Mendime
Skender Jashari: Drejt fundit të Federatës Ruse
E diele, 29.05.2022, 01:29 PM
Drejt fundit të Federatës Ruse
Nga
Skender Jashari
Lufta
ekonomike që Perëndimi, i kryesuar me SHBA-në, i ka shpallur Rusisë, me qëllim
për ta detyru që ta ndërpresë agresionin kundër Ukrainës, vazhdimisht shohim që
shtohen sanksionet e ndryshme. Me fillimin e agresionit rus, më 24 shkurt,
menjëherë u vendosën numër i madh i sanksioneve me qëllim të gjymtimit të
ekonomisë së Rusisë dhe numri i sanksioneve dhe vendeve që vendosin sanksione kundër Rusisë
vazhdimisht shtohen dhe rëndohen, madje sanksione vendosin edhe kompantë e
bizneseve perëndimore. Sanksionet godasin individët, bankat, bizneset,
këmbimoret financiare, bankat për transfere, importet dhe eksportet.
Përjashtimin nga SWIFT, ngrirjen e aseteve të Bankës Qendrore Ruse, që
mbanë 630 miliardë dollar, për ta
parandaluar që përmes tyre të zbusë Rusia sanksionet ndërkombëtare, pastaj
gazsjellsin e Rrjedhës Veriore 2. Për të ngrirë pastaj më 24 mars edhe rezervat
në ari të Rusisë nga shitja në tregun ndërkombëtar, pasiqë këto rezerva e
kishin mbijetuar Rusinë nga sanksionet në rastin e Krimesë më 2014.
E
që më 1 mars 2022, vlersohej se vlera totale e aseteve të Rusisë të ngrira
ishin rreth 1 trilion dollar. Në dukje të parë, duket që Rusia nuk është duke u
ndikuar aq shumë e aq shpejt, mirëpo është e sigurtë që efektet do të jenë
shumë më fatale, edhe pse kjo luftë ekonomike, kishte dhënë efektet e para
menjëherë.
Me
shpërthimin e agresionit rus kundër Ukrainës, në 58 qytete të Rusisë,
shpërthyen protestat kundër kësaj lufte, që më 24 shkurt 2022, e që rreth 6.500
ishin arrestuar, e që të arrestuar pati më:24, 25, 26,27,28 shkurt, pastaj
1,2,3,4,5,6,8,13 mars dhe 2 prill, e që protestën e cilësuan autoritetet ruse
edhe si tradhëti kombëtare. Opozita në Rusi e cila persekutohet tmerrshëm nga
diktatura e Putinit, poashtu u ngritë kundër agresionit rus në Ukrainë. Edhe
pse janë distancuar disa nga ish-gjeneralët dhe disa nga biznesmenët e Rusisë,
pastaj janë shtuar edhe pakënaqësi deri dezertime dhe revoltime edhe të njësive
a ushtarëve të Rusisë. Kundër agresionit ishin edhe një numër i madh i figurave
publike, qoftë të kulturës dhe politikës e që deklaruan hapur. Kurse protesta
në mbështetje të Rusisë pati në Kinë, Indi, Indonezi, Malejzi, regjionet arabe,
Serbi etj.
Qëllimi
i luftës ekonomike të Perëndimit kundër Rusisë, pos goditjes sidomos të
individëve të caktuar të politikbërjes së Rusisë dhe oligarkëve, natyrisht në
fund të fundit, ato reflektohen në popullin rus. Prandaj me përkeqësimin e
situatës ekonomike të Rusisë, praktikisht do priten të ndodhin revolta dhe
rrebelime të brendshme në Rusi, e deri tek konfliktet etnike brenda kësaj
federate. Putin, kishte deklaruar se
janë deri në 2.000 konflikte potenciale etnike në Rusi, prandaj zgjedhja e
Kremlinit ishte që më shumë kontroll rus mbi territoret e tilla, që të
kontrollohej tensioni dhe konflikti
potencial mes grupeve të ndryshme etnike, e që falë këtij kontrolli, kryesisht
edhe ekonomik, ende Rusia arrinë t’i mbajë nën kontroll.
