Mendime
Adil Fetahu: Serbia n'tetik
E hene, 28.03.2022, 08:40 PM
SERBIA N’TETIK
Nga
Adil FETAHU
“Ka
ardhur koha që Republika e Serbisë haptas të shikohet ashtu si është: Aleat i
ngushtë i Rusisë dhe Kinës të cilën e udhëheqë pushteti gjysëmautoritar, i cili
proaktivisht synon zgjërimin territorial në bazë të ideologjisë irredentiste në
Ballkanin Perëndimor”.
Kështu
thotë në analizën e tij Riçard Kremer, bashkëpunëtor i “Foreign Policy Research
Institut”, nga Fondacioni Kombëtar Amerikan për Demokratizim.
Në
dokumentin me titull: “Serbiaon the Edge”, autori thotë se Serbia e sotme
paraqet kërcënim për sigurinë rajonale dhe euroatlantike, dhe vazhdon:
“Nën
Partinë Pëçrparimtare Serbe (SNS) të kryetarit Aleksandër Vuçiqit, Qeveria e
Serisë me shpejtësi po e forcon ushtrinë e vet, duke mbështetur haptas
provokuesit nacionalistë të vendeve fqinje, duke forcuar lidhjet e Beogradit me
Moskën dhe duke konsoliduar partneritetin me Republikën Popullore të Kinës.
Pjesë përbërëe e këtyre përpjekjeve për të aktualizuar ideologjinë e “Serbinë
së Madhe”, janë kreu i Kishës Ortodokse
Serbe dhe asaj Ruse, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me kolegët e tyre politik.
Pa një kthesë të ndjeshme kah Perëndimi në orientimin e vet, Sërbia do të vazhdojë
rrugën autoritare të harmonizuar me kundërshtarët e Amerikës. Sërbia aktuale paraqet dilemë për kreatorët e
strategjisë dhe të politikës amerikane dhe europiane.
Sërbinë demokratike dhe me orientim të
përnjëmendët kah integrimet
euroatlantike e kërkojnë edhe Brukseli
edhe Vashingtoni. Por, me dekada pas shpërbërjëss së dhunshme të Jugoslavisë
dhe intervenimit të Organizatës së Paktit Veriatlantik (NATO-s) 1999, shumica e
serbëve e refuzojnë bashkëpunimin me NATO-n dhe janë indiferentë ndaj Europës.
Prandaj, ShBA-të dhe aleatët e tyre demokratik në Europë janë më pak të aftë
për të shfrytëzuar anëtarësimin e saj potencial, si karrotë për integrime
euroatlantike. Marrëdhëniet me Serbinë i ndërlikon përqafimi i hapur i
Aleksandër Vuçiqit me Pekinn dhe Moskën. Varësia gjithënjë më e thellë e
Serbisë nga ato fuqi, rrezikon sigurinë e ShBA-ve dhe të Europës, në më shumë
fronte.
Përkrahja
e vazhdueshme e pushtetit të Vuçiqit që u jep
narrativave nacionaliste dhe atyre të cilët përhapin ato narrativa
subversive po shkakton forcimin e përçarjeve në Bosnje-Hercegovinë, në Mal të
Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Forcimi ushtarak i Serbisë është shumë
brengosës; Beogradi jep përgjigje me shpjegime lakonike. Mbështetja gjithnjë e
më e madhe e Serbisë si blerëse dhe vend tranziti i naftës dhe gazit rus, prej
Gaspromit, gjigantit energjetik të shtetit të Rusisë, e vënë në pozitë
konflikti me Brukselin e Vashingtonin
dhe me disa kryeqytete të Europës qendrore dhe Lindore. Bashkëpunimi ekonomik,
teknologjik dhe gjithnjë e më tepër edhe ushtarak i Beogradit me Pekinin po
përshpejtohet dhe Partia Komuniste e Kinës po përforcohet më tutje në Europën
Juglindore. Përgjithësisht, përafrimi gjithnjë më i madh i Serbisë fuqive
autoritare dhe forcave atidemokratike në rajon, shprehet në pikëpamjen e saj
joliberale në botë dhe në narrativin mbi kombin viktimë.
