjakovës.
Së katërti, nga kolegu im i degës,
prof. Fadil Raka, kam dëgjuar që ky sa ishte kryetar komune në Kaçanik, Dushko
Ristiqi e kishte vizituar jo rrallë dhe përherë e paska pas përshëndetur shqip:
Qush je shoku kryetar, kurse ky ia paska kthyer mirëseardhjen serbisht.
Kuptohet të dytë për politikë e kanë përdorur gjuhën e njeri-tjetrit, ai me
qëllim të sigurojë qetësinë politike të terrenit në shtetin e vet, ky ta gëzojë
paqen në popull dhe karrierën.
Së pesti, në 20 vjetorin e maturës
sonë në Shkollës normale të Gjakovës 1952/1972 pata nderin që me veturën time
nga Prishtina t’i bartë atje tre profesorët tanë: Beqir Kastrati, drejtor e
mësimdhënës, Ramadan Jusufi, profesor i gjeografisë dhe gjirokastritin e
nderuar Nexhib Habibaj, ligjërues i filozofisë marksiste. Në udhëtim e sipër më
kujtohet që z. Nexhip e lavdoi një sekretar të rij të Komitetit komunal të LKJ
të Prishtinës që sa ishte kthyer nga Beogradi, i quajtur, Dushko Ristiq, i cili
në lagjen ku banonte ky, ua paska mbyllur gojën disa serbëve, nacionalistë të
dalluar që kundërshtonin haptas rrëzimin e Rankoviqit dhe ishin kundër lirive
të tepërta që u kishin dhënë e po u jepnin shqiptarëve. Kështu ua tërhoqi
vërejtjen që të jenë të qetë se partia e ka në dorë serbët e shqiptarët dhe
krejt Jugosllavinë unike.
Së gjashti, kisha njohuri se
pikërisht ky Dushko Ristiq, mbase ndër të vetmit nga serbët si udhëheqës i
dalluar nga Kosova ishte nënshkrues i Momerandumit që kishte përgatitur
Beogradi kundër avancimit të autonomisë së Kosovës, i cili nga ky kryeudbash që
ishte konvertuar në politikan dhe ishte njeri ndër koordinuesit e punëve
politike në Serbi: Beograd–Prishtinë-Novisad, i cili konsiderohej dorë e forte
e politikës beogradase në Kosovë.
Së shtati, mesa e kuptoja,
ndërlidhur me pikën e mësipërme, pikërisht këtij kryeudbashi Serbia i paska
dhënë kompetenca që me të kthyer në Prishtinë (Kosovë) si politikanë të
qetësojë serbët e revoltuar dhe nj[ëherazi ka për detyrë me i urtësuar
fadilistët që assesi mos të guxojnë me kërkue ndarje nga Serbia.
Së teti, isha në dijeni se dikush
nga hetuesit me mbiemrin Shushka, qënka dërguar zyrtarisht nga shokët e
Dushkut, me marrë hetime për fletushkën dhe me marrë vesh asyen pse më mbronin
në Qendër shokët serbë e shqiptarë dhe sigurisht në atë vijë hetuesie ai nuk
paska gjetur fakte që të shërbenin për denoncim penal, prandaj isha i sigurt se
Dushku do ta ketë kuptuar se adhuruesit e sistemit vetëqeverisës tash pas
atmosferës post brioniane, sidomos intelektualët tanë të rinj do të jenë më
vetvetja më të guximshëm dhe do të kenë më shumë mbështetje në ligjshmëri dhe
nuk do të shërbejnë e veprojnë verbërisht si përpara sipas direktivës
alapartiudbashe, siç ishte fjalë-urdhëri gjykacit: Gjeje nenin, pragrafin
dhe denoje sa të them unë, ngase në atë kohë ashtu ndahej drejtësia për
shqiptarët e padëgjueshëm, por që mjerisht ende ka mbetje serbofilësh në vende
kyçe te ne, prandaj, pork a edhe nmdryshime, së këtejmi mbase Ristiqi do të
ketë ndryshuar mendim, apo jo, gjë që do të shohim nga ky takim.
