Kulturë
Shefqet Dibrani: Prezenca e munguar
E enjte, 04.11.2021, 08:01 PM
PREZENCA E MUNGUAR
Bilall
Maliqi, "PIKËPYETJE KOHËS", poezi, botoi Sh.B. "Lena",
Prishtinë 2021. Faqe 106. ISBN 978-9951-27-353-4
Nga
Shefqet DIBRANI
Poezia e Bilall
Maliqit, edhe pse është cilësore është poezi e munguar, dhe më këtë paraqet
tragjidicitetin e jetës në provincë, edhe siformë krijimi, edhe si mënyrë e
prezantimit është e munguar, ndonëse është shprehje poetike e realizuar mirë.
Poezia e këtij poeti është angazhim intelektual, dhe me kujdes i qaset mendimit
poetik, i cili veçohet, dallohet dhe interpretohet ndryshe nga nivele të tjera
të shoqërisë qytetare. Këto mendime dhe motive i ndeshim qysh në poezinë e
parë:
I LODHI (EDHE) FJALËT
U
lodha duke dëgjuar zëra memece
As s’i
kuptoj
As
s’më kuptojnë
Veç
kudo pa ndalur (ata) zhurmojnë
U
lodha së shikuari portret(e) shëmtie
Sa
tmerr
Hijet
e tyre drithërojnë
Me të
zezat edhe n’ëndërr të trishtojnë
(Ai) duke i lodhur
fjalët, u lodha edhe unë
Ato u djersitën
Sikur nën vapë kur
qëndrojnë
E asnjë trohë liri
nuk e gëzojnë...
Dhe, sikur të
ishte vetëm kjo poezi, motivi lirik do të mjaftonte, pasi është vlerë e lartë
estetike, por libri si tërësi është mozaik tematik, uverturë e sajuar mirë.
Këto lirika kanë të bëjnë me
interpretim kulturor të ngjarjeve, ndodhive dhe fenomeneve në mes, e përmes
hapësirës shqiptare, në mes të asaj poetike që shkruhet në një trevë më të
izoluar siç është Presheva, dhe qendrave urbane më të hapura siç janë Tirana,
Prishtina ose Tetova. Por, fati e deshi që poeti Bilall Maliqi të gjallërijë në
Luginë, (toponim i ri dhe mjaft i ngushtuar për një “gjeografi të rrudhur”,
shprehet vet ai), në të cilën janë përfshirë tre qytete shqiptare të veçuara,
ku“Korbi i zi/ që krrokat mbi tonën çati”, paska ndikuar në zbrazje
masive, e cila ndjehet e përjetohet çdo ditë, si klithmë e sojit, andaj edhe
klithma:“Qëndro uni im, qëndro/ Mos lëviz nga ajo pikë/ (Je) uni im kudo
shfaq burrëri”, e bëjnë krijimin poetik dhe qëndrimin e poetit vlerë të
respektuar, ndërsa mesazhi bënë për të kuptuar sakrificën intelektuale për t’i
sfiduar vështirësitë e jetës. Prandaj themi se pavarësisht rrethanave shoqërore
e politike, poeti mbetet poet, vetëm atëherë kur arrinë për të artikuluar
mendimin e përgjithshëm intelektual, dhe me këtë për të ndërtuar sojin krijues
e profilin e vet letrar, madje duke u bërë i dashur dhe i njohur për lexuesit
jo vetëm aty në “gjeografinë e rrudhur”, por suksesshëm ka tejkaluar
barriera dhe kufijë të kësaj hapësire mjaftë e ngushtuar, veçmas nga aspekti
kulturor.
Këto mendime na i plotësojmë poezitë e këtij libri, duke
na i shprushur halucinacionet emocionale, sepse përmbledhja poetike "Pikëpyetje
kohës”, prek esencën e dhembjes dhe shqetësimit në nivelin nacional. Pa
dyshim, vepër poetike që dëshmon ekzistencën krijuese të poetit, mbetur në
margjinat e hapësirës kulturore këmbëtare.
Këtë nuk e them unë?! E thonë lirikat e këtij vëllimi, të
cilat shprehin metaforën e shqetësuar, e cila sikur ka fshehur enigmën e
vetmisë, ku përmes saj shpreh ndjenjën dhe shpirtin e kthyer në poezi artistike,
një lloj “Kërkimtar(i) i ardhmërisë së humbur”, në të cilën poeti
shprehet: “(Sa) rrallë ngjitem udhëve të pashkelura/ Me një strajcë malli të
mbushur në shpinë” dhe pa dyshim “Tevona udhës së shkelur i mas hapat”,
shprehet poeti i munguar “si një kërkimtar i ardhmërisë së humbur...”
