Mendime
Skender Jashari: Pashkët (ringjallja) nga Lugina e Preshevës
E hene, 18.04.2022, 07:05 PM
Pashkët (ringjallja) nga Lugina e Preshevës
Nga
Skender Jashari
Fshati
im (Rahovicë, komuna e Preshevës) dhe Kisha e fshatit tim, ishin ndër më të
bekuarat, që kishin pritur Kryezotin tonë Gjergj Kastriotin, pas kthimit të Tij
prej Betejës së Nishit, në Rrugë për në Krujë. Kujtimi për Të, është lidhja më
e fuqishme që mos të dorëzohemi, asimilohemi, tjetërsohemi, ne Shqiptarët
katolik të kësaj ane. Sa herë mendojnë që na zhdukin, ashtu bënë përpjekje edhe
në dekadat e fundit, por sërish jemi, jo për meritë tonën, sërish jemi të
gjallë e të rilindur. Prandaj Shën Gjergji dhe Pashkët në Luginë të Preshevës
janë paralajmërues të Pranverës, Rilindjes, Ringritjes, Ringjalljes.
Edhe
pse Lugina e Preshevës, e pushtuar nga pushtuesit Osman dhe vasalët e tyre
sllav, rreth viteve 80-ta të shekullit XIV, duke u ndërtu xhamia e parë në
garnizonin osman të Tabanocit më 1410, që ishte vetëm për nevoja të ushtarëve
osman, për të vazhduar me kalvaret e tmerrshme të islamizimit të dhunshëm pas
viteve 1680. Kurse edhe më parë konvertimet e dhunshme shkaku i xhizjes dhe
devshirmes, e cila vazhdoi deri më 1856. Por më e keqja, ishte Islamizimi i
katolikëve të fshehtë nga Serbia, pas 16-18 tetor 1912 deri më sot, si dhe
muslimanizimin radikal, turqizimin dhe tash boshnjakëzimin dhe talebanizimin e
Shqiptarëve musliman.
Deri
më sot, nuk ka ndonjë studim a hulumtim, madje as nuk guxohet të tregohet nga
pasardhësit e familjeve, që shumica e kryefamiljarëve të familjeve katolike të
fshehta të Preshevës, në periudhat e ndryshme janë: vrarë; vrarë nga shqipfolës
gjoja për motive të tjera; mbytur gjatë islamizimit( p.sh: një familjare e ime
Mira, me emrin e muslimanizuar Mira-dije, është mbytur duke e detyru që të
agjëronte ramazanin dyfish gjatë verës, që ta bënin muslimane); meshkujt janë
martuar me boshnjake apo me vajza bashkëpunëtorësh të Serbisë për t’i lojalizu
ndaj pushtetit serb; femrat i kanë martuar me familjarë hoxhallarësh a
bashkëpunëtorësh të Serbisë etj.
Sa
që pas 1990… shumë pak familje guxuan ta tregojnë publikisht që kemi ruajtur
Amanetin e Gjergj Kastriotit, kjo për shumë arsye.