Prandaj
me përkeqësimin e situatës së brendshme në federatën Ruse, duke qenë se është
shumë heterogjene nga ana sociale, kulturore, etnike dhe religjioze, e që është
një konglomerat etnish të ndryshme, e cila është arritur krejtësisht nga
pushtimet, e që falë diktaturës ato ende mbahen nën pushtimin rus. Sa më i
dobët centralizimi i pushtetit( pushteti i Kremlinit), gjasat janë shumë më të
mëdha për seperatizëm dhe shpërbërje të kësaj Federate. Duke qenë se Rusia edhe
sot, është një ndër vendet e pakëta në botë, që ende mba nën pushtim:193 grupe
etnike, shumica e kanë besimin ortodoks rus, 16.4 milion janë musliman, me 277
gjuhë të minoriteteve, me 21 republika etnike. Me rastin e rënijes së Bashkimit
Sovjetik, njiheshin 16 republika autonome, përfshirë Republikën autonome
Çeçene-Ingushe e cila u nda më 1992, e që me Traktatin e Federatës të 1992, 21
republika të bazuara në etni u krijuan në Federatën Ruse, të cilat u njohën me
kushtetutat e tyre të vitit 1993, e që
ishin: Adygeja, Bashkortostan, Burjatia, Çeçenia, Çuvashia, Dagestani,
Gorno-Altay, Ingushetia, Kabardino-Balkaria, Kalmukia, Karaçaj-Çerkezia,
Kareila, Khakasia, Komi, Mari El, Mordovia, Osetia veriore, Sakha( Jakutia),
Tataristani, Tuva dhe Udmurtia. Prej të gjithë 21 republikave të Federatës
Ruse, rusët përbëjnë minoritet në 13 prej tyre. Kurse prej 18 mars 2014,
Federata Ruse, përbëhet nga 85 subjekte federale, prej të cilave 83 janë të
njohura ndërkombtarisht, kurse dy nuk janë të njohura ndërkombtarisht, ajo e
Sevastopolit dhe Republika e vetëquajtur e Krimesë.
Shpesh
është trajtuar nëse Rusia do rrezikohet nga Perëndimi, apo nga jugu apo nëse
Rusia do ndeshet në konfrontime me Perëndimin apo me Jugun. Në fakt, perëndimi
asnjëherë si bllok i unifikuar nuk ka treguar politika a akte potenciale
agresioni a kërcënime, për të rreziku integritetin dhe sovranitetin e Rusisë.
Mirëpo Rusia, në anën tjetër, edhe më parë, si rrezikun më serioz e shihte
Perëndimin. Kjo për faktin, që panrusizmi, nën ombrellën e vetë, pretendonte të
përfshinte edhe zona influence, që nga Konferenca e Jaltës, që kishte gllabëru
pjesën më të madhe të Europës, deri në Berlin, Adriatik e gjetkë etj. Prandaj
Rusia nuk ka ndjerë rrezik asnjëherë realisht për cënimin e territorit rus, por
për cënimin e territoreve të tjera
jashtë Rusisë ku tenton të shtrijë dhe rishtrijë influencën. Edhe pse Kaukazi
Verior, në federatën Ruse ka mbetur regjion i përhershëm i jostabilitetit, e që
edhe në vitin 2014, gjatë Lojrave Olimpike Dimrore, në Soçi, i cili ishte 50 km
në veri të Distriktit federal të Kaukazit verior, që vlerësohej si kazan i
vlimit të grindjeve etnike, seperatizmit nacional dhe represionit të Rusisë që
nga shkatërrimi i BRSS-së, e që në dy vitet e fundit, në regjionet e shumta
malore, kishin ndodhur autobomba, atentate, luftime mes luftëtarëve musliman
dhe forcave ruse, ku ishin vrarë ose plagosur më shumë se 1.500 njerëz.
