Intervista
Aleks Kapllaj: Intervistë me "muzën" e poetit, Arilda Lleshi
E diele, 12.12.2021, 10:00 PM
"Poeti dhe muza" e Martin Camajt, sillet në skenë në Muzeun historik të Vjenës, aty ku ruhen shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut
Intervistë
me "muzën" e poetit, Arilda Lleshi
Ekskluzive nga Aleks Kapllaj
Në
Muzeun historik të Vjenës, aty ku ruhen përkrenarja dhe shpata e heroit tonë
kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, artistët shqiptarë dhe ndërkombëtarë,
(austriakë dhe rusë), me rastin e kalimit në amshim të Martin Camaj, do të
sjellin në skenë së shpejti veprën e tij, "Poeti dhe Muza"!
Ne
i kemi marrë një intervistë "Muzës" së gjuhëtarit, shkrimtarit,
poetit dhe sidomos prozatorit lirik, Martin Camaj, (ky i fundit i interpretuar
nga Gjergj Jozef Kola), modeles dhe studentes Arilda Lleshi, një
"Muzë" e andrrave të studentëve dhe rinisë shqiptare në emigracion
dhe në Shqipëri, për virtytet dhe vlerat e saj inspiruese në formimin
profesional e njerzor, brumosur me dashurinë për kulturën, bukurinë dhe
elegancën estetike të rinisë shqiptare,
që besojnë në etikën e një shoqërie të pastër në ruajtjen e vlerave të familjes
dhe solidaritetit humanitar në shoqërinë shqiptare dhe në mirënjohjen për të
gjithë korifejtë e kombit që i dedikuan jetën e tyre vendit tonë, duke hyrë në
Panteonin e kulturës shqiptare si Martin Camaj, Arshi Pipa, Ernest Koliqi,
Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Anton Arapi dhe të shtetformuesit, Poetit
kombëtar, At Gjergj Fishta.
Studente, Model e së
fundi edhe Aktore per rolin e Muzës në dramën: "Poeti dhe Muza" mbi
jetën e poetit Martin Camaj. A po ju ndihmon Vjena të plotësoni andrrat e jetës
tuaj?
Padyshim
roli është shumë i veçantë. Jam shumë e gëzuar të jem, qoftë edhe për disa orë,
muza poetike e Martin Camaj. Andrrat janë të shumta, por të jem pjesë e
projekteve artistike që sjellin në jetë veprat e figurave te kombit tonë është
një prej tyre.
Na thoni dicka mbi
themen që po shkruani për mbrojtjen e magjistratures?
Temën
e diplomës po e shkruaj mbi filozofine e të drejtave territoriale. Nga teoritë
ekzistuese mbi te drejtat territoriale, unë mbroj teorinë e vetëvendosjes si
një teori më demokratike, pasi ajo e vendos theksin tek vullneti i popujve.
A mund të na
tregoni mbi pasionin e karrieren tuaj si modele në Shqipni?
Modelingun
e kam nisur që herët, fillimisht në një event mode në qytet e pastaj jam
angazhuar me Grace Models, një shkollë dhe agjensi modelingu. Megjithate pas
gjimnazit, unë u largova nga Shqipëria për të studjuar jashtë dhe rrugëtimi im
i modelingut u ndërpre aty.
A do ta vazhdoni atë
edhe në Vjenë?
Studimet
më marrin shumë kohë dhe nuk është pjesë e rëndësishme e planeve të mia, por
jam gjithmonë e hapur për mundësi të tilla.
Ju do të luani në kët
dramë së bashku me aktoren e njoftun austriake Barbara Braun, nën muzikën e
Elena Rozanovës dhe baletit rus. Si ju duket nji sfidë e tillë?
Një
eksperience shumë e bukur. Roli im eshte simbolik, jo edhe aq sfidues nga
aspekti teknik e artistik.
Do të jeni aktorja e
parë shqiptare që do të performoni afër dy simboleve të kombit shqiptar,
përkrenares dhe shpatës së Gjergj Kastriotit, ne Muzeumin historik te Vjenës. A
ju mbush me emocion nji moment i tille?
Vendi
është tejet i gjetur. Muza, nga ku Martini merr frymëzim e me të cilën
bashkëbisedon, me shumë gjasa është vetë atdheu. Vend më të mirë se muzeu ku
ruhen shpata dhe përkrenarja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu
s’ka, për të kujtuar madhështinë e atdheut.
A do te vazhdoni nji
karrierë apo formim si aktore?
Karriere
jo. Role te tilla te vogla janë entuziasmuese e të mbajnë afër me skenën, pa të
mbajtur peng. E për gjera te tilla, jam padyshim e hapur.
Si e shifni te ardhmen e
vendit tonë dhe rrugën drejt Europës?
E
ardhmja e vendit tonë është ajo që ne imagjinojmë e punojmë për të. Ndonëse ka
plot njerëz që Shqipërinë e shohin si një thesar për ta grabitur, ka edhe shume
të tjerë që duan ta shohin të lulëzojë e janë të gatshëm të punojnë për këtë.
Unë besoj, si Martin Luter King, që harku i historisë është i gjatë por
përthyhet nga drejtësia. Shqipëria ka prodhu gjithmonë bijë që ja kanë ndrit
faqen e s’do zhgënjejë as tani.
Ju jeni nga Lezha, çka
ju mungon ma shumë në Vjenë prej vendlindjes tuej? Ku e shihni të ardhmen tane,
në Shqipëri apo në Austri?
Gjithmone
kur nuk jam në Lezhë, me mungon kalaja. Aty është vendi ku unë ndjehem që i
perkas më së shumti në botë. E për këtë arsye, une e shoh te ardhmen në
Shqipëri.
Çka asht familja për ju?
Familja,
per mu, është oxhaku i dashurisë së përjetshme e të pakushtëzume. Është burimi
i forcës dhe frymëzimit. Në përgjithësi, familja është baza e shoqërisë. Pa nje
familje të shëndetshme, nuk ka shoqëri të shëndetshme.