E shtune, 24.07.2021, 09:58 PM (GMT+1)

Intervista » Entela

Entela Binjaku: Intervistë me "Mjeshtrin e Madh" Faik Xhani

E hene, 14.06.2021, 09:54 PM


Intervistë me "Mjeshtrin e Madh" Faik Xhani në "Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Abuzimin me të Moshuarit"

Ekskluzive nga Entela Binjaku

Përveç datës 1 tetor, datë që kemi nisur ta përkujtojmë viteve të fundit, mendoj që nuk janë të shumtë që e dinë se bota e qytetëruar i ka kushtuar grupmoshës më të rritur të shoqërisë, edhe një datë tjetër: 15 qershorin.

Në 10 vitet e fundit kjo datë kujtohet si Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Abuzimin me të Moshuarit. 15 qershori u njoh zyrtarisht nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor 2011 me rezolutën e OKB-së 66/127 për Ndërgjegjësimin Botëror ndaj Abuzimit mbi të moshuarit, pas një kërkese të Rrjetit Ndërkombëtar për Parandalimin e Abuzimit të të Moshuarve (INPEA). Në këtë ditë bota mbarë ndërgjegjësohet dhe kundërshton ndaj abuzimeve dhe vuajtjeve që u shkaktohen brezit më të vjetër.

Zgjodhëm këtë ditë për të biseduar me z. Faik Xhani, "Mjeshtër i Madh" drejtues i shoqatës së “Bashkimit të Përgjithshëm Vijues të Pensionistëve të Shqipërisë".

Ndiqni në vijim bashkëbisedimin tonë:

Z. Xhani, ju  kryesoni “Bashkimin e  Përgjithshëm Vijues të Pensionistëve të Shqipërisë”, cili është aktualisht aktiviteti i kësaj shoqate? Cila është anëtarësia juaj dhe si mund të afrohet pranë jush dikush që është i interesuar?

F. XHANI: "Shoqata "Bashkimi i Përgjithshëm Vijues i Shqipërisë" është krijuar për të mbrojtur në mënyrë të organizuar në gjithë Republikën e Shqipërisë interesat ekonomike, shëndetësore, kulturore dhe shoqërore të pensionistëve.

-Qëllimi kryesor i saj wshtw sensibilizimi i Qeverisë, i organeve ligjevwnwse si dhe i opinionit tw gjerw publik, per te rritur pensionin, me synim rritjen progresive nga viti nw vit, veç ribursimit të pervitshëm.

Ajo lidhet me Unionin Ballkanik ku është anëtare me të drejta të plota si dhe mbështet Lëvizjen Progresiste Botërore. Tek ne mund të afrohet cdo pensionist që dëshiron të antarësohet. Individi për tu antarësuar duhet të pranojë programin dhe statutin, të punojë për zbatimin e tyre si dhe të paguajë një kuotë vjetore prej 200 lekësh. Në shoqatë mund të antarësohen edhe individë që nuk janë pensionistë, por që dëshirojnë të aderojnë e kontribuojnë për pensionistët.

Cilat  janë vështirësitë me të cilat përballeni dhe ku e gjeni vullnetin për të vazhduar?

F. XHANI:  E vërteta është se në punën tonë kemi plot vështirësi. Asnjëri nga të zgjedhurit në forumet drejtuese nuk shpërblehet për punën që bën, por punon mbi baza vullnetarizmi.

Shteti nuk ndihmon me buxhetin e tij për funksionimin e Shoqatës. Për mungesë buxheti vështirësohemi për organizimin e veprimtarive tona edukuese, sensibilizuese dhe argëtuese.

Koncepte si "çfarë më jep shoqata" pengon në lekujdimin e kuotave, si i vetmi burim të ardhurash.

Megjithë vështirësitë të zgjedhurit tonë me vullnet dhe përkushtim vazhdojnë të punojnë. Dallohen Z.Ramis Basha, Enver Hasa, Jashar Ibrahimi, Vladimir Dalipi, Sefer Duka etj. Ato ndjejnë sadifaksion në punen me të moshuarit dhe gëzojnë respektin e mirënjohjen e tyre.

Gazeta “Zëri të moshuarve”, periodike e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë” ky hyrë në vitin XX të botimit. Si keni mundur ta mbani këtë  gazetë? Cilët janë mbështetësit tuaj dhe njerëzit që kontribuojnë me artikuj?

F. XHANI: Organi ynë i shtypit është gazeta "Zëri i Pensionistit" aktualisht "Zëri i të moshuarve". Ajo botohet një herë në muaj në 800 kopje.

