Mendime
Enver Bytyçi: Një kurth djajsh për Ballist Morinën
E enjte, 26.05.2022, 07:25 PM
Një kurth djajsh për Ballist Morinën
Nga
Enver Bytyçi
Kur
Ismail Morina ngriti dronin në stadiumin e Beogradit atë tetor 2014, në llozhën
e atij stadiumi ishte edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar. Burime
të caktuara bëjnë me dijë se Olsi ka marrë kontakt me "Ballistin"
para se të lëshohej ky dron dhe ai ka qenë në dijeni të ngjarjes që do të
ndodhte. Ndërkaq Morina është ndjerë i sigurt në aktin e tij patriotik e madje
i vlerësuar për faktin se përmes Olsit, edhe Edi do të ishte i informuar për
çka do të ndodhte. E shihte aktin si shërbim edhe ndaj shtetit shqiptar!
Më
vonë merret vesh se kryeministri i asaj kohe i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ishte
në dijeni të ngritjes së dronit prej "Ballistit"! Ai ishte informuar
jo vetëm nga agjencitë e zbulimit, por edhe nga Tirana zyrtare. Megjithatë
pjesa zyrtare e painformuar në Beograd gati sa nuk prangosi Olsi Ramën si
organizator të kësaj ngjarjeje, derisa ndërhyri kryeministri Vuçiq dhe Olsi u
përcoll për në Shqipëri. Mediat serbe akuzuan vëllain e Edi Ramës për ngjarjen.
Shqiptarët e shpallën "hero" jo vetëm Ballist Morinën, por edhe Olsin
dhe Edin bashkë!
Në
fakt gjithshka ishte një skenar me një regjizor të vetëm, Alkesandër Vuçiq.
Ballist Morina u përdor për dy arësye: Së pari për të promovuar patriotizmin e
rremë të vëllezërve "Rama" dhe së dyti, për të mos e përfunduar
ndeshjen, edhe pse në stadium ndodhej presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq.
Kishte gjasa që ndeshjen ta fitonte kombëtarja e Shqipërisë! Presidenti Nikoliq
ishte i painformuar përsa po ndodhte. Ndërsa i kërkonte autoriteteve të vendit
që Ismail Morina të kapej e arrestohej, segmentet e këtyre autoriteteve nën
ndikimin e Vuçiq u kujdesën që "Ballisti" të mund të ikte nga
territori serb. Arrestimi i tij do t'i sillte telashe Edi dhe Olsi Ramës, pasi
së paku Olsi ishte i implikuar drejtpërdrejt në skenarin e Vuçiq, të njohur
edhe nga kryeministri i Shqipërisë.
Sot
Ballist Morina është arrestuar sërishmi në Kukës. Tani më ai nuk i duhet as
Ramës, as Vuçiq. Përkundrazi, u arrestua si shenjë hakmarrjeje dhe besnikërie e
kryeministrit të Shqipërisë ndaj presidentit të Serbisë. Ligësia nuk ka
asnjëherë limite. Të përdorin dhe në fund të përplasin në qelinë e burgut! Kjo
është fytyra e vërtetë e dy bashkëkryetarëve të Open Balkan. Open për
organizatat kriminale, offen për patriotët si Ballist Morina, i cili është
thjesht një idealist që ra në kurthin e një politike absurde djajsh!