Kreatorët
e poliitikave perëndimore me ngulm po i çasen pushtetit në Beograd, të bindur
se me stimulime përkatëse Serbia do të fillojë të udhëheqë politikë të matur,
do të demokratizohet dhe gradualisht do të integrohet në institucionet
euroatlantike. Kjo çasje është e gabuar. KJo e zvogëlon, madje ndoshta edhe e
përjashton nevojën që populli serb të ballafaqohet me të kaluarën e vet.
Sikur
Gjermania e pasluftës, me Vili Brantin, Serbia ka nevojë për udhëhqës të
guximshëm dhe të sinçert, që të pranojë mëkatet e kaluara dhe ta drejtojë
kombin përpara. Për shembëll, dikush që sikur Branti, të përkulet në gjunj dhe
të nxitë debatin e sinçert midis popullit serb për krimet e kryera gjatë
shpërbërjes së Jugosllavisë. Çdogjë që mund të jetë katalizator, pranim i
përgjithshëm i krimeve kundër njerëzimit nga e kaluara, është imperative nëse
Serbia dëshiron që kurdoherë të bëhet shoqëri demokratike dhe e hapur. Pa këtë,
Serbët do të mbetën joproporcionalisht të nënshtruar forcave irredentiste të
vendit, të fryer nga forcat e jashtme
dashakeqe, të cilat dëshirojnë ta mbajnë Ballkanin Perëndimor sa më larg nga
bashkësia euroatlantike.
Me
llogaritje të tilla nacionale, vendimmarrësit perëndimor duhet të përvetësojnë
një çasje më pragmatike në marrëdhëniet me qeverinë e Beogradit, e cila e
refuzon partneritetin e vërtetë transatlantik.
Për
sa kohë që liderët e Serbisë konsiderojnë se nacionalizmi panserb është i
pranueshëm në diskursin politik, ato vlera të vërteta demokratike dhe
institucionet të cilat kultivohën në bashkësinë euoratlantike do të mbetën të
parealizueshme. Në pajtim me këtë, ShBA-të dhe aleatët e saj europianë duhet të
nxisin Serbinë që të fokushet në vetvete, e jo në fqinjët e saj. Në këtë
kuptim, kreatorët politik të perëndimit nuk duhet të presin përparim në
bisedimet mbi statusin e Kosovës dhe të Serbisë. Ky është bërë një dialog bosh,
i cili vetëm po e mbanë Kosovën të përjashtuar nga institucionet ndërkombëtare
dhe avantazheve tjera të shtetit të njohur. Njëfar çasje e reviduar, poashtu,
duhet të ndërpresë sforcimin e procesit joefikas të integrimit në BE, si mjet
parësor për transformimin demokratik të Serbisë.
Në Ballkanin Perëndimor përsëri po duken shenja të krizës.
Në
Bosnje-Hercegovinë, anëtari i Kryesisë Millorad Dodik dhe Kuvendi i Republikës
Serbe në Banjallukë po bashkëpunojnë në përpjekjet e tyre pa presedan për
shkëputjen nga B-H; janë duke u bërë përgatitjet për dhunën e mundshme. Në
fqinjësi, në Mal të Zi, shoqëria malazeze politikisht është e ndame më tepër se
kurrë në historinë e vet më të re. Nëse i kujtojmë orvatjet për rrëzimin e
pushetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Podgoricë në vitin 2016, ekziston
potenciali për dhunë politike reciproke. Në Maqedoninë e Veriut, përspektiva e
mjegullt europiane i ka dobësuar socialdemocratët properëndimor, në raport me
forcat euroskeptike proruse.
Burimet themelore të jostabilitetit rrjedhin nga Serbia e Aleksandër
Vuçiqit.
Pushteti i partisë së tij PPS (SNS), po i ndihmn politikisht, financiarisht dhe
kulturalisht grupet aktive ultranacionaliste në vendet fqinje. Pushteti i SNS-s
vepron në tandem me Kishën Ortodokse Serbe (KOS/SPC), e cila në kontinuitet
është kundërshtare e integrimeve euroatlantike, e tolerancës fetare dhe e
njohjës së shtetësisë së Kosovës. Pjesë
përbërëse e makinacioneve të pushtetit të Serbisë dhe të kishës është simbioza
dhe mbështetja që marrin na kryetari i Federatës Ruse, Vlladimir Putini. Kështu
ekziston triumvirati Beogradi-Moska-KOS, me plane të përbashkëta dhe të veçanta.
Ato bashkarisht dekada me radhë në mënyrë strategjike kanë nxitur mesazhe
fanatike-irredentiste përmes ekspoziturave dhe akterëve lokalë antiperëndimor.