Është e vetmja medie e shkruar që trajton posaçërisht problemet e kësaj kategorie shoqerore.

Ajo ka kolegjumin e saj dhe korrespondentët vullnetarë. Asnjë nuk.paguhet, por punojnë me vullnet e pasion.

Vlejnë të përmenden për ndihmesën e dhënë: z.Preng Cara, Sefer Duka, Mevlud Buci, Sherif Barci, Ramis Basha, Xhemile Adili, Fatime Kulli etj. Me kuotat e antarësisë dhe me dhurimet e z. Genti Arapi, Dr. Si Kurti, Jashar Ibrahimi, Fiqiri Ismaili, shoqatës Geriatri-gerentologjise Shqiptare, Agjencia e Zhvillimit dhe Kryqi Kuq Austriak e Serb, organizatave e shoqatave si motra në Evropë e gjetkë kemi bërë të mundur botimin e saj.

Vlerësimi me titullin “Mjeshtër i madh” nga Presidenti në 1 Tetor, në Ditën Botërore të të Moshuarve – Si e pritët këtë vlerësim?Cilat ishin emocionet e asaj dite? Sa vlerësim kanë sipas mendimit tuaj,  figurat që i kanë dhënë gjatë viteve kauzave të ndryshme?

F. XHANI: Dhënien e titullit të lartë "Mjeshtër i Madh" nga Presidenti i Republikës Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve e prita me gëzim të veçantë. Isha propozuar tri herë për këtë titull dhe vetëm më 1 Tetor 2020 arrita ta marr.

Dhënia e këtij titulli më ka rritur përkushtimin dhe devotshmerinë për të punuar derisa tiktaku i zemrës time të punojë për pensionistët e Shqipërisë dhe njerëzit në nevojë.

Duhet theksuar se organet kompetente qoftë pushteti vendor, digasteret, Kryeministri dhe Presidenti jo gjithmone e kanë pas prioritet vlerësimin e të moshuarve me kontribute të vecanta.

Jo gjithmonë është dëgjuar zëri ynë dhe janë marrë parasysh propozimet tona.

Ndryshe ka vepruar kryesia e Shoqatës "BPVPSH". Ajo e ka pas prioritetin e vlerësimit të veprimtarëve të saj. Kështu për gjatë 21 viteve funksionim janë vlerësuar me titullin e lartë

"Nderi i Shoqates BPPSH DHE BPVPSH" 57 vete ku midis tyre "Nderi i Kombit" Dritero Agolli dhe Miftar Fana, kryetari Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës Prof. SHyqyri Galica, Alban Ylli, kryebashmiaket: Baftjar Zeqo, Gjon Bardhi, Basir Cupa, Fiqiri Ismaili, historiani Sefer Duka, poetia Xhemile Adili, Trandafile Molla Bajo, shefi i burimeve njerëzore i Bashkisë Krujë Met Deliu etj.

A keni ndonjë mesazh drejtuar shoqërisë, të rinjve sidomos?

F. XHANI: Unë i drejtohem gjithë shoqërisë shqiptare dhe vecanërisht brezit të ri për më shumë dashuri, respekt dhe nderim për të moshuarit. Ato mbajnë në vetvete përvoja të vyera për të cilat ka nevojë t'i njohë dhe t'i përvetësojë brezi i ri.

Qeveria dhe pushteti vendor duhet ta kthejë vëmendjen më shumë ndaj kësaj kategorie shoqërore për ta bërë jetën e tyre sa më të qetë, të sigurtë, më cilësore dhe të lumtur.

Parlamentarët tanë të miratojnë këtë legjislaturë statusin e të moshuarve duke i dhënë fund një zvarritjeje prej dy dekadash.

15 qershori është një datë e rëndësishme: “Dita ndërkombetare e ndërgjegjësimit ndaj abuzimit me te moshuarit”-  cilat janë mesazhet që do të dëshironit të përcillnit për këtë ditë?

F. XHANI: Ministria e Shendetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale të marrë përsipër dhe organizojë dy festat e të moshuarve: 15 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Abuzimin me të Moshuarit.

Ndal dhunës dhe abuzimit me të moshuarit!

Të punohet për një moshim aktiv, ku nënkuptojmë pjesëmarrje sa më të gjerë të të moshuarve në problemet e komuniteteve dhe të vendit, të përmirësohet gjithnjë e me shumë shërbimi shëndetësor për një shëndet sa më të mirë të tyre, të luftohet varfëria dhe të sigurohet një mirëqenie e të moshuarve për një jetesë me dinjitet.

Ju faleminderit!"



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora