Kulturë
Xhevahir Cirongu: Letër nga Berati
E marte, 08.03.2022, 06:56 PM
 LETER NGA BERATI  …
LETER NGA BERATI  …
Pas  40  
vitesh ,  i  drejtohem  
me  një  letër 
për  në  Berat , 
mësuesit  tim  të 
klasës  së  parë . I 
drejtohem   me  këto 
rreshta :
I  dashur  
mësues  Isa !
"Sot  që 
po  u  drejtohem 
me  anën  e 
kësaj  letre , ju  uroj 
nga  zemra  ime , 
juve  e  gjithë 
familjes  tuaj shëndet .  Erat  
e  kohëve, frynë  e 
më  trazuanë  kujtimet . 
Më  prunë  aty 
tek  ty ,  mësues 
Isa . Më  zgjohen  ëndrrat 
fëminore .  Ato  fluturojnë 
tek  fjala  e 
dora  e  juaj 
e  ngrotë . Këshillat  tuaja 
si  edukator  e 
mbi  të  gjitha , mësuesi  im  i  parë, 
që  më  mësoi  
A B C - në.  Vitet  ikin . Pas 
ato  lënë  mbresa , kujtime , gëzime  e  
hidhërime . S'bashku 
formojnë  trungun  e 
vetëm :  Pavdekësinë  e 
kujtimeve !
I   dashur  
mësues !
E  di , 
që  vitet  të  
kanë   lodhur  . 
Në  ballë  të 
janë  thelluar  rrudhat ( 
Jo  të  plakjes ) , të  punës . Mbi 
kokë  thimjat  e  A B
C - së , në  edukimin  e 
shumë  brezave  fëminore . 
Edhe  unë  jam 
rritur . Si  "zog "  i 
vogël . Ashtu , si  mund  të 
më  parafytyroni  ju 
tani ". Po  mundët  më 
dërgoni  një  letër , që 
unë  të  shuaj 
sa  do  pak  mallin
.
Përqafime,
Nga  ish  nxënësi 
juaj ,
Xhevahir   Cirongu
Durrës , 18 . 10 . 2005
 Mësues  Isai  
më  dërgon  përgjigje 
të  letrës !...
Mësues  Isai  
më  dërgon  përgjigje 
të  letrës !...
I  dashur 
ish  nxënësi  im 
Xhevahir !
Sot , që  po 
ju  shkruaj  këtë 
letër , ju  uroj  shëndet 
nga  zemrra  ime .                Nëpër  mjet 
jush , lumturi  e shëndet  familjes suaj . Nuk  di 
si  të  shprehem 
kur  mora  letrën 
nga  ju . Ajo  më gëzoi 
shumë . Nga  gëzimi , kur  e 
lexoja  më  dilnin  
lotë  nga  sytë . Një 
letër  pas  kaq 
vitesh !.  Në  vargun 
e  rreshtave  të 
letrës ,  kishte  mall 
e  kujtime  nga 
fshati  i  largët , Leskova  e  Tomorricës . Shikoj  malin 
e  Tomorrit . Ai  më 
kujton  njerëzit  bujarë 
e  puntorë  të 
kësaj  zone . E mbi  të 
gjitha  Leskovallinjtë.
Xhevahir !  Dua 
të  di , si  je  me  shëndet ? 
Sa  fëmijë  ke ? 
Po  prindrit  a 
jetojnë ?  Sa  vëllezër 
e  motra  jeni ?!. 
Farë  e  fisi 
nga  fshati  ku  i
ke ?  Të 
pyeturat  s'kanë  të 
mbaruar . U  lidha  me 
Astrit  Shatron . I kam  shkuar 
dhe  në  Poliçan 
për  vizitë . Edhe  ai 
më  erdhi .Të  them të 
drejtën , nuk  kam  se 
si  të  shprehem 
për  njerëzit  e 
fshatit  tuaj . Kam  takuar 
dhe  Kudret  Seferasi 
në  Berat.  Ai 
nuk  më  njohu . Isa 
Cenka   jam -  i 
them  unë .  U 
habit  një  çast !. 
Kam  ngrënë  bukë 
e  pirë  ujë 
në  fshatin  tuaj - i 
them  prapë .  U 
përqafuam .  Qamë  nga 
gëzimi . Kishim  vite  pa 
u  parë . Buka  e 
tomorricarit  nuk  bëhet 
haram. Më  një  janar 
kam  ditlindjen . Po  bëj  
dhe  dokumentat  për 
pension  pleqërie. A  do 
vish  dotë?  Të 
pres ......   Ajo  që 
nuk  mund  të 
harroj ,është  dhe  përciellja 
kur  u  largova 
nga  fshati  tuaj . Më 
përcollën  se  ika 
ushtar . Mbrëmja  u  organixua në shkollë. Aty  mori 
pjesë  gjithë  fshati . Një 
respekt  e  largim 
nga  fshati  Leskovë 
, që  tek  unë 
kanë  zënë  rrënjë . Shikoj  malin 
tomorr  e  shqiptoj  
emrin  LESKOVE  !... Më 
kujtohen  Nefail  e 
Arshin  Shatro , Zaim  Nuhu , Arif 
Shatro , Estref  Dorozhani ,
Hasan  Cirongu , Shefqet  e 
Remzi  Cirongu , Fat'ha  e 
Ali  Shabani , Servet  Shabani , Veis  Shatro , Faslli  Nuhu etj . Këta  e 
të  tjerë , më  përcollën 
deri  në  Qafën 
e  Obruzit . Përqafime  e  lotë
!....  Lamtumirë ,  o 
njerëz  të  mirë 
të  maleve  Tommorriane !.....
Në  Leskovë 
karakteristike  ishin  dhe 
shtëpitë  dy  katshe 
prej  guri . Në  cdo 
portë  ishte  gëdhendur  një 
shqiponjë. Një  gjë  të 
tillë,  kishte  dhe 
në  fshatrat , Grevë , Kovocanj ,
Postenë,  Zaloshnje , Mëlovë . Këtu  në 
Kuçovë  kam  takuar 
edhe  Mitat   Gjokën 
nga  Floqi . Nga  Postena , Ylli  Zhuri , Neim 
Zhuri etj .  Takohem  me  ta
, e  vetja  më 
duket  sikur  jam 
në  Tomorricën  e 
zemrës  sime !
Përqafime,
Isa   Cenka
Berat , 10 . 12 . 2005

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