Ndikimi dhe propaganda e tyre kanë arritur të pengojnë përkrahjën e opinionit
më të gjërë publik për integrimet europiane, anëtarësimi në NATO dhe
demokracinë liberale.
PPS
po e vënë nën kontrollë televizionin kabllovik të rajonit dhe kështu po e mbyll
hapësirën mediale të Serbisë. Tradicionalisht mediat serbe gjithnjë e më tepër
transmetojnë tregimin dhe narrativin çfarë e lejon pushteti. Reporterët pa kufi
vitet e fundit raportojnë për rënien gjithnjë e më të madhe të lirisë së
shtypit në Serbi, ngase gazetarët e pavarur punojnë nën presion të pushtetit.
Gazetarët dhe mediat hulumtuese u janë ekspozuar kërcënimeve fizike, e
herë-herë edhe vdekjes, si ato që i referohen televizionit N1.
Operateri
kabllovik i hapësirës së gjërë të Serbisë, Telekomi i Serbisë, po tenton të
krijojë monopol mbi tregun e vendit, duke u përpjekur njëkohësisht të dominojë
në rrjetën kabllovike të Ballkanit Perëndimor. Në korrik të vitit 2021,
shoqëria Telekomi i Serbisëpër pay-tv Arena Sport ka blerë të drejtën e
transmetimit të Premier Ligës angleze, me çmim gjashtëfish më të shtrejtë se
kontrata momentale për atë të drejtë, dhe këtë e ka bërë me kapitalin nga
shitja e fletëobligacioneve të
korporatave shtetërore Bankës Popullore të Serbisë. Kanali Arena-Sport i
Telekomit të Serbisë i transmeton ndeshjet kryesore të ligave të Europës Perëndimore
në hapësirën e gjërë të ish-Jugosllavisë. Me kontrollin e transmetimit të
ligave më popullore dhe më të shikuara në Ballkanin Perëndimor, ku njerëzit
janë të trentë pas futbollit, Telekomi i Serbisë do të dominojë në tregun e provajderit të pay-TV-së. Ky potez është një nga aktivitetet
më të gjëra për të groposë pjesëmarrjën në tregun medial të cilin e mbanë
United-Group, stacioni i të cilit N1 jep lajme dhe analiza të vërteta të
pavarura. Nëse televizionet e tilla mbyllën, atëherë pushteti i Beogradit do
t’I kontrollojë mesazhet politike që jepen në kanalet informative të pay-Tv të
me orientim kah pushteti. Zhvillimi i tillë i ngjarjeve iu hapë rrugën
manifestimeve të “fuqisë së butë”, me një retorikë toksike ideologjike.
Elita
e klasës politike serbe nxitë ndjenjat kombëtare përmes retorikës së
ideologjisë panserbe. Rubikonin e asaj retorike e kaloi ministri i punëve të
brendshme, Aleksandar Vullin, në vitin 2021, kur bëri apel për konsolidimin e
“botës serbe”. Ai pa fije turpi deklaroi: është detyrë e kësaj gjenerate të
politikanëve që t’i bashkojë serbët kudo që jetojnë. Këtë deklaratë e bëri në
korrik të vitit 2021, kur në Beograd shënohej “Dita e bashkimit serb”. Me lejën
e Vuçiqit, në parakalimin e atij manifestimi Millorad Dodiku deklaroi: “Vendi
ynë nuk është Bosnje-Hercegovina, por Serbia”.
Ngritjën
e PPS në pushtetin e Beogradit e ka përcjellur kthimi i qetë i mentalitetit
politik nga koha e S.Millosheviqit. Derisa politika autoritare dhe
ekspansioniste e Millosheviqit ishte e hapur, Vuçiqi po bënë retorikë gjoja
properëndimore, ndërsa në planin e brendshëm po lufton për të vu kontrollin
total, kurse për opinionin e jashtëm paraqitet si garantues i besueshëm i
sigurisë rajonale. Duke baraspeshuar në mënyrë pedante qëndrimin diplomatik,
Vuçiqi i shmanget retorikës nacionaliste në interaksionet me zyrtarët e BE,
ndërsa në mënyrë të qetë i mbanë dhe avancon qëllimet nacionaliste. Kjo çasje e
fshehur, e mbështjellur me mbulesë gjoja demokratike, ia heqë vëmendjen
Perëndimit, duke lejuar që Beogradi të koncentrohet në planin e ngjalljes së
“Serbisë së Madhe”. Pa marrë parasysh se është fjala për Millosheviqin, Vuçiqin
apo ndonjë tjetër pas tyre, kjo ambicje imperialiste qëndron si inspirim dhe
katalizator kryesor për populistët serbë.