2. Nga biseda me Ristiqin në zyrën e
tij
Kështu me këso mendimesh, nuk po më
kujtohet data, por ishte nga mesi i shkurtit të viti 1973, para orës 11, arrita
në ndërtesën e Komitetit komunal të LKJ të Prishtinës. Në zyrën e pritjes
nëpunësi ma mori emrin dhe bëri njoftimin. Më tha se ky sekretar është ndër
sekretarët më pedantë, më i rregullt, më punëtori se të tjerët që ka pasë ky
Komitet. Dhe vërtet fiks pas pesë minutave doli vet Dushani më përshëndeti
shqip me emër e mbiemër, si me pas qenë i informuar për vizitën time dhe më
shoqëroi në zyrën e tij.
Unë menjëherë kalova në temë pa u
ulur në karrige: “Unë jam Nuhi Veselaj, shoku Dushko që më keni goditur pa
hak. Unë jam njeri punëtor, nuk merrem me grupacione, nuk luftoj për pozita. Ju
lutem më ndihmoni që të jem i lirë me hallet e mia familjare dhe të kthehem në
punë si profesor. Nuk dua të jetoj si parazit. Unë tash 10 vjet asgjë nuk kam
punuar jashtë vijës së LKJ dhe hijes së drejtorit që më akuzoi pa hak. Nëse ke
gjetur ndonjë gabim në punën time ju lutem ma thuani”
Nuk di a më kuptoi apo jo, pasi fola
shqip, por ndërkohë më fort flisnim serbisht. Pas pak ai filloi me më testue.
Po dhe unë me kujdes atë. Nuk
di ku e kishte cakun. Më pyeti ndër të tjera për Sadri Fetiun. I thashë se ai
si djalë i partizanit të vrarë në Dalmaci, si jetim me sa di është shkolluar në
Prizren me ndihmën e Shoqatës së luftëtarëve. Më pyeti për Ramadan Seferajn, i
thashë, tash gati një vjet nuk e kam takuar, por sa kam punuar me të e njoh që
është treguar komunist i devotshëm i vetëqeverishes, qan Jugosllavia e LKJ për
luftëtar të tillë të guximshëm besnikë. Më pyeti edhe për profesorët Mehmet
Rukiqi e Isa Demaj. I thashë se nuk i njoh, sepse ata janë pranuar kur unë kam
qenë i suspenduar. Më pyeti edhe për Hajdin Gashin, i thashë për të pyete
Hamitin se mesa di janë shokë të një dege –gjeografë. Më pyeti edhe për Nezir
Gashin. E njoh - i thashë,- që nga fillorja deri tri vjet të Normales së
Gjakovës ishim shokë shkolle. Ai nuk e pati krye Normalen. Para meje pati dale
mësues. Më 1952 të dyve na kanë burgosur për një ditë. Nuk jam takuar më me të,
sepse mua më liroi gjykata si nevin, të pafajshëm, ndërsa atë e denuan.
Unë Dushko, vërtet nuk kam pasur asnjë gabim… Kao mladiq burne mašte, mozhda
sam brbljao nešto bez veze, ne promišljeno, to je vrlina svakog pesnika. (Si
djalšsh me fantazi të bujshme, ndoshta kam llomotitë pa lidhje, pa menduar, kjo
është veti e çdo poeti) Po ju pyes, më thuani, çfarë gabimi kam bërë tash
mbi 10 vjet që më përjashtove nga LKJ?! Ai më dëgjonte vëmendshëm. Nga fundi i bisedës doli te Hamit Maloku. I
thashë Hamiti s’ka bë mirë që më ka akuzue pa kurrfarë të drejte për me i
mshehë dobësitë nga pazotësia e vet. Ai më shumë ka pasë përgjegjësi, por edhe
lavdërime për fletushkën e shkollës. Unë kam pasur vetëm mund, punë. Ai gënjeu
për mua.