Natyrisht
nuk është e mençur që derisa për shumë arsye: kur ke një armik( Serbinë), t’i
hapësh familjes dhe vetes probleme, që të krijosh armiqë të rinjë gjegjësisht
armiqë të pabesë( shqipfolësa, që kanë tradhëtuar Gjakun, Kombin, Nderin),
madje t’ia garantosh vetes vetëvrasjen, vrasjen, leçitjen, linçimin, dëmin,
fyerjet etj. Nga Lugina e Preshevës, ka pasur disa qindëra nacionalist, të
burgosur e të përndjekur politik nga Serbia dhe Luftëtar në Luftërat tona
Çlirimtare, por të tillët nuk pësuan pabesina, urrejtje, armiqësi edhe nga
shqipfolës, madje as Serbia, nuk i rrezikonte aq shumë( edhe pse disa kanë
mbetur të vrarë). Ka shumë njerëz që ende nuk e kuptojnë a nuk e pranojnë, sesa
Serbia është armiqësore ndaj Shqiptarëve katolik dhe sesa do që të ndeshet me
nacionalist islamik Shqiptar, nuk është aq armiqësore ndaj tyre. Madje ka edhe
të tillë fatkeqësisht edhe katolik me mentalitet islamik, që thonë heshte fenë
tënde, mbaje fshehtë mos u ndesh me turkoshakët, islamo-talebanët, apo që thonë
gjoja unitetin a ngjajshmërinë e kishave( që gjoja Serbia nuk urren katolikët
Shqiptar). Por nuk e kuptojnë që Feja ime, nuk është vetëm fe( sepse për
besimin fetar secili përcaktohet privatisht), është Porosi e Gjergj Kastriotit
dhe e Gjakut të Arbrorëve, e të Parëve të Rënë dhe mbi gjitha është Ideal i
Luftës për Liri kundër pushtimit serb, e cila na dëshiron siç shpesh na
akuzonte si „terrorist islamik“, apo 1878-1912 që na paraqiste si „turq“.
Mbi
gjitha nuk është mençuri, është çmenduri, dashuri e çmendur, që bënë t’ia
garantosh familjes dhe vetes: vetëvrasjen, vrasjen, leçitjen, linçimin, dëmin,
fyerjet etj, e që nuk ke asnjë interes familjar a personal që të ndjekësh një
rrugë të këtillë. Nuk ka humbje më të sigurtë sesa kjo, e sidomos kur mbetesh
si familje e vetme. Pajtohemi që nuk është mençuri, zhdërvjelltësi, derisa të
parët tonë kishin ditur që për t’i ikur problemeve, taksave, rreziqeve,
bishtëronin sa për sy e faqe duke u islamizu në publik, e veçmas në këtë kohë,
kur Serbia ka arritur të turqizoj, talebanizoj, boshnjakizoj e deri edhe
radikalizoj dhe ekstremizoj edhe Shqiptarët musliman të Luginës së Preshevës e
lëre më ata që janë të përzier me etni a prejardhje. Natyrisht: dëmet e
pariparueshme materiale disa herë deri buzë vdekjes urie të shkaktuara nga dënimet
e qëllimshme dhe dëmtimet; lotët e familjarëve tonë më të dobët e më së keqi,
as këta nuk i kursyen nga persekutimi dhe urrejtja e tmerrshme; urrejtja,
linçimi, fyerjet, përgojimi, shpifjet, poshtërimi, kërcënimi qoftë i hapur a
edhe pas shpine; ndjekje penale të porositura dhe inskenuara jo vetëm në
vendlindje por edhe në Republikë të Kosovës; kërcënime, sulme deri
tentim-vrasje( pasi nuk kishin arritur të kryenin kidnapim) edhe në Republikë
të Kosovës, të porositura nga Serbia, e të kryera nga agjentët islamik të
Serbisë; disa herë demolim shtëpishë dhe djegëje me detonim të shtëpisë e
pastaj heqje edhe të gërmadhave të saj dhe djegëje të shtëpisë së dytë;
arrestime, bastisje, fletarreste, biseda informative dhe dëbim nga vendlindja
etj. Por këto na pastruan, forcuan dhe fisnikëruan nga mbetjet që kishin ndyrë
shpirtin dhe trupin tonë.
Por
fatmirësisht edhe sot, edhe në Luginën e Preshevës, prej nga Gjergj Kastrioti,
filloi projektin e Bashkimit të Arbërorëve dhe Krijimit të Shtetit Kombtar
Shqiptar, jeton Kujtimi për Të.
Me
krenari nga “ qafiri” i Luginës së Preshevës, për shumë mot Pashkët e me zemër
të Bardhë për gjithë ata Shqiptar që Gjaku i Arbnit i rrjedh në vena!
Më: 17.04.2022
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e
sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e
Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.