Kulturë
Fillon puna për ngitjen e Memorialit të 19 të masakruarve shqiptarë nga ushtria serbe
E merkure, 23.02.2022, 06:31 PM

Në fshatin Grazhdanik të Prizrenit më, 23 shkurt 2022 fillon puna për ngitjen e Memorialit të 19 të masakruarve shqiptar nga ushtria serbe
Shoqata
"Trojet e Arbrit" njofton të  gjithë shqiptarët që  jetojnë
në Prizren dhe rrethinë se ditën e mërkurë  më , datë  23.02.2022
 duke filluar në orën 12:00 do të  vendosët gurë themeli dhe do të
 fillojnë  punimet për Memorialin e 19 shqiptarëve të  vrarë
 nga dy familjet Kalaj dhe Manreca. Memoriali pas plot  109 vitesh
do të  ngritët në  Grazhdanik të  Prizrenit në  afërsi të
 shkollës fillore.
Punët
e këtij memoriali priten të  përfundojnë  më,  2 prill 2022,
kurse më , 03.04.2022  do të  mbahët Akademia përkujtimore me rastin
e 109 vjetorit të  vrasjes. Akademia do të  organizohët nga shoqata
"Trojet e Arbrit " dhe do të  mbahet në  Shtëpinë  e
Kulturës në  Prizren prej orës 10:00 deri në ora 12:00  kurse
Memoriali do të zbulohet në  fshatin  Grazhdanik të  Prizrenit
pas përfundimit të akademisë  në ora 14:00.
Kjo
masakër është  kryer nga ushtria serbe qe udhëhiqej nga gjenerali kriminel
serb Jankoviq ku sipas shenimeve të  librit "Golgota
Shqiptare" të  autorit  Leon Freundlich e botuar
 në  vitin 1913 në  Kosovë dhe vise te tjera etnike shqiptare
ishin vrarë dhe masakruar nga ushtria kriminale serbe 25.000 shqiptar dhe
djegur e shfarosur me qindra fshatra.
Ju mirëpret shoqata
" Trojet e Arbrit"

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










