Faleminderit
Nue Oroshi: Besim Ndrecaj burrë i heshtjes së fjalëve por hero i jehonës së zërit të krismave të pushkës
E merkure, 04.05.2022, 07:09 PM
Besim Ndrecaj burrë i heshtjes së fjalëve por hero i jehonës së zërit të krismave të pushkës
Nga
Nue Oroshi
Në
një fshat malor me emrin Maqitevë në kohën kur shqiptarët terrorizoheshin dhe
vriteshin me motivin e kërkimit të armëve në vitin 1956 në familjen Ndreca lind
një djalë i shëndoshë. Me besimin në atdheun dhe Zotin dhe me tiparët e nderit
dhe burrërisë e pagëzojnë me emrin Besim. Besimi që nga rinia e herëshme filloj
të tregonte shkathtësinë edhe zgjuarësinë. Udhëtonte me kilometra për tu
pasuruar me dijeni. Ai asnjëherë nuk e pranoj robërinë por si heronjët e
shqiptarisë qëndroj heroikisht në shumë situata të ndryshme. Qëndroj heroikisht
edhe atëherë kur në shërbimin ushtarak nuk pranon të nënçmohet por e plagos
rënd oficerin serb në Split të Kroacisë. Ai nuk e pranoj nënshtrimin edhe
atëherë kur i dorëzoj dy policë që e ndjekin këmba-këmbës duke i çarmatosur,
edhe atëherë kur nuk i la të koritun dasmorët por e nxori flamurin shqiptarë me
forcë nga kthetrat e policisë serbe.
Besimi
shpeshherë planët i bënte në odën e atdhetarit dhe ish të burgosurit politik
Ali Riza Mema, ku se bashku me djalin e ti Rexhë Mema luftëtarin e lirisë së
Kosovës ishin si dy krahë te shqiponjës që nuk dorëzoheshin asnjëherë. Për
kontributin atdhetar të familjes së Ali Riza Mema do të bëj një shkrim të
veçantë. Besimi ishte fjalë pak. Ai asnjëherë nuk lëshohej në diskutime të
panevojshme por punonte natë e ditë për lirinë e shqiptarizmën.
Kur
krimineli Dragan Shoshkiq se bashku me policët e tjerë filloj një terror të
fortë policor duke maltretuar shqiptarët nga fshatrat e Komunës së Prizrenit
dhe Suharekës (Therandës), me një represion të egër policor i erdhi radha që ky
kriminel me emrin Dragan Shoshkiq ta testoj vetën edhe tek atdhetari Besim
Ndreca. Pasiqë nuk e gjejnë në shtëpi marrin rrugën drejt Shirokës ku punonte
si gjeodez Besim Ndreca. E djali i Ndrecajve ishte betuar që nuk e dorzon armën
ai me të vërtetë ja jep armën kriminelit Shoshkiq por jo në dorë por në kokë
duke e lënë të vrarë aty për aty. Mënjeherë fillon në ndjekje edhe të policve
tjerë dhe plagos njërin shumë rënd, arrin ta qanë rrethimin të takohet me
familjen por jo edhe të futët në shtëpi, për ta marrë armatimin e rënd. Qëndron
heroikisht dhe vret edhe disa policë të tjerë. Heroi Besim Ndreca bie
heroikisht mbi Malësi të Re duke luftuar me një aparat të egër të ushtrisë dhe
policisë serbo-sllave.
Pushka
e Besim Ndrecës dridhi themelët e Serbisë por e ngriti moralin atdhetar dhe
heqi frikën tek kombi shqiptarë. Ai ishte një burrë i cili fliste pak por
pushka e ti pati jehonë në të gjitha viset shqiptare. Pas dy ditësh më 5 maj
1995 u bë një organizim madhështor për ta varrosur me dinjitet kombëtar heroin
Besim Ndreca. Kisha fatin të marr pjesë në këtë varrim madhështor tash e 27
vjet me parë.
Së
bashku me një grup miqësh u organizuam dhe shkuam në këtë varrim madhështor.
Para se të nisim arkivolin për tek varresat, ishin dy mendime se nga do të vazhdon
rrugën funerali me trupin e Besim Ndrecës. Shumica ishim që funerali të kaloj
nëpër rrugën kryesore dhe jo nëpër rrugën anësore. Nëpër mes të asfaltit të
rrethuar nga forcat e shumta policore dhe ushtarake që përcilleshin edhe me
helikopter nga lartë i dhamë lamtumirën e fundit heroit të Shqipërisë Etnike
Besim Ndrecajt.
Ky
djalë i Ndrecajve të Maqitevës më trimërinë e treguar i hoqi mitin e
pathyeshmerisë të policisë dhe ushtrisë serbe dhe i dha zemër shqiptarisë së
qendresa shqiptare do të ngadhnjej kundër pushtuesve serb. Besimi ishte një
shkëndijë e hershme e lirisë i cili në rrugëtimin e jetës qëndroj gjithmonë i
palekundur. Ai në vepër i zbatoj parimet e nderit, besës dhe burrërisë se
shqiptari mund të vritet por jo të dorzohet.
Heroi i heshtjës se fjalëve por i krismave të pushkës tregoj se sa herë
shqiptarizma është në rrezik dalin djem dhe vajza atdhetare që me shëmbullin e
tyre ju japin forcë brezave që të vazhdojnë luftën për lirinë kombëtare. Besimi
me besimin në kombin shqiptar mbeti një shkëmb i pashuar i tokave shqiptare. Ai
me shembullin e ti heroik tregoj se tradita shqiptare dhe qëndresa që është
bërë për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike mundet të t'hollohet por asnjëherë nuk
mund të shuhet zjarri i lirisë për mbrojtjen e tokës arbërore ku i thuhet
bukës-bukë e ujit ujë. Djali i Ndrecajve të Maqitevës, familja e të cilit më
pas erdhi në Malësi të Re të Prizrenit, me shembullin heroik i mbeti besnik
parimit kombëtar se toka e Dardanisë është pjesë e pandarë e Arbërisë Etnike që
sot e quajmë Shqipëria Kastriotike apo Shqipëria Etnike.