Mendime
Aurel Dasareti: Shpresa është ylberi mbi rrjedhën dëshpëruese të jetës
E marte, 24.05.2022, 08:08 PM
Shpresa është ylberi mbi rrjedhën dëshpëruese të jetës
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Shkrimi i vërtetë është një shembull
unik i magjisë që lëviz lehtë. Unë i besoj nënndërgjegjes sime dhe i besoj më shumë sesa jam i mençur.
Fjalët kanë qenë gjithmonë aty. Ato thjesht duhet të përzihen. Bëhet fjalë për
krijimin e fjalëve magjike, ajo që lëviz zemrat.
***
Shpopullimi i Shqipërisë - 5 vitet e fundit mbi 600.000
shqiptarë kanë lëshuar vendin dhe disa dhjetëra mijë afrikan-aziatik ilegalisht
janë futur brenda. Spastrim etnik, gjenocid, për të zëvendësuar
shqiptarët me rus, serb, afrikan, aziatik. Qëllimi i regjimit: Ndryshim
demografik.
Shqiptaria (me
përjashtime nderi) ka politikanët më analfabetë, më hajdutë, më të
korruptuar dhe antikombëtarë të Evropës. Kujdesi për vendin dhe popullsinë e
vet nuk ka qenë kurrë prioritet.
Ditën e djeshme
Shqipërisë i është kthyer opozita e vërtetë; telashe për nudistin e stërzgjatur
dhe zagarët e tij. Mbetet vetëm të shpresojmë se tashmë është populli ynë që do
të jetë në fokus në të ardhmen, por nuk e besoj derisa të shoh që regjimi
kriminal të rrëzohet sa më shpejt, mundësisht gjatë vitit.
Nëse prisni momentin e duhur ku gjithçka është e pa drojë dhe e sigurt, ai
nuk do të vijë kurrë. Malet nuk ngjiten, garat nuk fitohen dhe lumturia e
qëndrueshme nuk arrihet.
***
Unë e kuptoj
simpatinë ndaj popullit tim të vuajtur gjerësisht si aftësinë për të kuptuar
situatën e të tjerëve dhe për të ndarë mendimet dhe ndjenjat e tyre, dhe
gjithashtu për të reflektuar veten në sytë e të tjerëve. Njeriu është kështu
një spektator për të tjerët në të njëjtën kohë pasi të tjerët janë spektatorë
për veten e tyre. Kjo formon bazën e një lëvizjeje, një "udhëtimi
formimi" moral, i cili çon te spektatori i paanshëm.
Kur mjegulla e përshkon tokën, është e paimagjinueshme që
dielli të shkëlqejë në të vërtetë dhe se mund të jetë e mjaftueshme për të
lëvizur disa kilometra për të përjetuar nxehtësinë jetëdhënëse. Dhe, nuk është
e lehtë të pranosh që kozmosi dhe kuptimi mund të ekzistojnë.
Edhe pse
paraardhësit e mi për breza kanë jetuar shumë larg trojeve të tyre, rastësisht
nuk jemi asimiluar. Do të jetë shumë interesante kjo histori që së shpejti do
të përshkruaj në librin tim “pemën familjare”. Kam gjak shqiptari dhe
personaliteti im ndikohet fuqimisht nga prejardhja ime arbërore-shqiptare.
Ashtë një prejardhje për të cilën jam krenar. Përmes bisedave me bashkëkombës
nga diaspora dhe njerëz që ende jetojnë në vendin ku kanë lindur paraardhësit e
mi, ndjejë dhe vështrojë një pikëllim për atë tokën e dashur, atje larg, të
kapur nga tradhtarët dhe kriminelët e gjithanshëm. Nga servil të pakarakter që
u përulet dhe u bën lajka më
të fuqishmëve (veçanërisht armiqve të jashtëm) për t'u hyrë në qejf e për të
pasur përfitime vetjake. Dobiçë shqipfolës që edhe masakrat dhe gjenocidin
e pushtuesve ndaj kombit tonë, të planifikuar dhe zbatuar pa ndërprerje 120
vjetët e fundit - i quajnë incidente.
Ne duhet ta ndajmë dritën nga
errësira dhe të krijojmë rregull dhe kuptim atje ku ka ekzistuar dhe akoma
ekziston kaos. Por kështu nuk përjetohet aspak kur mjegulla vendoset.
Mendja e njeriut është e mrekullueshme. Deri më tani
shumë shqiptarë mund ta njohin përvojën e një ekzistence të pajetë. Ata mbajnë
një të brendshme të mjegullt ku duhet të ketë rregull dhe kuptim. Për ata që
janë me fat dhe nuk e ndjejnë në këtë mënyrë, mund të jetë e dobishme të
përpiqen të kuptojnë vështrimet e prangave të shpirtit.
Kur askush nuk e ka ndarë dritën nga
errësira, mbretëron kaosi. Ku gjithçka shkon në një parregullsi.
Jeta është në
vrull të plotë në kohë festash. Na hedh në një det kujtimesh, aromash dhe
emocionesh. Kjo është arsyeja pse është kaq e shijshme. Dhe kaq e dhimbshme.
Nuk është aq e
lehtë të jetosh në Shqipëri; Kosovë, FYROM, Luginën e Preshevës, Mal të Zi ku
sundon varfëria dhe mjerimi. Megjithatë, është e vërtetë që edhe jeta në mërgim
është e vështirë. Unë nuk do ta fsheh këtë nga ju. Do të keni dhimbje. Do të
qani. Megjithatë, ju them juve që dëshironi të largoheni nga vendlindja. Do
t'ju mungojë shtëpia ku keni lindur. Prindërit e juaj, vëllai, motra, gjyshi,
gjyshja (...) Vendlindja (atdheu) është shtëpia e njerëzve të lumtur, një
shtëpi e mrekullueshme. Jeta nuk duhet të shkojë kurrë aq larg kundër jush sa
të mos e kuptoni.
“Jeta në emigracion është një gjë e brishtë dhe lumturia kaq e vështirë për
t'u fituar”, - gjyshi im.
***
Ditën që familja
ime ka festuar ditëlindjen time të parë, nëna ime ka shkruar një letër urimi
për mua, ku thotë:
“Djali im është i shtrirë në krahun tim. Ka një peshë kaq të vogël.
Vështirë se ndihet fare. Megjithatë, ai peshon më shumë se toka dhe qielli,
yjet dhe sistemi diellor”.
Kështu janë
nënat...
Ndarja nga të dashurit më të afërm, dhe ikja në kurbet për shkaqe varfërie
të skajshme (mbijetese), shkakton dhembje të hatashme, që me kalimin e kohës
shtohet, deri në vdekje.