Perëndimi, kryesisht e përcepton se Rusia nuk është e kërcënuar nga terrorizmi
islamik, më shumë sesa perëndimi, kjo vlerësohet si përceptim i gabuar nga
studiuesit rus, që përgjithësisht të tillët janë mbështetës të politikave
qeveritare të Rusisë. Madje të tillët përpjeken ta arsyetojnë duke theksu që
Rusia ka humbur më shumë jetë njerëzish nga sulmet terroriste islamike sesa
Franca, duke u referu në rastin e 224 pasagjerëve të rastit të 31 tetorit 2015,
të avionit në Sinai, e cila ndodhi vetëm një muaj pasiqë Rusia ishte përfshirë
në luftën civile në Siri. Pastaj duke vazhdu të pretendojnë për rastet e
sulmeve të terroristëve islamik në Dagestan, ku ishin rritur aktivitetet
potenciale terroriste, por edhe në regjione të tjera të Rusisë( nënkupto
kryesisht në ato regjione me musliuman etnik), derisa në Çeçeni si një rajon më
i nxehtë potencial për terrorist islamik, ai kontrollohej rreptësisht nga
“ushtari i Putinit” Ramazan Kadirov, derisa vetë Rusia është kursyer nga sulmet
e mëdha terroriste islamike. Të njejtët vazhdojnë duke u përpjekur që të gjejnë
dhe mbështesin këtë në argumente të caktuara, e që mund të kutpohet se qëllimisht
fshehen disa fakte tjera të rëndësishme. Të tillët theksojnë që Rusia ka njohur
islamizmin si një ndër fetë dhe traditat e këtij vendi, bashkë me fetë tjera si
krishterizmin ortodoks, budizmin dhe hebraizmin, si dhe duke qenë Perandoria
Ruse një vend multietnik, multireligjioz gjë që ka bërë të amortizohet impakti
i dhunës islamike. Edhe pse Rusia sërish është e angazhuar për konfrontim me
Perëndimin, ajo ka shumë më shumë të ngjarë që kërcënimi real ndaj saj të vije
nga jugu.
Natyrisht
që edhe këta faktorë kanë ndikuar, si bashkëjetesa e gjatë, asimilimi dhe
lojalizimi i muslimanëve ndaj pushtetit rus, mënyra e trajtimit të tyre nga
shteti rus vis-à-vis me mënyrën e trajtimit të emigrantëve musliman në
perëndim( ku dallon rrënjësisht, secili e di, sesi u trajtuan muslimanët çeçen, Dagestanas, Ingush, në
vitet 1992-2000, apo edhe më parë në luftën kundër Afganistanit, duke i
nënshtru ndaj Kremlinit, e kjo nuk ka ndodhur askund në Europën perëndimore).
Edhe pse Rusia mirëfilli e di që Perëndimi paraqetë kundërshtarin e saj kryesor
dhe të pakalueshëm, derisa asnjë rrezik nga jugu( vendet islamike) dhe
terrorizmi islamik nuk i paraqetë për faktin që ato mund t’i shtyp me forcë
ushtarake, siç historikisht e ka bërë.
Duke
qenë se popullata muslimane në Rusi, përbënë grupin e dytë më të madh fetar në
Rusi dhe popullatën më të madhe muslimane në gjithë Europën, e sidomos grupet
etnike muslimane si Azerët, Bashkirët, Çeçenët, Kazakët, Tatarët etj.
Muslimanët etnik, si p.sh: nga Azerbejxhani, Taxhikistani, Uzbekistani janë
detyru të ikin për në Moskë a në vendet tjera të Rusisë, me qëllim që t’i ikin
kushteve armiqësore ekonomike në vendlindjet e tyre që ushtrohen nga politika
rusofile. Muslimanët e Rusisë, duke qenë se janë nga grupe të ndryshme etnike,
kanë qëndrime dhe synime të dallueshme, e kjo e bënë që edhe më shumë edhe më
lehtë të jenë t’i përçajnë, apo edhe t’i kundërvejnë njëri kundër tjetrit.
Militantët islamik të Kaukazit verior, kanë bërë thirrje shumë shpesh tek
muslimanët e Rusisë, që të ngriten kundër Rusisë, ashtu siç edhe Doku Umarov më
2013, kishte bërë thirrjet tek muxhahedinët e Tataristanit dhe Bashkortostanit,
edhe pse kjo nuk pati efekt.
Prandaj
përfundimi i Rusisë, në një situatë ku të gjithë i ka kundërshtar, duke filluar
edhe nga opozita dhe oponentët politikë rus, pastaj ukrainasit, e të gjithë
popujt të etnive të tjera joruse brenda federatës së Rusisë, e më së keqi, duke
u konfrontu hapur me Perëndimin, e bënë të pashmangshme shpërbërjen e kësaj
federate.
Më:28.05.2022
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX,
për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë
së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë
e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.