Dushku më tha: Hamitin vërtet doli nesposoban
i varalica (i paaftë e mashtrues) - dhe duke më shikuar në sy, më
pyeti: A po bëhesh direktor!? Ostranimo Hamita i celi ološ neposlušnih (Po
e largojmë Hamitin dhe krejt llumin e të padëgjuesve). Mbase duke
menduar se kishte qëlluar shenjën, m’u afrua edhe më tepër, si me dashtë me më
falë diçka. Ishte në pritje, duke menduar se do ta falenderoja që Hamitin e
quajti si edhe unë: të paaftë e mashtrues. Gjoja se nuk e dija se
Hamitin kundër meje e kishin kurdisur e përlyer ai, dhe tash po do me më përlye
edhe mua kundër tij e krejt llumit të padëgjueshmëve, që dihet se cilët
ishin kundështarët e Hamitit edhe të Dushkut
Në sekond, m’u kujtua tërë ajo
histori dhe lufta jonë kundër ish drejtorit Dushan Pavlloviq, i cili pengonte
për diçka tjetër, jo për ulje cilësie e mosorganizim si ky i tashmi i quajtur
Hamit Maloku. Me fjalë të tjera tash kishin ndryshuar raportet. Shkollës vërtet
i duhej një drejtues më i autoritetshëm e kreativ dhe gjithsesi më me invension
e dije se Hamiti, i cili u bë përçarës i kolektivit, dhe kështu për faj të tij
më zuri taksrati jo vetëm mua, po druaj që do të përjashtohen nga shkolla
e tërë ajo ajka e punëtorëve entuiziastë që Dushku i quajti llum (ološ), andaj
tani duke e përdor fjalën time si armë po pa krismë - i thashë:
- Jo, Dushko, unë nuk jam për
drejtor. Jam poet i fëmijëve, kam gjeste fëmijnore.
Ai përsëri insistonte. U mundua me
ma mbushë mendjen se do të kem kompetenca, do të kem shans të rehabilitohem, do
të jem nën mbrojtje, por lypset një bashkëpunim i sinqertë. Unë
mbrohesha. Më në fund i thashë. Gati 20 vjet kam mësue e kam punue për mësues e
kam më lehtë mësues se drejtor. Edhe ti Dushko, ke punue shumë në UDB
do ta keshë shumë vështirësi tash në politikë.
Ai nuk e priti këtë përgjigje,
shprehje me kuptim metaforik sankrastik, që doja ta kuptonte si shprehje naïve,
të një njeriu pa sherr, po ai e kuptoj ashtu siç ishte me të vërtetë. Ishte një
provokim, që për një njeri që ishte në dilemë kishte kuptim therrës, ishte
pjesë e luftës që vret më shumë se pushka, sepse mjell dyshime e
parademoralizim të njeriu që e ka zgjedhur ose i kanë caktuar detyra në fushën
e vështirë të politikës, qetësimin apo vazhdimin e mbajtjes si rob të një
populli, siç ishin shqiptarët në Kosovën, koloni e Serbisë, po së pari për t’ia
arritur qëllimit, forcimit të status kuos të asaj kolonie lypsej gjunjëzuar
politikisht udhëheqësit e saj, që më së miri arrihej duke gjetur njerëz, të
rinj po edhe të moshuar, njerëz servilë të atij populli, karreristë e
paralakmues, fitim pa mundim, siç më kishte shenjëzuar mua, njohës i rrethaneve
në Serbi-Jugosllavi dhe Shqipëri (e cila për mendimin tim aso kohe ishte
virgjine karshi politikës serbojugosllave). Po kur e pa se nuk po i
nënshtrohesha ai menjëherë reagoi me nervozizëm, duke e ngritur zërin në
serbishte me fjalët:
- Nuhija, ti igraš vatrom! Ti
ne?eš da saradjuješ snama! Igraš vatrom! Ti si zaista strašan i opasan
neprijatelj! To ?es da o/setiš! To ?eš da vidiš (Nuhija, Po luan me
zjarrin, Ti nuk po do me bashkëpunue me ne, Ti po luan me zjarr! Vërtet je
armik i madh, i hatashëm dhe shumë i rrezikhëm. Ke me ndje. Ke me pa!).
-Jo bre Dushko unë nuk mundem me
qenë neprijatejl. Ja sam de?ji pesnik Neman ni trunke neprijateljstvka
ni mržnje u sebi, a pogotovu protiv srba sa kojima sam se rastao! (…nuk jam armik, unë jam poet i fëmijëve. Nuk kam asnjë shibël armiqësie e urrjetje
sidomos ndaj serbëve me të cilët jam rritur!). Kakvu
saradnju ho?eš, Evo dokaza: Deset godina služio sam bez nijednog kiksa. (Çfarë bashkëpunimi po do. Ja dëshmia: mbi dhjetë vjet i kam shërbye
këtij pushteti pa asnjë “kiks”) - dhe u ngrita me
dale jashtë. -Ti odbijaš saradnju sa mnom. (Ti po refuzon
bashkpunimin me mua) - m’u duk se e ndjeva kah e mbylla derën.
