Mendime
Fahri Dahri: Mendoj se nuk duhet të shtrohen pyetje të natyrës: "Pse shqiptarët në Ballkan mbeten të fundit në çdo zhvillim"?
E marte, 24.05.2022, 08:35 PM
PËR PYETJET E SITUATAVE TË VËSHTIRA NDËRSHEKULLORE TË SHQIPTARËVE
Nga
Fahri Dahri
Mendoj se nuk duhet të shtrohen pyetje të natyrës:
"Pse shqiptarët në Ballkan mbeten të fundit në çdo zhvillim"?
Kjo mënyrë për shtrimin e gjetjes së shkaqeve që na
kanë çuar në derexhenë e trajtimit në fund të "listës", nuk është e
saktë. Për mendimin tim pyetja duhet të shtrohet: "Pse të gjithë të tjerët
në unison janë kundër nesh?".
Gjithëmonë ndeshemi me mendime ndër nesh, se
situatat e vështira që ka kaluar dhe kalon shqiptarizama, ose më qartë pengesat
në zhvillimin tonë, janë produkt, ose për fajet tona!. Sa mendije të sakta janë
këto, do të njihemi me një shkrim të marrë nga interneti.
Të kuptohemi. Nuk shfajsoj fajet tona, sepse çdo e
mirë apo e keqe, nuk vjen spontanisht, gjindet një e çarë sado e vogël dhe
rrëkeja, bëhet virua, përrua, lumë dhe det. Si është e mundur që fqinjët tanë
shkojnë nga shkojnë dhe përqëndrohen tek shigjetimet kundër nesh? Ku gabojmë
ne? Dihet që mizat ngecin në mjaltë, gjithashtu dihet që edhe fluturat kur
ndizen llampat (poçet) e dritave vërtiten rreth tyre deri sa edhe digjen. Në të
dy rastet, mizat dhe fluturat flijohen. Kjo nuk ndodh me të tjerët që na ngjten
ne. Përkundrazi e pësojmë ne! Mos vallë ndikon mëndjemadhësia, krenaria, apo
dituria? Vërtet jemi protopopull, por duhet të dish ta mbash proton. Çdo kush
në çdo aktivitet që del i parë, nëse nuk e vazhdon stërvitjen, apo provat, një
tjetër e sposton.
Në këtë shkrim, do sjell për informim një dekret
të sultan Hamitit I, kundër gjuhës shqipe.
?"Sipas mediave të fqinjëve tanë,
perandoria osmane, që mbajti të pushtuar për pesëqind vjet popullin shqiptar,
ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kulturës dhe gjuhës greke:
Sulltani Abdul Hamidi I (1725-1789), pasi mori një thes me flori nxori
“Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe". Ligji u lëshua nga sulltani
i Perandorisë Osmane, më 31 Maj 1779, Abdul Hamid I (1725-1789).
Në ligj përcaktohej saktë, marrja në mbrojtje nga
ana e turqve, e kulturës dhe gjuhës greke dhe përkundër saj, lufta dhe
shfarosja e gjuhës shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe
është botuar në gazetën “Thessaloniki”, të vitit 1999. Dekretin e pasqyrojnë
mediet greke më 1999-ën, bashkë dhe burimin e marrjes së floririt prej
sulltanit Abdul Hamidit I".
Besoj qendrimi perandorak ndaj nesh, nuk ka nevojë
për shtjellim. Por një gjë më duhet ta theksoj: Të tjerët ndaj të huajve të
vendit të tyre, pranuan nënështrimin, ryshfetet, krushqitë që kanë çuar deri në
tronditjet e identitetit; ndërsa ne, dihet kemi qenë dhe mbetemi kundër
nënështrimit, ryshfeteve dhe servilizmit duke lidhur krushqira. Po, në disa
situata tepër të veçanta, nisur nga qëndrimet besnike të ndonjë besimi fetar,
gjatë mesjetës nëpërmjet emigrimit një pjesë e mirë këmbyen identitetin, duke i
u nënështruar besimit fetar të vendut pritës. Rast i vetëm, me arësyetim kohor
subjektiv, por me shpresë (bazuar në disa deklarime që po përshpejtohen) se
kthjeillimi i qendrimit ndërmjet identitetit fetar me atë gjuhësor, traditave,
zakoneve dhe vendit, do të realizohet ashtu siç e përcakton kombi shqiptar.
Fahri Dahri, Londër më 23/05/2022.-