Vëllimi poetik, "Pikëpyetje kohës", i Bilall Maliqit, dëshmon se poeti
është kërkimtar i motivit dhe i mesazhit. Ky vëllim poetik paraqet profilizim
më të kompletuar, dhe bashkë me veprimtari të tjera letrare e publicistike e
kompletojnë portretin e tij krijues, duke e bërë me vlera të përgjithshme e të
gjithanshme. Pa dashur t’ia anashkalojmë a harrojnë poetit angazhimet edhe në
fushat tjera të jetës publike siç janë: publicistika, eseistika dhe kritika
letrare, kompletohet dhuntia krijuese me specifikë të rrallë që i shemb “urat
e zeza, / nëpër pikat e shlyera të kohës...”, ndërsa vlera e saj
kategorizohet në poezi dhe vetëdije etnike!
Pa asnjë dyshim,
librat dhe poezitë janë vet jeta e autorit, janë angazhimet, përpjekjet në
provincë, andaj metafora e kësaj poezie merrë konatacion dhembje, shqetësimi,
ankthi dhe padyshim është piskamë, njëkohësisht janë “thirrje që humbasin/ E
përbirohen(si) nëpër dhëmbë”, janë “këngë të perëndimit të përfunduar”. Në
të njëtën kohë këto poezi janë “shpresa të kapura” motive poetike,
porosi për të tjerët, e si e tërë përbënë këtë mozaik motivesh, diversitet
vlerash, pikëpamjesh që është sublimuar si qasje poetike e cila ngacmon
shpirtin e lexuesit.
Gjithmonë përmes
poezisë poeti synon të flas edhe përtej jetës - botës që jeton. Ky motiv poetik
do të motivojë poetin të krijoj, dhe natyrisht edhe e nxit të jetojë, pasi ai e
din se tashmë do të jetë edhe më i pranueshëm në rrethet letrare, ndërsa
përmbledhja "Pikëpyetje
kohës", vetëm
sa e sforcon këtë mendim për vlerën tematike, për motivet e shumta të
cilat komunikojnë drejtpërdrejtë me lexuesin e saj në njërën anë, kurse në anën
tjetër “Për t’i matur mëkatet e mëkatarëve/ Në peshoren e kohës” pasi
siç shprehet ai, “(Ajo) lëshohet si pordhë e ftohtë”, që shpreh ironi,
mjaftë të thellë, për disa dukuri, veprime dhe vese të cilat poeti i
kundërshton përmes vargut poetik.
Pra, siç theksuam
më lart, poeti nuk mbetet i vetmuar edhe kur vetëm është, ai qëndron bashk me
poezitë e tij, lirikat i japin kuptim jetës reale, shprehjes poetike e cila
rrjedh si një ujëvarë që shëmbëllen si mozaik kulturor, në shërbim të poetikës
letrare, në shërbim të vetës dhe të ardhmërisë. Me një fjalë ai qëndron dhe
sfidon kohët, ashtu si “ngrehinë atje në tumë”, që si motiv është
materializuar artistikisht në poezinë“KALAJA E
PRESHEVËS”:
Ç'vjetërsi
ruan në gji
(Kjo)
ngrehinë atje në tumë
E
ngelur (është) në vetmi
Shënjuar
me të moçmet gjurmë
Brenda
saj ishte fisi e plisi
Porsi
n'istikam trimërie
Nga
lart u mbrojt etnia
Si
nëpër logje burrërie...