3. Pse e refuzova postin e drejtorit
të Qendrës, propozim i Ristiqit
Pra, pa kërkuar leje, as falje, pa e
arsyetuar keqkuptimin si e kuptoi ai, pa e pritur as fjalën e fundit, mbase
edhe kushtin: nëse do të pranoja bashkëpunimin, çka do të fitoja tjetër, pos
postit të Hamit nesposobanit, dola në rrugë, duke e lënë shumë të
nervozuar. Në vetvete këtë e quaja sukses lufte, bashkangjitur faktit qe mbi
një vit ai u përpoq pa sukses me më përjashtue nga BP dhe nuk mundi, pikërisht
nuk mundi në saje të shokëve të kolektivit si Sadri Fetiu, Ramadan Seferaj e të
tjerë që i quajti ološ, neposlušni (llum të pandëgjueshëm) dhe sot e
pati edhe një dëshprim tjetër, që nuk mundi me më bë vegël për me i shkatërrue
ata dhe me iu hakmarrë dhe Hamitit për tradhëtinë ndaj meje, ku e
kishte futur vetë Dushku me lukuninë e tij.
Po edhe tash në ecje e sipër, në
çaste nuk e arsyetoja plotësisht si mizën veten, propozimi i tij ishte në
të mirë të mirëqenis së familjes sime, dhe si të ishin kushte normale, siç
thuhet, duhej ta falenderoja, duke i puthur duar e këmbë, ndërsa unë bukëshkali
nuk e fermata, e refuzova duke e lënë zemërplasur. Është e
vërtetë, se Dushku nuk u paraqit si udbash as si politikan autoritar, por si
përgjegjës që kërkonte ndihmë. Donte ta zgjidhte çështjen në mënyrë të qetë dhe
njerëzishëm. Ai vetëm pas këtij refuzimi fjalën time e quajti luftë, lojë me
zjarr, d.m.th., veprim i rrezikshëm imi, që është e vërtetë, por do të
dëshiroja të jetë gangrenë për tërë përkrahësit e regjimit sadist serbosllav.
Unë nuk mund të sillesha ndryshe. Kur them kështu kam parasysh faktin si
thuhet: hec e besoj qenit të huaj se nuk të han apo merimangës që nuk të
mbështjell të rrjetin e vetsi mizën!, madje a do të më lejonte karakteri me
pranue verbërisht ofertën që jepte me u kuptue që unë gjoja paskam luftuar e
intriguar për me i zënë postin e drejtorit shokut me të cilin kemi punuar
bashkë një vit, synim ky, të cilin tash po e arrij me ndihmën e Dushko
Ristiqit!!??
Në të vërtetë, Dushku, nga nervozizmi
e tha një të vërtetë të madhe që mund ta ketë hasur të shënuar më parë në
dosjen time nga hetuesia, ngase vërtet në shumë raste ai shërbim
titorankoviçist, ka tentuar me më bë për vete, për me i shërbye atij regjimi,
por siç e pohon apo më mire e verifikoi Ristiqi me fjalët “Ti nuk po do me
me bashkëpunue me ne (Ti ne?eš da saradjuješ sa nama), del shumë e
vërtetë, ngase unë ashtu kam vepruar me bindje të plotë, sepse ashtu jam
edukuar nga rrethi familjar dhe qysh në shkollë të mesme 1951, kam qenë i
betuar me shpirt dhe organizativisht për mos me i shërbye armikut shekullor, po
me luftue rëgjimin e tij në çdo rast, por kjo nuk do të thotë që mos të
bashkëpunosh në të mirë të shkollës shqipe që ta ka lejuar ai regjim. Pas kësaj
avarie bashkëbisedimi isha i vetëdijshëm se do të jem më keq i sulmuar se deri
tani dhe parapritja goditjet, të cilat edhe i përjetova, sa me vuajtje jezui, e
sa me paepje luftëtari, le të vlerësohet.
(vijon)