Vizioni
themelor për “Serbinë e Madhe” qëndron në partneritetin intim midis Beogradit
dhe Moskës, kurse ambicjet gjeopolitike serbomadhe kërkojnë mbështetjën e
fuqishme të popullit. Realizimi i këtyre ambicjeve kërkon përhapjen e mesazheve
të cilat janë në kundërshtim të plotë me vlerat dhe institucionet të cilat i
përfaqësojnë dhe kultivojnë ShBA-të dhe aleatët e saj europianë. Retorika
standarde e Sputnjikut në Serbi dhe i mediave të ngjashme, është e përqëndruar
në ‘projektin politik për Kosovën’, rikujtimin për bombadimet e NATO-s 1999,
përmbajtjet anti-LGBT dhe gjoja qëllimet e pandershme të Perëndimit për
Ballkanin Perëndimor. Këto narrativa përcillen me propagandaë, dezinformata dhe
teori konspirative gjithnjë e më të përhapura, dhe të gjitha këto përhapen në
nivel të vendit dhe në nivel rajonal, përmes mediave tradicionale, rrjeteve
sociale dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Në
sferat shoqërore dhe politike të Serbisë janë të përzier rusët në mënyrë
holistike. Duke vepruar në dimensione më
të gjëra se në partitë politike, Kremlini iu ndihmon nacionalistëve të cilët
kanë ndikim në formimin e opinionit publik. Faktor kyç për këtë çasje është
KOS. Kremlini ndikon që Kisha Ortodokse Ruse të krijon bashkëpunim dhe ta
mbështetë KOS, ashtu si dhe kur më së miri iu përgjigjet planeve të Kremlini
për Serbinë dhe për Ballkanin Perëndimor.
Në
mars të vitit 2020, në fillim të pandemisë së Covid-19, Vuçiqi tërhoqi
vëmendjen me deklaratë arrogante duke mohuar ndihmën ekonomike të cilën BE i ka
dhënë qe disa dekada. Në një paraqitje enthusiaste sekretarit të përgjithshëm
të RP të Kinës, Si Xhiping, Vuçiqi tha: Solidariteti europian nuk ekziston. Kjo
ishte përrallë vetëm në letër. Presim dhe shpresat më të mëdha i kemi në të
vetmet që mund të na ndihmojnë në këtë situatë të rëndë – e ajo është Republika
e Kinës. Gjithçka kemi kërkuar prej Kinës. Laritja e paturpshme e Vuçiqit ndaj
Pekinit, i ka shërbyer mirë atij dhe partisë së tij SNS (PPS). Duke kombinuar
projektet infrastrukturore të cilat i financon Kina dhe investimet e hueja
direkte, Serbia mund të lavdërohet për nivelin më të lartë të angazhimit të
Kinës në Ballkanin Perëndimor, me9,7 miliardë euro (11 miliardë dollarë); 4,3
miliardë eura (4,87 miliardë dollarë) më shumë se Hungaria e Victor Orbanit. Me
11 miliardë dollarë financime, është kjo shumë e rëndësishme duke marrë
parasysh se brutoprodhimi i Serbisë është 53 milionë dollarë.
Në
vitin 2021 Kina i ka lejuar Beogradit kredi në shumën sa 12% i brutoprodhimit
të Serbisë. Investime të rëndësishme të Kinës janë blerja e Herkuranës në
Smederevë nga Grupi HBIS dhe blerja e Shkritores së bakrit të Basenit Xehëtar
në Bor, nga Zidini.
Përveç
industries së rëndë, Kina synon ta bëjë Serbinë nyje vendimtare në “rrugën
digjitale të mëndafshtë” të paraparë për Europë. Mjet primar për këtë investim
është Huwei, i cili po ndërton në Serbi rrjetin 5G, që siguron teknologjinë për
mbikqyrje dhe ndihmon në zhvillimin e qendrave të të dhënave në pronësi të
shtetit. Me këto investime do të krijohet “Qyteti i mençur”, që ka për qëllim
mbledhjen, deponimin dhe menaxhimin e të dhënave. “Qyteti i sigurtë”, në të
cilin Hauwei bashkëpunon me Ministrinë e Punëve të Brendshme për kontrollimin e
kriminalitetit, duke instaluar 1100 kamera për mbikqyrje, me softverin për
identifikimin e personave, dhe ngritjen e qendrës rajonale për inovacione dhe
zhvillim në Beograd.
Prioritetet
kyçe të investimeve kineze janë sektori I telekomunikacioneve dhe hapësira e
gjërë e internetit në Serbi. Duke bashkëpunuar ngusht me Telekomin e Serbisë,
Huawey ka krijuar partneritet me
operaterin shtetëror të shërbimeve të telekomunikacionit dhe internetit, me një
marrëveshje joobliguese nga viti 2016, me një shumë 150 miliardë eura. Për këtë
shkak qeveria e Vuçiqit refuzoi t’i çaset inisiativës së Trampit për rrjetin e
pastër 5G, duke treguar kështu qartë se kah anon Beogradi. Për t’i bërë një
shërbim kthyes, Serbia e përkrahë Kinën në forumet ndërkombëtare politike, duke
i ofruar Pekinit bazat fillestare për intervenime politike, ekonomike dhe
teknologjike në Europë. Kina dhe Serbia pajtohen në refuzimin e pavarësisë së Tajvanit dhe të Kosovës. Kjo empati
autoritare rëndom vërehet dhe shprehet në forume të ndryshme të Kombeve të
Bashkuara, ku Sërbia voton “pro” linjës kineze.
Të izolohet, apo t’i ofrohet karrotë më e madhe?
Duhet
konstatuar se Serbia është kërcënim “difuz”. Kjo është një çasje fluide, që
mundëson fleksibilitet ose eskalim të masave eventuale. Në komunikimin me
akterët perëndimorë, Vuçiqi shfaqë orientime të shumëfishtata të ndikimwcw
nacionaliste me të cilat gjoja se lufton, dhe me këtë i kufizon mundësitë e
veta. Kjo i mundëson të krijojë “kufijë”
gjeopolitik, por edhe i mundon qytetarët e Serbisë. Mossuksesi primar deri më
tash ka qenë bindja se Vuçiqi vetë do të kthehej për shkak të favoreve që ka
marrë nga Perëndimi dhe durimi i madh që kanë treguar Brukseli dhe të tjerët.
Mjerisht, laritja ndaj Kinës, edhe përkundër ndihmës modeste që ka marrë prej
saj në fillim të pandemicsë së kovidit, ka dëshmua të kundërtën.
Në
situatën e resurseve të kufizuara dhe tensioneve të brendshme të trupit
zgjedhor, ndihma e jashtme financiare dhe politike nga hapësira europiane nuk
duhet t’i jepet si çek bjanko. Rusia dhe Kina, të cilat zbatojnë intervenime të
ndryshme në Serbi, këtë e bëjnë sipas parimit: “unë ty, ti mua”, që është
pranuar qartë. Edhe bashkësia euroatlantike duhet ta zbatojnë parimin e njëjtë
të veprimit, për sa kohë që elitat serbe të dëshmohen që e kanë kuptuar se
nacionalizmi virulent serbomadh duhet të dorëzohet nëse duan të arrijnë
anëtarësimin në BE. Brukseli dhe Vashingtoni po ia kumtojnë këtë porosi, por me
gjysëmzëri. Përkundër mbështetjës financiare nga BE dhe ShBA-të një kohë të
gjatë në zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e institucioneve demokratike, në
bilbordet e Beogradit shihet fytyra e Si Xhipingut! Europa liberal-demokratike
nuk po përpiqet për të përvetësuar “zemrën dhe shpirtin” e serbëve. Shpresa se
elitat e Beogradit do të jenë të kënaqura me sinjalet pozitive të BE-së dhe
NATO-s, po zbehën gjithnjë e më tepër.
Duke
pasur parasysh dominimin e Vuçiqit në skenën politike, lojën e tij në shumë
fusha të skenës ndërkombëtare dhe ambivalencën e disa shteteve anëtare të BE-së
lidhur me zgjërimin, Brukseli dhe Vashingtoni nuk duhet të befasohen për atë se
Serbia pak do jetë mirënjohëse për këtë investim. Këtë po e vërejnë qytetarët e
Serbisë dhe pushteti i Vuçiqit, se nuk po kanë ndonjë kushtëzim serioz.