Pa dyshim, në disa
aspekte, poeti iu ka nënështruar fatit provincial, që imponon koncepti tiranik
i politikës për ta geotizuar edhe krijuesin, intelektualin dhe si tërësi edhe
hapësirën, por Bilall Maliqi, si rrallë të tjerë është i vetëdijshëm për fatin
e tij dhe sidomos për misionin që ka poeti për t’i dhuruar letërsisë edhe vlera
të tjera poetike, ku s’bashku me angazhimet e ditës, motivojnë gjallërimin
kulturor e poetik, mbase vetëdije krijues, pavarësisht rrethanave shoqërore,
kulturore e politike që e rrethojnë atë dhe vështirësitë sociale që mund ta
kushtëzojnë, për të vepruar e gjallëruar edhe më me sukses. Më duket se këtë
mendim e gjejmë gatuar në poezinë “GUFON KUJTIMI”, në të cilën janë realizuar
disa motive që përshkruajnë atë kalvarin si përpjekje në një periudhë të gjatë
kohore:
GUFON KUJTIMI
Nëpër ata sy kalon
imi shikim
PASTAJ: Kujtimi
gufon si një zgjim
Shpresa
shndërrohet në guxim
FATI: Merr hov për
shtegtim
I zjarrtë është ai
mallëngjim
LIDHE: Për dore të
shenjtin besim
Këtë kohë të
hidhët si pelin
NË KËRTHIZË: E pagëzuan me emrin durim
Edhe poezia “E
pamë...”, është vazhdimësi e konceptit mbi “durimin”, shprehur në
poezinë paraprake, prandaj nëse dikush insiston për të seleksionuar këtë poezi,
më mirë le të pranojë tërësinë artistike, pasi seleksionimi është bukur i
vështirë. Ky vëllim poetik ngjason me një mozaik të tërë motivesh me vetëdije
të lartë krijuese, vlerë e veçantë që nuk bënë të hiqet asnjë fjalë, më sa guri
nga peizazhi i një murali të bukur artistik. Poezia edhe si e vetme, por edhe
si tërësi është e strukturuar për të paraqitur vlerën unike dhe atë universalen
brenda poezisë, të shprehura me një pikëpyetje, të madhe do të thoshim ne.
PIKËPYETJE
S’i t’i thuhet të
bardhës e zezë
Në embrionin e
kohës së pistë
S’i t’i themi
heshtjes hesht
Kur përditë
gëlltisim hidhërimin
S’i të themi
(ende) ka shpresë
Kur ajo u fsheh
pas shtatë kodrave
S’i t’i themi
dëshirës qëndro
Kur është shtrirë
në horizontale
S’i t’i përulemi
drejtësisë
Kur çekani i saj
na bie në kokë
S’i të themi jemi
të lirë
Kur e bartim
barrën e robërisë
Duke u nisur nga
qëllimi i mirë, për të realizuar tekstin letrar si duhet, poezinë e Bilall
Maliqit e kemi kundruar nga perspektiva që e sheh vet autori, i cili i ka vënë
pikëpyetje kohës dhe veprimit, nga e cila materializohet ideja, kurse si nën
vetëdije edhe sintagma “Pikëpyetje kohës” në të cilën ai shprehet:
PIKËPYETJE KOHËS
Edhe
pikë-çuditësja çuditet
Nga rreshti i
pakuptueshëm
Siç buzëqeshë nata
me ditën
E dita me natën...
Hijet mishmash
përzihen
Pastaj mbin një
diktator
Në ballë të motit
të nëmur
I vihet një
pikëpyetje kohës
Motivi për kohën,
po sidomos dyshimi që vihet mbi të e bënë metaforën e kësaj poezi mjaftë
tërheqëse e cila dallon për mënyrën e qasjes dhe përshkrimin e fenomeneve të
cilat ndodhin për çdo ditë. Vërtetë, aty ku jeton, ai i ka parë e vrojtuar
padrejtësitë e shumta dhe injorimin e mundshëm, dhe kjo ka bërë këtë poezi të
realizuar mirë pa glorifikim e hiperbolizim të realitetit, por realitetin e ka
ngjyrosur me shprehje lirike e poetike, që duket të jenë produkt i rrethanave,
emocioneve në çaste frymëzimi, atëherë kur ka shkruar poezitë, dhe këtë e thonë
poezitë: Dridhjet dridhen; Frymën tënde e ngulfatën; Shtëpi s’të lashë pse
deshta; Protestova; Sillu e pështillu; Ata...; Ai ra...; Babëziut; Gjuha nuk
humbi; Kohë e verbër; Do t’i vije fundi; Loton koha; Fjalë e rrallë; Legjendë;
Ia bëra me gisht... etj.
Ne kemi bërë
kërkim të motiveve poetike si vlerë kulturore, për të artikular këtë mendim
kritik sa më mirë dhe më të saktë si detyrim letrar, për poezinë e vlefshme,
shërbyese dhe mirë e realizuar. Vëllimi poetik “Pikëpyetje kohës” është
realizuar me sukses, prandaj ky poet vazhdimisht gjallërinë e gjallërinë,
pavarësisht asaj se prezenca e tij dukshëm duket e munguar!
Prishtinë, tetor 2021.
SHËNIME PËR AUTORIN
Bilall
Maliqi lindi më 08.04.1969 në fshatin Elez Bali, Komuna e Preshevës. Shkruan
poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur, merret edhe me kritikë letrare.
