Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Injoranti që shkroi 'Katovicën'
E merkure, 25.08.2021, 05:43 PM
Injoranti që shkroi “Katovicën”
Nga
Kastriot Dervishi
Një
injorant (në kuptimin e plotë të fjalës), duke mos u bazuar askund, por vetëm
në imagjinatë, shkroi keq një tekst që do shpërndahej në mënyrën më të
pabesueshme si lënda e një teorie konspiracioni me emrin “Katovica”, gjoja e
folur në tetor 1989 nga Ramiz Alia. “Strateg” i madh d.m.th. Alia, i izoluar
këtu brenda, i dinte punët e Europës edhe pa rënë muri i Berlinit. Mbase
falsifikatori po ta dinte se do shpërndahej teksti në këtë mënyrë, do ta çonte
diku për korrekturë gjuhësore, apo do konsultohej me dikë për pamjen
fotografike të dokumenteve.
Teksti
i mëtuar është shkruar me një makinë shkrimi të hyrë në Shqipëri pas vitit
1991. Nga tipologjia, shkrimi nuk ngjason me asnjë dokument origjinal të
përdorur atë kohë nga Partia e Punës. Veç të tjerash, dokumentet e asaj kohe
janë të gjitha më germën “ë”. Shkruesi i tekstit, besoj diku midis viteve
1995-1998 (kur edhe doli), duket qartë që është moshë e madhe, amator, i
palexuar, me shkollim të kufizuar dhe që nuk e njeh gjuhën shqipe. Qysh në
hyrje, tregon padijen e tij kur vendos titullin: “Ja kush do jetë
demokracia...”. Përemri “kush” u drejtohet vetëm frymorëve. Po ashtu, vijon me
fjalë që nisin me germa të mëdha, kur duhet të jenë të zakonshme se nuk janë
emra, as kanë diçka të veçantë, etj. Duke referuar vetëm fletën e parë, i
ndërgjegjshëm se nuk i kam pikasur të gjitha keqshkrimet e tij, kam shënuar
gabimet e fjalimit imagjinar, si dhe kam nxjerrë disa fjalë tipike, llahtarisht
të shkruara keq nga përpiluesi i falsifikimit, si më poshtë:
-“Demokracia
e jonë”- demokracia jonë
-“Kejo”
– kjo
-“ti”
– t’i
-“Perndimit”
-Perëndimit
-“Dizidencës”
– disidencës
-“anti-komuniste”
– antikomuniste
-“të
persekuruarit Politk”- të persekutuarit politikë
-“izmeqarët”
– hyzmeqarët
-“tu
kompletojem” – t’u kompletojmë
-“ti
aferojmë” – t’i afrojmë
-“kompesim”
– kompensim
-“presjon”
- presion
-“difekte”
– defekte
-“pasurija”
– pasuria
-“kujdese”
- kujdes
-“studjoj”
– studioj
-“pensjoniste”
- pensionistë
-“të
sigurestruarve” – të sekuestruarve
-“të
çpronesuarve” – të shpronësuarve
-“te
pa rendesishme” – të parëndësishme
-“qe
ju njifet” – që u njihet
-“as
nje here” – asnjëherë
-“tjeterin”
– tjetrin
-“materjalin”
– materialin
-“ç’do
gje” – çdo gjë
-“kanë
hecur” – kanë ecur
-“Misjonit
tone” – “misionit tonë”