Diplomacia e nyancuar nuk është zgjidhje. Serbët duhet ta kuptojnë qartë se
janë të mirëseardhur në bashkësinë europiane, me kushtet të cilat i respektojnë
të gjithë në këtë familje. Perëndimi do të mbetet në pozitë të pavolitshme në
qoftë se vazhdon me idealizmin i cili konfrontohet rëndë me politikën e fortë
që është bërë e rregull në rajon.
Resurset
perëndimore po shpenzohen kot me çasjen e pasuksesshme të provuar në rajon.
Ashtu sikur që këto resurse po pakësohen, Perëndimi duhet t’i shfrytëzojë ato
më mirë. Vuçiqi ofron pak kundrejt investimeve që po i jepen. Gjykimi dhe
izolimi i plotë i Serbisë së Vuçiqit, ndonëse është i arsyeshëm, mund të
shkaktojë ndryshimin ndaj qëndrimit të cilin e dëshiron Perëndimi. Tash për
tash, për arsye populiste, Vuçiqi e ka me përparësi ideologjinë serbomadhe, e
cila nuk është kompatibile me shoqëritë e hapura demokratike. A është ky
vërtetë ithtarë i njëmendët i kësaj ideologjie, nuk mund të dihet. Përkushtimi i
Vuçiqit për “Serbinë e Madhe” do të mund të dobësohej, duke marrë parasysh
realitetin dhe nxitjet. Bashkësia
euroatlantike do duhej t’ia tregojë dhe mundësojë këtë të dytën, duke u thirrur
në të parën.
Sa
i përket të parës, autokratët ambiciozë rëndomë kanë tendencën që konsiderojnë,
apo sëpaku preferojnë se shtetet e tyre kanë ndikim dukshëm më të madh në
marrëdhënjet në botë, se sa që kanë në të ëvrtetë. Kjo po iu mundëson Vuçiqit Orbanit dhe Erdoganit –
deri para pak kohe edhe Llukashenkos, t’i mbivlerësojnë adutet e tyre
negocuese. Serbia edhe më tutje në masë të madhe mbështetet në tregëtinë dhe ndihmën e BE-së, krahas asaj të Amerikës
e cila nuk ekziston pa i përmbushur obligimet e caktuara. Në qoftë se Beogradi
nuk i kthehet mjaft qartë dhe me respektim e përkushtim të mjaftueshëm ndihmës
dhe përkrahjes shumëvjeçare të demokracisë së Europës dhe ShBA-ve, partnerët
perëndimor duhet që këtë ndihmë politike, financiare dhe ushtarake t’ia heqin
gradualisht dhe proporcionalisht. Aq më tepër, nëse Serbia vazhdon që me
veprimet e veta të tregohet se nuk e çmon këtë ndihmë. Perëndimi duhet ta
shpërndajë ndihmën e vet Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi
dhe Bosnje-Hercegovinës. Ndihma duhet të kushtëzohet me institucionalizimin e
sundimit të së drejtës, e cila mund të shfrytëzohet më mirë për mbështetjen e
kushteve më të volitshme të zhvillimit ekonomik, demokracisë dhe tregut të lirë
të vendeve të përmendura”,- thuhet në analizën e Riçard Kramerit, bashkëpunëtor
i “Foreign Policy Research Institut”, të Fondacionit Kombëtar Amerikan për
Demokraci, të cilën e transmetoi TV N1 e Beogradit, më 24 mars, në përvjetorin
e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe në Kosovë dhe në Serbi.
Janë
interesante edhe komentet e shumta (370) nën tekstin e analizës, por ato nuk
mund të përfshihen në këtë shkrim, për shkak të hapësirës që zënë.
Mund
të thuhet se analiza është reale për gjendjen në pushtetin dhe shoqërinë
rusofile të Serbisë, por nuk ka thënë asgjë të re që nuk e kemi ditur, përveçse
autori ka dilema për të ardhmën e Serbisë. Por, ai me gjasë nuk e di se këtë
politikë Serbia e ka zbatuar qe një shekull dhe Europa në vend se ta
sanksionojë, tërë kohën e ka përkëdhelur. Serbia është “Kali i Trojës Ruse” në
Europë. Këtë po e dëshmon edhe tash, në kohën e agresionit rus në Ukrainë.