ËSHTË PREZANTUAR NË:
-
Panoramën e krijuesve të Kosovës Juglindore "Psherëtimë për tokën (I dhe
II)", të shkrimtarit Hysen Këqiku.
-
Almanakun Botëror të poezisë “WORLD POETRY” 2014.
- Në
leksikonin "Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj 1886-2009”,
të prof. as. dr. Astrit Bishqemit.
- Në
leksikonin “Autorë të letërsisë për fëmijë dhe të rinj 1886-2017, të Prof. dr.
Astrit Bishqemi dhe prof. dr. Migena Arllati.
- Në
leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë të Zvicrës, të autorëve Besnik Camaj dhe
Shefqet Dibrani.
- Në
Antologjinë poetike shqip-suedisht "Baladë e përflakur" (Fllammande ballad), të Sokol Demakut.
- Në Antologjinë
poetike "Jehona e shekujve", të Sokol Demakut.
- Në Antologjinë
poetike Ndërkombëtare “Korsi e hapur” (Openlane), e Kristaq Shabanit.
- Në Antologjinë
poetike belge frëngjisht-shqip “Anthologie de poètes albanophones”.
- Në Antologjinë e
Poezisë Bashkëkohore të Ballkanit (Poetry from the Balkans. The Balkan Poets),
2018.
- Është themelues
dhe kryeredaktor i revistës letrare "Qëndresa" që del në Kosovën
Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).
- Është kryetar i
Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë.
- Është anëtar i
Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
- Anëtar i Bordit
Drejtues të Galaktika Poetike Atunis;
- Kryetar i
“Atunis Lugina” me seli në Preshevë.
- Anëtar i Bordit
Drejtues të Shoqatës letrare-artistike "Princ Muzaka";
- Është
bashkëpunëtor i revistës letrare për fëmijë dhe të rinj "Diellori",
bashkëpunëtor dhe redaktor i kulturës në të përjavshmen “Nacionali”. z/v.
kryeredaktor i revistës mujore për fëmijë dhe të rinj ”Shpresat”.
- Shkruan edhe në
gazeta ditore të Kosovës dhe të Maqedonisë si: "Epoka e Re",
"Zëri", "Kosova sot", “Bota Sot”, "Fakti ditor",
"Lajm" etj.
Bilall Maliqi
jeton dhe vepron në Preshevë...
VEPRAT LETRARE:
1. Rrugëtimi, poezi
për të rritur;
2. Rrugëtim
përjetësie, poezi për të rritur;
3. Gëzim dhe
drojë, tregime;
4. I lutemi Zotit,
poezi fetare;
5. Perëndim i
varur, poezi për të rritur;
6. Kodra e luleve,
poezi për fëmijë;
7. Vula e
kohëzezës, poezi për të rritur;
8. Shtëpia afër
pyllit, tregime për fëmijë;
9. Gërfyejtë e
shpresës, poezi për të rritur;
10. Ide të
trazuara, intervista me shkrimtarë;
11. Lutje të
lagura, poezi për të rritur;
12. Mbresa
vrojtuese, vështrime letrare;
13. Hëna flet me
lule, poezi për fëmijë;
14. Hullive
artistike, vështrime kritike;
15. Nën strehën e
kujtimeve (Sotto la grondadeiricordi), poezi për të rritur (shqip
–italisht).
16. Në thellësi të
ëndrrës, poezi për të rritur;
17. Aforizma;
18. Semantika e
shtrirjes krijuese, vështrime kritike;
19. I kthehem
ëndrrës, poemë;
20. Sheshi i
fjalëve, poema;
21. Rrugët e
shikimit (Paths of vision), poezi shqip-anglisht;
22. Drithërimë (Tremuratura),
poemë shqip-rumanisht;
23. Këngë zogu, poezi
për fëmijë;
24. Vlerësime, vështrime
letrare;
25. Pikojnë
fjalët, aforizma;
26. Shtigjeve të
shpresës, poezi për të rritur;
27. Vetmi e
mërdhirë, proza poetike;
28. Rrëmbimi
Euridikës, poezi për të rritur;
29. Ëndrra që më
dha gëzim, poezi për fëmijë;
30. Në prehrin e
ëndrrës, poezi për të rritur;
31. Sytë e Erës, poezi
për fëmijë;
32. Shkreptimë
dashurie, poezi për të rritur;
33. Blini në
Blinishtë, tregime për fëmijë;
34. Pikëpyetje
kohës, poezi për të rritur.